Forumi Kuq E Zi
Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokes   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokes   Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokes   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokes   Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

inxh.marjo

inxh.marjo
VIP
VIP
Si ndikon alkooli dhe duhani në dhimbjen e kokes



një intervistë për “Panorama”, mjeku neurolog, Agron Islamaj, shpjegon
se si ndikojnë konkretisht dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet dhimbja
e kokës:
Doktor, duhani konsiderohet si një nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjes së kokës. Si ndikon konkretisht nikotina?
Duhani mund të ndikojë deri në shfaqjen e një krize të dhimbjes së
kokës, sidomos te personat që janë predispozuar të kenë cefale. Duhani,
ose më saktë nikotina, vë në qarkullim një sasi të madhe monoksidi
karboni, që zëvendëson oksigjenin te rruazat e kuqe të gjakut. Në
mungesë të oksigjenit, truri i nënshtrohet fenomeneve vazodilatatore
(ngushtimi të enëve të gjakut), pra të ndryshimeve të kalibrit në enët
e gjakut, gjë që provokon dhimbjen e kokës. Ndaj thuhet që nëse lini
duhanin, ose pakësonin numrin e cigareve që pini në ditë, arrini të
qetësoni apo eliminoni dhimbjen e kokës.
Si ndikon alkooli në shfaqjen e dhimbjes së kokës?
Alkooli është një vazodilatator i fortë, që ndikon në shtimin e
prodhimit të histaminës, një substancë kjo që ndikon në shfaqjen e
dhimbjes së kokës. Dhimbja e kokës që ndjen pas dehjes me alkool, vjen
pikërisht si pasojë e nivelit të lartë të alkoolit, që shoqërohet
gjithmonë me një gjendje jo të mirë të përgjithshme fizike.
Gjumi i tepërt apo i pakët ndikon në dhimbjen e kokës?
Po, sigurisht. Kjo lidhet me efektin që ka në luhatjet e ritmit natyral
të gjumit dhe zgjimit, dhe për pasojë dhe në prodhimin e disa
substancave që ndikojnë në mirëqenien e organizmit, si p.sh adrenalina.
Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut për dhimbjen e kokës?
Te mjeku duhet të shkohet për çdo dhimbje koke që zgjat në kohë, (për
disa orë) dhe që s’njihet një shkaktar shpërthyes. Por dhe kur
shoqërohet me simptoma të tjera si p.sh të përziera, të vjella,
probleme me shikimin etj. Në çdo rast duhet të përcaktohet shkaktari në
mënyrë që të bëhet mjekimi dhe trajtimi i duhur i këtij problemi.
Si mund të trajtohet dhimbja e kokës?
Trajtimi i dhimbjeve të kokës duhet bërë vetëm nga mjeku specialist. I
sëmuri nuk duhet të kënaqet asnjëherë me qetësimin nga një paracetamol
apo një qetësues tjetër, të cilët ndikojnë vetëm në uljen e
intensitetit e dhimbjes pa u gjetur diagnoza. Nëse episodet e dhimbjes
së kokës janë të shpeshta, është e domosdoshme të njihet dhe kuruar
burimi, pra nevojitet të bëhet trajtimi i plotë dhe si duhet i
problemit. Këtë mund ta bëjë vetëm një mjek specialist.
Shkaqet

Shkaqet “banale” të dhimbjes së kokës
Një pozicion i papërshtatshëm i trupit apo qafës, mund të provokojë një
rritje tensioni të muskujve të kokës dhe të qafës. Fenomen ky që
përfaqëson një nga shkaqet kryesore të një nga formave më të zakonshme
të dhimbjes së kokës.
Por jo vetëm kaq, qëndrimi në timon kur drejton makinën, apo pozicioni
që mbahet duke lexuar apo duke punuar në kompjuter, bëhen shpesh
arsyeja kryesore e shpërthimit të dhimbjes së kokës. Por dhe qëndrimi
që mbahet kur fle apo mbajtja e një jastëku mjaft të fortë, mund të
provokojë një dhimbje koke në zgjim.
Si ndikon ushqimi në dhimbjen e kokës

Në disa raste, sidomos në rastin e migrenës, ushqimi luan një rol të
rëndësishëm në shfaqjen e krizave. Ekzistojnë disa ushqime që mendohet
se ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Të tilla janë: alkooli
(birra, vera e kuqe dhe pijet e forta alkoolike); qumështi, kosi dhe
sidomos djathi i staxhionuar për një kohë të gjatë; ushqimet pikante
apo mishi i përpunuar; kafeina (që gjendet në: kafe, çaj, çokollatë);
në ushqimet e konservuara (turshi, konservat e peshkut); në agrumet
(portokallet, limonët); së fundi në ushqimet e shpejta (sanduiç,
hotdog) etj.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
interesante ky shkrim gjithshka ke then gjithshka e pergjigjur ne ket intervist esht e vertete madje shpesher dhimbja kokes ose te renit fikt shkaku i ktyre gjerave jan pirja e alkoolit apo duhanit gje shumica e njerezve po e pijn edhe dita dites poo shtohetttt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons