Mesa duket trazirat e ditëve të fundit, si dhe klima patriotike e krijuar që mbizotëron në Ballkan, detyruan Rusinë të deklaroj hapur shqetësimin e saj për një ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan.
Kështu Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, me anë të një deklarate të tij për shtyp, u bëri thirrje të gjitha vendeve të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë, ti përmbahen dhe të veprojnë në përputhje me marrëveshjen e konferencës së Helsinkit, i tha ai sot agjencisë Ria ruse Novosti.
“Përsa i përket ripërcaktimit apo rindarjes së kufijve në Europë, konsiderojmë si të domosdoshme për të gjitha vendet, që t’i përmbahen plotësisht parimeve themelore të Aktit Final të Helsinkit. Ky akt vlen edhe për situatën në Ballkan, ku dekadën e fundit u derdh shumë gjak. Besoj se askush nuk do të përsëriten këto ngjarje”, deklaroi Lavrov.