Forumi Kuq E Zi
Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

inxh.marjo

inxh.marjo
VIP
VIP
Ndryshimet klimatike dhe ndikimi në larminë biologjike në Shqipëri


Raportet kombëtare mbi larminë biologjike dhe atë të gjendjes së mjedisit kanë treguar se, si pasojë e një aktiviteti të lartë njerëzor, ekosistemet natyrore dhe habitatet, tashmë janë nën një stres të lartë. Zonat më të prekura/rrezikuara paraqiten ato bregdetare dhe ligatinat, të tilla si dunat ranore, deltat e lumenjve, pyjet aluvionalë, lagunat dhe brigjet e liqeneve.Si pasojë e ndikimeve njerëzore dhe ndryshimeve klimatike, numri i llojeve të zhdukura, në këto 50 vitet e fundit, konsiderohet nga më të lartët në Evropë. Kështu, të paktën dy lloje bimësh dhe katër lloje gjitarësh janë zhdukur totalisht, ndërkohë që 17 lloje zogjsh nuk folezojnë më në territorin e Shqipërisë.Gjendja bëhet me alarmante kur vërtetohet se në 25 vitet e fundit rreth 122 lloje vertebrorësh (27 gjitarë dhe 89 zogj dhe 6 peshq) dhe katër lloje bimore
kanë humbur më shumë se 50% të popullatave të tyre. Ndërkohë që numri i llojeve të rrezikuara të bimëve dhe kafshëve është i lartë dhe pritet të rritet.
Sot, 36% e vertebrorëve të vendit janë të përfshirë në Librin e Kuq të llojeve të rrezikuara. Pavarësisht parashikimeve të klimës të bëra, Shqipëria, ashtu si dhe për shumë vende në rajon, vuan nga mungesa informacioni dhe pasiguri të lidhura me ndryshimet e klimës dhe ndikimi që ka në larminë biologjike dhe shërbimet e ekosistemit. Vihen re mungesa në: i) dokumentimin e ndikimeve që po ndodhin si përgjigje ndaj tendencës së klimës aktuale; ii) kuptimin e faktorëve që përcaktojnë aftësitë përshtatëse të ekosistemeve, duke përfshirë rolet e shtrirjes së habitateve, lidhjet dhe cilësinë, regjimin ujor dhe çrregulimeve; iii) kuptimin e faktorëve që ndikojnë në shpërndarjen dhe shpeshtësinë e llojeve, veçanërisht atyre që ndikojnë krijimin dhe fazat e vdekjes të cikleve të jetës dhe indetifikimit të barrierave migruese dhe strehimit; iv) analizimin e llojeve, habitateve dhe ekosistemeve më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të klimës, duke përfshirë ato që pritet të ndikohen negativisht nga llojet që avantazhohen nga ndryshimet (të
tilla si barërat e këqia, kafshët e egra dhe llojet e huaja); v) vlerësimet moderne mbi mundësitë për përshtatje, duke përfshirë modifikimet e duhura në planet dhe praktikat ekzistuese për ruatje (ruajtjet in situ dhe ex-situ); vi) analizimin e kostove ekzistuese dhe të pritshme sociale dhe ekonomike nga ndikimet e ndryshimit të klimës mbi larminë biologjike.
Megjithë mangësitë dhe pasiguritë e mësipërme, disa ndikime parësore të ndryshimit të klimës në peisazhin dhe larminë biologjike në Shqipëri mund të parashikohen. Disa nga këto ndikime janë të lidhura me:
Ndikimet në zonat bregdetare dhe grykëderdhjet e lumenjve
Ka shumë gjasa dhe prodhimtaria e planktonit të rritet në zonat bregdetare dhe grykëderdhjet e lumenjve. Kjo pritet të shkaktojë ndikime të ekologjisë së sistemit dhe prodhimtarisë së tij në këto zona.
Ndikmin në habitatet bregdetareMundësitë për rritje të erozionit detar
janë të mëdha, veçanërisht në bregdetin ranor të Adriatikut, duke shkaktuar degradim të mëtejshëm të dunave ranore dhe ligatinave bregdetare, rritje të kripshmërisë, pakësimin e habitateve me ujë të ëmbël dhe llojeve në to, si dhe të pyjeve aluvionalë.Ndikimin në fusha dhe tokat për kullotaPritet të ketë një rënie të prodhimtarisë së tokave dhe një rritje të degradimit të tyre, erozionit të tokës dhe shkretëtirizimit, një rritje të çregullimit dhe funksioneve të ekosistemit si dhe ndryshime në përbërjen e komuniteteve të bimëve dhe kafshëve.
Ndikimet në pyjeMbulimi me pyje konifere gjethegjerë do të bjerë, duke u zëvëndësuar me shkurre Mesdhetare gjithnjë të gjelbra dhe pyje dushku. Llojet e drurëve që prodhojnë fara të vogla dhe që kanë potancial të madh për shpërndarje do të mund të jenë të afta të mbijetojnë dhe të përhapen më tej. Ndryshimet në vegjetacion epyjeve, në strukturë, cilësinë gjethore dhe prodhimtarinë do të kenë ndikime të ndërsjella në përbërësit e tjerë të larmisë biologjike. Për më tepër, pritet një rritje e numrit të zjarreve në pyje, të cilat kanë ndikim dhe më të madh në larminë bilogjike.Ndikimet në livadhet dhe kullotat subalpine dhe alpinePakësimi i mbulesës me dëborë do të ndikojë në keqësimin e florës dhe faunës alpine dhe si rrjedhojë, në ndryshime të habitateve, rritje të mundësive për zjarre dhe barërave të këqia, si dhe sulmeve nga llojet e egra të faunës

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
jan ber alarmante ne te gjith globin kto ndryshimet klimaterike

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
eh shumica ndikojn pozitivisht shumica negativisht

inxh.marjo

inxh.marjo
VIP
VIP
ndryshimet klimaterike ndikojne perhere negativisht .

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons