Në kulmin e krizës, administrator i CEZ , Sait Dollapi, kërkon rrogë 5.5 milionë lekë në muaj. Këtë kërkes Dollapi e ka justifikuar me punën e vështirë që e pret, por kjo kërkes për shpëtimtarin e situates së krijuar nuk është miratuar. Ditën e sotme mediat vendase kanë shkruar dhe kanë kritikuar njëkohësisht Sait Dollapin, pasi rroga që këkron ai është absurde, ku CEZ ka 600 milionë dollarë borxhe dhe kur ka humbur kapitalin prej 268 milionë dollarë.
Gjithashtu mësohet se ERE ka vendosur që t’ia lërë rrogën atij 3 milionë lekë në muaj, që sërish është shumë më e lartë, ku krahësohet me rrogën e ministrave dhe deputetëve në Shqipëri.