Forumi Kuq E Zi
BESIANA AVDYLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BESIANA AVDYLI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
BESIANA AVDYLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BESIANA AVDYLI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1BESIANA AVDYLI Empty BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:16

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BESIANA AVDYLI Besiana%20Avdyli

2BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:17

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ATJE KU ZEMRA QESH


Do te kthehem serisht!
Mbi krahe te hekurt avionesh
Shpresat varur kam
Mbi re copa veshtrimesh
Qe rrugen te mbaj mend
Ne zbazdesiren pa horizont
Malli gri i vrenjtur
Pikon dashuri
E pas endrres rend
Do te kthehem serisht
Me dhembe ne mu dashte
Do pertyp kilometrat
Permes gjithesise
Ne perplasje resh
Mallit do ja pres
Bileten pa kthim
Timen vec vajtje
Atje ku zemra qesh

3BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:17

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SE DI

S`e di kur, pse, si,
Por mesuam te arnojme.
Dashurine me penj te kalbur ndjenjash
Ndjenjat me fjale ne keputje
Fjalet me germa gjuhesh te panjohura
Qepshqepje pa fund!!
S`e di, dashuri e arnuar
s`po duket kurre e re.

4BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:18

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Pergjigje nje miku

Faleminderit
ngrohtesi gjeta ne germa
Perkujdesjen prinderore
qe larg e kam
me mungon shume
Kengen e shpreses
me cdo note te harruar
kurajon qe flinte prej kohesh tek une
I kam shkruar shperthimeve dashurore
kaltersive marramendese
mengjeseve portokalli
Po cti bej vetvetes
kur Besianen nuk gjen
e perpelitet ne agoni ?
Pyes dhe buzeqeshja
shperthen ne buze
Faqet prush si ne gabim
Me kujtohet imeili yt
(dhe filloj lule te kepuse
mes barerave te hidhur
ne kopeshtin tim)
Moshes i dhashe krahe shqiponje
Ngarkova mbi te lirine
ndjenjat, mallin, gjithe ca munda
tash jam mbi vargje ne fluturim
Nje shkendije lind mes gjelberimit
ne perkedhelje te nje qerpiku
Shoh te ardhmen me tjeter sy
fale fjaleve thesar te nje miku


Angli 10/102009

5BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:19

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NA ISHTE NJËHERË



Na ish njehere nje popull
me trima e me bese
Nje toke parajse
me det, lumenj, bjeshke
trima, shtojzavalle,
male, lisa, pisha
qe rriste vec shqiponja
deri sa lindi Bisha
Shekullin e djallit
jetojme krejt papritur
nenat deshtojne trima
ne bark mire pa ngjizur
Bjeshket krenarine
e fshehen nen bore
det i shqyer shitet
askujt si vjen zor
Eh cte shohin syte
e vuajtura ime
uleret ne heshtje
lengon ne renkime
Ve kujen per ndihme
i dashuri atdhe
Por pas cdo mengjesi
ke nje plage te re
Mallin grushton zemra
ne prag te pikellimit
Kujtime qe tek ti lash
me shpojne mendjen si ferre
C`tu tregoj femijeve
qe rris ne dhe te huaj
Me mbeti vec tu them
Na ishte njehere...


Angli 2010

6BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MAGJI VRGJESH

Mos ke frike te shohesh endrra?
Shqetesuar me pyet ai
Tek llampe e dores prej bllokut tim
I shket faqeve me embelsi

Mu trazua gjumi fare
Frymemarrjen time po pergjoj
Mendimet dehur mbahen pas flokesh
Gjumi mesnates mos ti rrezoj

Jo zemer fli, nuk po shoh endrra,
Me maje te buzes i them ngadale
Pluhur zanash vargjet po me gjuajne
Duken-zhduken ne flete te bardhe

Syte nuk i hap, me buzeqesh
mendja renduar si nje torbe rraqesh
Ai fle belin tek me rrethon
Me le te endem ne magji vargjesh


Manchester 26/2/2010

7BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:21

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PRITJE

Me the
(Me prit pak)
Dhe une te prisja
tek mendja jote shetiste kuturu.
Por dhe 1000 vjet
t`me duheshin
s`do vdisja,
nje fjale nga ti
duke pritur ketu.


Angli 25/2/2010

8BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATE DIMRI

E akullt e ngrire
por prap e magjishme
mbuluar ne te bardhe
lagjia ime

Avullin e frymes
fshij me gishterinj
nga xhamat e ftohte
te kuzhines

Arome e molleve
arome e trupit tend
gote e veres se kuqe
Shija e buzeve te tua aty lene
Mbi faqe roza e bluzes

Nate dimri pertej dritares
Debora s`pushon si e marre
Ne kraharor me struk
te futem nen lekure
Njeri tjetrin e ndezim zjarr


Dhjetor 2009

9BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DERI KUR?

Trute e tyre
ne kokat e dhjamosura
Qethur krejtesisht nga mendimet
Ne kraharor ndjenja te kalbura
Kerrmosen neveritshem
(Aty ku duhet te rrihte zemra!!!)
Ata koloviten ne kohe
Ne shilarese te bere me shpresat tona
zvarriten pas krimit
gajasen ne fytyre te fatit tone pa fat
Kurse ne!!!
Ne heshtim ne oshetima renkimesh
Thyerje endrrash me sy percjellim
Tek injoranca dhunon lirine
Qerruar, shurdhuar, mashtruar
ne klithma premtimesh
Zerat na meken...
A ka shpetim???
E mjera, e bukura Shqiperia ime
Kerrusur e lodhur
ne perleshje perbindeshash
Shqyer pambarimisht
Turperuar ne vjedhje
sakatuar ne krime
ku shqiptari shqiptarin ha mish.
Deri kur keshtu o njerez
Do e leme te vuaj atdhene
Kucedrat e lubite te strehohen
Aty ku SHIPET kane folene


Manchester 4 Gusht 2009

10BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:23

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VULLKAN DASHUROR

Mendimet djegin
prekjet pervelojne
ne shperthim vullkani dashuror
llave e ndjenjave rreshqet mbi trupin tend
pergjon nje cast mbi kraharor

Ashtu e perflakur, por ende e brishte
derdh puthje mbi buzet e tua
Te dridhesh ne ethe
t`me ndjesh gjer ne palce
Tek shkrihesh i teri me mua


Manchester 13 Mars 2010

11BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 13/2/2013, 21:24

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FLË VOGËLUSHJA

Vogelushe e tkurrur ne shtrat
ne vaj shurdhon mehallen
sillet, perdridhet, s`po gjen rehat
refuzon edhe perrallen
E marr
ne krahe ia mbeshtes koken
me rrahje zemra i kendon ninull
Ia puth syckat, ne gji ve doren
gjumi e keput
Eren e gushes i thith ne pangopje
tek bie ngadal ne qetesi
ngasherimat perze
nen qerpik mbyll endrren
fle mbeshtjell ne timen dashuri


5 Mars 2010

12BESIANA AVDYLI Empty Re: BESIANA AVDYLI 14/2/2013, 07:00

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BESIANA AVDYLI 3016075826 BESIANA AVDYLI 1134733586 BESIANA AVDYLI 1277648054tbukraaaa

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» BRAHIM AVDYLI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons