Përjetoi tmerrin! Ngeci gazi i makinës dhe për 1 orë udhëtonte me 200 km në orë!
Të përjetosh tmerrin me sy hapur…!
Deshi vetëm të shkonte për shpeza, por përfundoi në Belgjikë!
Çdo filloi kur ngeci gazi i makinës dhe menjëherë filloi të ecte me 200 km në orë nëpër rrugë…
Franck Lecerf për fatin tij të mirë nuk humbi qetësinë, mundi t’i telefonoj policisë duke i shpjeguar asaj se ç’i kish ndodhur. Policia menjëherë dërgoi disa makina të rrugores të cilat iu afruan makinës dhe krijuan një autokolonë që lëvizte me shpejtësi marramendëse duke hapur kështu edhe rrugën për të kaluar kjo autokolonë.
Ndërsa autokolona e makinave udhëtonte në superstradat jepte dhe urdhëra njëkohësisht që të ngriheshin dhe trarët e kabinave të pagesave të rrugës me qëllim që të mos shkaktohej ndonjë aksident. Përfundimisht 36 vjeçari hyri në territorin e Belgjikës dhe aty peripecia e tij mori fund, pas një orë maratone me 200 km në orë, pasi makina mbeti pa benzinë…!