Forumi Kuq E Zi
SHTRIRJA E DABISHEVCIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHTRIRJA E DABISHEVCIT Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SHTRIRJA E DABISHEVCIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SHTRIRJA E DABISHEVCIT Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SHTRIRJA E DABISHEVCIT Empty SHTRIRJA E DABISHEVCIT 14/2/2013, 18:55

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHTRIRJA E DABISHEVCIT Arbeni1

2SHTRIRJA E DABISHEVCIT Empty Re: SHTRIRJA E DABISHEVCIT 14/2/2013, 18:55

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Arbenita Azem Babiqi në moshën 14 vjeçare shkroi libër për babain e vet, dëshmor i kombit nga Dabisheci i Gallapit(Gollakut)



Shkruan Asllan Dibrani




Arbenita Azem Babiqi poete e re me pretendime te mëdha në të ardhmen!

Ishte koha e luftës në Kosovë. Kosova i thirri bijtë e vet ti dalin zot anembanë saj. Ushtria dhe organizatat terroriste serrbo- sllave ditët ditës e ushtronte një platformë politike antishqiptare për dhune dhe përndjekje të serishme nga Kosova sikur në vitet 1875-1878 nga Sanxhaku, rrethi i Nishit dhe Toplicës qe me qindra mija shqiptare ndoqën , i dogjën dhe i prenë. Po ashtu kjo dhunë ishte përqendruar edhe në zonat e Gallapit, po me theks te veçantë edhe në fshatin Dabishec të Prishtinës, në veriun e Kosovës qe përkufizohet me Serbinë. Edhe aty u formuan celulat e para të UÇK-së nga një grup patriotësh dhe luftëtarësh, po njeri ndër ta ishte edhe Azem Hamit Babiqi si student i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, i martuar me Azemine Maliqin. Azemi për ta bërë Kosovën të lirë e rroku armën pikërisht atëherë kur deshi ta shijoj botën djaloshare të rinisë. Pikërisht atëherë ai i kthej shpinën fakultetit , gruas ,familjes dhe karrierës se ëndërruar për ta mbrojtur Kosovën nga pushtimi i egër serb! Armët i ngjeshte këmba këmbës kundër armikut që mos të depërtojnë këmbë serbi në Kosovë.

Azemit në frontin kur ishte në një ofensivë kundër armikut i i erdhi lajmi në fushat e betejës për lindjen e Arbenites , me 13 korrik 1998,në mungesën e Azemit halla Mirishahja me mamanë Azemienen i vënë këtë emër të bukur. Arbenita Azem Babiqi lindi në fshatin Dabishec,në Malësinë e Gallapit në fshatin heroik nga të gjitha kohërat qe i ndezi ndjenjat kombëtare brez pas brezi ndaj Kosovës martire .

-Kur Arbenita kishte nevojë për përkëdheljen e babait ai i mungoj, ai ishte atje duke e mbrojtur atdheun , Arbenita filloj të buzëqeshe pa prezencën e babait duke e rritur nëna Azemine qe shpesh e nxinte edhe mëngjesi duke përgatitur bukën për ushtarët e frontit, po edhe në përkujdesjen ndaj Arbenitës së vogël dhe familjes se Azemit .

-Muajt po shkojnë , Kosovën po e përshinte lufta në të gjitha cepet e saj , edhe fshatin Dabishec e përfshiu flaka mu në trungun e saj , ku Azemi i ndejti besnik me armë në dorë deri sa e goditi plumbi i armikut dhe u vra në fushën e betejës frontale në lagjen e Llapsidesë në Dabishec me 26 prill 1999. Ai i fali jetën fshatit dhe vendlindjes së tij qe e deshi ta sheh të lirë! Vrasja e heroit tonë Azem Babiqin e ndau nga i vetmi fëmijë nga Arbenita qe kishte vetëm 9 muaj. Pas luftës se ashpër qe nuk mbeti asgjë pa u djegur nga armiku , Nëna Azemine u detyrua të ik për në Prishtinë pas përballimit të një jete të rënd në Dabishec.



Shkolla fillore e Dabishecit e shndërruar nga "Afërdita" në dy dëshmorët e kombit nga fshati Dabishec,"Azemi dhe Salihu"

Arbenita u rrit edhe shkollën fillore e filloj po në fshatin Dabishec në fshatin e lindjes, deri në klasën e pestë e ndoqi në SHF “Azemi dhe Salihu” në Dabishec në emër të dy dëshmorëve, Azemi babai i Arbenitës . Ajo sot ndjek mësimet në SHF”Hasan Prishtina” në Prishtinë në klasën e nëntë tek kujdestarja Hamide Pollozhani, të cilën e vlerëson shumë si mësues qe ka një respekt të veçantë dhe përkujdesje për Arbeniten bijën e dëshmorit ..

Arbenita është nxënëse shembullore,dhe patëm rastin t’i lexojmë vjershat e kësaj poeteje të vogël po me gërshetim të spikatur artistik të një krijueseje , qe në të ardhmen pritet të ngritët edhe ma lart. Ajo është ndër ma të mirat nxënëse shembullore në mësime. Sikur ju plotësua amaneti i Azemit qe i la Azemines kujdesu ndaj Arbenites edhe nëse bie në frontin e luftës , shkolloje dhe rrite ... Azemines dhe mësuesve ju ra në sy talenti i Arbenitës si fëmijë i talentuar , atë të shprehur e publikoj në klasat e hershme të fillores me vjersha me një frymëzim dashurie ndaj babait të saj hero i kombit, atdheut fshatit rrethit qe jetonte diellit te Dabishecit etj.

-Arbenita frymëzimin dhe poezitë e para i kushtoj babait ,ma vonë e bëri një përmbledhje proze fragmentare mbi biografinë e të ndjerit Azem Babiqit të kombinuar me poezi kushtuar qëndresës së tij heroike .Ne pyetjen tonë se a donë të merresh me shkrime akoma ?

- Ajo përgjigjet se po, jam duke shkruar edhe një përmbledhje tjetër ,por me botuar, nuk dua para se ta mbaroj shkollën e mesme .

-Arbenita përmes këtij artikulli ju mbetet mirënjohës mamasë Azemine-Maliq-Azemit, xhaxhallarëve të vet Arben,Muhamet dhe Fatmir Azemit për përkrahjen dhe frymëzimin që me kane dhënë ata thotë ndër të tjera Arbenita. Unë përmes tyre mësova edhe dashurinë për babanë tim qe nuk e pash asnjë herë , as qe pata fat ta thërras emrin baba siç thërrasin moshatarët e mi. Librin e Arbenites të botuar 2012 në Prishtinë nga redaktori Riza GREIÇEVCI u prit shume ë mirë nga publiku, por edhe nga moshatarët e vet. Arbenita vajza e Azem H. Babiqit," Dshmorit të Kombit" thekson se këtë tufë vargjesh poetike nga zemra i nxjerr unë Arbenita për babin tim qe e ndiej krenare veten, se ai i fali jetën atdheut tonë të shtrenjtë Kosovës , Dabishecit tonë të bukur dhe të dashur! Ai i fali jetën Shqipërisë, qe edhe vdiq për ta bashkuar,Shqipërinë me një flamur me një gjuhë përfundon ndër të tjera Arbenita .

















Arbenita Babiqi nxënëse e klasës së 9-të pranë "Shkollës fillore Hasan Prishtina në Prishtinë nxënëse shembullore !






"TREGIMI I ARBENITA BABIQIT PER BABEN ÇLIRIMTAR"

Kështu e titullon Arbenta librin e saj .



-Arbenita përfshinë biografinë sakrificat , bujarinë dhe trimërinë qe pati

ndaj atdheut Azem Babiqi. Shkëpusim një fragment nga libri i Arbenitës kushtuar babait:

- "Unë, Arbenita, jam një fëmijë i rrallë në botë që kurrë s’e kam pa babën tim. As s’e kam pa me sy, as s’e kam prekur me dorë, as s’e kam puthur kurrë në faqe me shijuar dashurinë ndaj babës , as s’e kam përqafuar siç përqafohen babë e vajzë.

Unë, Arbenita, madje as zërin s’ia kam dëgjuar tim babë, as buzëqeshjen s’ia pashë...E sa kam mall për fytyrën, buzët, sytë, faqet, zërin, fjalën, dashurinë prindërore të babit tim, Azem Hamit Babiqit.

Mua, Arbenitës , nuk e mbaja mend qe mosha ishte e vogël me muaj , ne fazën e belbëzimit ta mësoj fjalën babë dhe nënë ti me le dhe ike për mos me vdekë kurrë.

Po i bashakangjesim një poezi kushtuar babait Azem Babiqit , fshatit Dabishec , maleve, fushave lirisë dhe dashurisë për atdheun nga Arbenita Azem Babiqi!!





ZGJOHU!



Zgjohu nga gjumi

Boll ke fjetur

O baba im dëshmor!

Arbenita do me fol me Ty

Dabishecin e ka marrë malli për Ty!



Zgjohu nga gjumi

Ma jep dorën, babë

Të ecim gisht për gisht

Të ngopemi liri shqip!



Zgjohu nga gjumi

Boll ke fjetur, o baba Azem!

Kanë ardhur me të pa

Gjyshi Hamit

Gjyshja Adile



O krejt Kosova

Ka ardhë me t’pa!

Gjyshi hoqi plisin nga koka

Gjyshja heshti

Ashtu siç hesht toka!



Kënaqu

Shih në oborrin e shkollës

Qindra vajza

Qindra djem

Janë shkollarë

Janë shqiptarë

Janë të lirë

Janë të mirë!



Zgjohu baba Azem!

Na ka djegur malli

Me të pa duke buzëqeshur

Duke u ngjitur maleve të Dabishecit

Duke u betuar para flamurit

Besa-besën e burrit!



Lulet kanë ardhur nga malet

E Dabishecit

Ka ardhur malli i shokëve luftëtarë

Dhe vajza jote Arbenita

Me nënën Azemine kanë ardhur

Qëndrojmë krenar afër teje



Ti hesht!

Një fjalë s’e flet me Arbetiten

As me nënën s’flet

Po flet gjaku yt

Po flet jeta e flijimi yt

Trimëria e Azemit po flet



Gjithandej Kosovës

Po dëgjohen

Brohoritje:

Të faleminderit

Azem Babiqi

Dhe ju çlirimtarët e Dabishecit



Lirinë që na e sollët Ju

E kemi këtu

Këtu

Këtu

Në gjak!

Në zemër!



Unë!

Edhe ti!

Edhe ai!

Edhe ata!

Lirinë e kemi në sofër





Copë buke

Gjak

Jetë

Dëshorësh të kombit!



Këto thënie dhe thurje pasqyrojnë thellësinë e Arbenitës në botën e të shkruarit që nene s'na mbetet tjetër, pos ti urojme suksese duke e pritur në një të ardhme të shkurtër të bëjë Arbenita një emër në krijimtarinë e një poeteje të rrallë duke u mbështetur në talentin e saj dhe në moshën qe ka!



Nga autori i lartshënuar portret kushtuar poetes së re Arbenita Babiqit 2013

3SHTRIRJA E DABISHEVCIT Empty Re: SHTRIRJA E DABISHEVCIT 14/2/2013, 22:00

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ska te bej me gjografin kjo tema, po e kaloj te letersia Smile

https://kuqezi.albanianforum.net/

4SHTRIRJA E DABISHEVCIT Empty Re: SHTRIRJA E DABISHEVCIT 14/2/2013, 23:04

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
le te kaloj aty ku ka vendin,behej fjale per shtrirejen e Dabishevcit,mendova se mund te postohet te gjeografia...

5SHTRIRJA E DABISHEVCIT Empty Re: SHTRIRJA E DABISHEVCIT 15/2/2013, 11:20

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante edhe shkrim tej mase i bkr

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons