Përjetësia e Përbuzur, Historia e Shqiponjës DyKrenore.
28 Nentor 2007 - Populli shqiptar, që shumë studiues të huaj dhe vendës emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjës, vazhdon ta respektojë këtë simbol si njërin nga pasuritë e tij më të shenjta. Dhe një lidhje e tillë duket se është bërë e përjetshme që kur Skënderbeu e ngriti në Krujë më 28 nëntor 1443, ndërsa në Lidhjen e Lezhës më 1444 e shpalli si flamur të saj, dhe vetë si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave të princërve shqiptarë të kohës.
Por, ndërsa shqiptarët në Shqipëri tashmë e kanë identikë flamurin kombëtar me atë shtetëror, sipas Flamurit të Skënderbeut, shqiptarët në Kosovë po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombëtar, por shtetëror. Për më keq, ishin vetë institucionet e Kosovës, përkatësisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, që përjashtuan çfarëdo përngjasimi të flamurit të Kosovës me atë kombëtar, me përjashtimin në ngjyrat kuqezi dhe në përdorimin e shqiponjës dykrenore. Po ashtu ata përjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisë. Veçanërisht për përjashtimin e të parit këmbëngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se një mundësi të tillë e përjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse një gjë e tillë ishte plotësisht e paargumentuar edhe për vetë faktin se ajo pako nuk është në fuqi, dhe që ende nuk i dihet fati. Ndërsa, kundër flamurit të Dardanisë, që ishte dizajnim i Presidencës së udhëhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndërsa LDK-ja thuaja pa asnjë rezistencë i hyri valles. E tërë ana e keqe e kësaj është se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk është përfunduar, ndërsa kanë konkurruar qindra veta me më shumë se një mijë propozime.
Dhe për herë të parë shqiptarët që me aq këmbëngulje në të gjitha situatat historike, dhe në jetën e përditshme, që ta ruajnë kultin e tyre, shqiponjën dykrenore, privohen nga vetë përfaqësuesit e vet.
Sipas ekspertëve të heraldikës, një flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftë edhe me vetëm një element, ngjyrë a shenjë, më shumë a më pak’. Kjo është përgjigja për ata që thonë se nuk mund të kemi një flamur me Shqipërinë. Pra, thjeshtë ishte një abuzim dhe një nëpërkëmbje e institucionit të flamurit që po i bëhej nga vetë përfaqësuesit shqiptarë, dhe jo vetëm simbolit, por edhe atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që u vranë, masakruan e u shpërngulën vetëm pse nuk e mohonin flamurin.
Studimin më të plotë shkencor, më argumentues dhe më voluminoz e ka bërë studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit të sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtësia. Po sipas këtij autori dhe të tjerëve, janë me qindra e mijëra argumente që janë ruajtur që nga lashtësia e veçanërisht gjatë mesjetës së vonë.
Shqiponja një dhe dykrenore trashëgim nga ilirët
Shqiponja dykrenore është e dokumentuar qartësisht tek paraardhësit tanë, që nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma më e vjetër që ka mbetur e shqiponjës dykrenore, është në trojet e perandorisë Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban në dy kthetra një lepur, lepurin hënor, ..’edhe në Shqipëri, sipas dëshmive të albanologut De Grand, ruhej një basoreliev, që në fundin e shek. XIX ishte në kishën e Trushit (Shkodër), ku ishte gdhendur një shqiponjë krahëhapur me kthetra mbi një lepur’.
Ndërsa, gjurmë të simbolit të shqiponjës një krenore, pothuajse të njëkohshme apo pak më vonë se ajo hetite është tek popujt e Mesopotamisë së Lashtë, ndërsa në rajone të Iranit të sotëm është dy krenore. ‘Shqiponjën kult e kanë edhe popuj të tjerë, si p.sh. edhe astekët e Amerikës, por me dy kokë vetëm Hititët, popullsia e vjetër e Iranit dhe Ilirët e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimësia e saj nuk është ruajtur as nga hititët e as nga iranianët.
Dokumenti më i vjetër ilir është i shek VI para erës së re, nga një gdhendje në një urnë guri, e dy luftëtarëve ilir, që paraqet një ritual, ku në mburojën e njërit shihet skalitja e shqiponjës dykrenore, e gjetur në Ribic të Kroacisë, territor ku jetonte fisi ilir i Japodëve. Paraqitja kultike në tri pllaka të ndryshme e shqiponjës dykrenore dhe ‘lisin e jetës’ bashkë me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar në Gostil në Mal të Zi.
Përveç këtyre dokumenteve, thuaja të po asaj kohe janë edhe një tokëz ilire me motivin e shpendit me dy kokë e shek V para e re, e zbuluar në Tumat e Matit. Në hajmeli ilire të shekujve VI-V para erës së re, ku dallohen dy kokat e shqiponjës me drejtime të kundërta. Ndërsa, shqiponja një krenare është gjetur në një pllakë guri gëlqere e shekujve të parë të erës së re në kishën e Mesopotamit në Sarandë.
“Sipas autorëve grek, pellazgët apo parailirët njoftojnë se besonin se kishin lindur nga dheu, në një maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmëhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokën.... e rëndësishme është se ky mit është ruajtur edhe brenda strukturës së ndërgjegjes e pasurisë kulturore të popullit tonë.”
Kulti për shqiponjën
“Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenore përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm, që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar”, është shpjegimi që jep Braho në librin e përmendur. Po sipas këtij autori, ‘Shqiponja udhëtonte sipas besimeve të lashta, deri tek dielli, kjo është dëshmuar në mitet e besimit të Dodonës Pellazgjike, me shqiponjën me simbolin e rrufesë ndër kthetra që ia sillte Zeusit’.
Ky është autori më bindës dhe që hedh poshtë dyshimet se nëse shqiptarët e kishin përvetësuar këtë simbol nga bizantinët. Sipas tij arianitët që dokumentohen që në shek e XI e kishin shqiponjën dykrenore, ndërsa nuk dihet kush e patën më parë, paleologët bizantinë, të cilët e fiksuan në stemë në shek e XIII, ndërsa tek shqiptarët gjendet në po atë kohë tek Dera e Gropajve, ndërsa Dera e Kastriotëve e paraardhësve të Skënderbeut e kishte para shek XV.
Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjën në Ballkan e kishin të parët iliro-arbrit, dhe si rrjedhojë ata ua dhanë të tjerëve. Po ashtu edhe shqiponja një krenare në Ballkan dhe Evropë, në stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbërit, gjurmët më të hershme të evidentohen në Principatën e Arbrit, e cila e përdori në flamurin e saj shtetëror.
Shqiponja dykrenore që është e të njëjtës kohë me atë bizantine, është shumë më e hershme se e të gjitha vendeve në gjithë Evropën, përpara serbëve, rusëve, habsburgëve të Austrisë, Perandorisë Shenjtë Romake. Rusët e kishin marrë tek nga martesa e Sofia Paleologut me të birin e Carit të Rusisë, pas vitit 1472. Shumë vjet pasi tashmë Skënderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotëve Flamur Kombëtar më 1444 në Lezhë.
Jaho Braho, në librin e tij monumental rendit edhe shumë fakte të tjera të mesjetës së vonë e këndej, si Shqiponja në kishën e Rodonit e shek XV, ku Skënderbeu e kishte ndërtuar edhe kështjellën dhe atje kalonte pushimet. Ndërsa, vula e Skënderbeut daton më së voni nga shekulli XV nga një pikturë e vitit 1459, shqiponja e gdhendur në gur në portën e kishës së kështjellës së Himarës, fundi i shek.XV.
Shqiponja e emblemës së familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur në kishën Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, në monumentin mbi varror të Konstandin Kastriotit, të porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skënderbeut. Vula e Pleqësisë së Arbrit, fundi i shek. XVI. Dëshmia e Frang Bardhit për shenjat dhe stemën e Skënderbeut, përshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad më 1867, që thotë se mirditorët shërbejnë në ushtrinë osmane të komanduar nga krerët e tyre natyral dhe nën flamurin e tyre sikur të Skënderbeut. Vula e Shoqërisë “Bashkimi”, Durrës, shek XX 1906, Flamuri i ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, Vula e administratës së qeverisë së Vlorës, 1913.
Pra, shqiptarët dhe paraardhësit tanë e përdorën simbolin e shqiponjës në luftëra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, në artë dhe në punime nga më të ndryshmet. Ajo është simbol i preferuar në ikonostase të Kishës ortodokse, në kisha katolike, në sixhade, në furkë, në lugë druri, në djep, në karrige druri, në arka, në piktura, kuti kafe sheqeri që bashkë formojnë shqiponjën dykrenore, në vulë (blatë) druri, në qëndisma të ndryshme, në mbulesë tavoline, në flamuj të punuar në avlëmend, në gurë, në perlë guacke, gdhendje në dru, në paranik (pështjellak), në brez, në çanta, në veshje qytetare në Berat etj, në tokëz, në xhubletë, në jelek ari, në veshjet e arbëreshëve të Italisë, në afreskat e kishave, në monumente mbivarrore, si ajo e nipit të Skënderbeut, Në vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes së shqipes dhe ringjalljes.
Sipas Brahos, Hasan Cekës e autorëve të tjerë të shumtë, simboli i shqiponjës nuk është i trashëguar nga Mesjeta, por ai në dy format e tij, si një krenore dhe dykrenore është trashëguar dhe kultivuar pashkëputshëm që nga para historia, në forma të ndryshme dhe se është dominuar si referencë kulti, qoftë edhe si bashkëdyzim në modelin e kultivuar kishtar, si përngjasim i kryqit, por që edhe ky simbol është parakristian tek ilirët.
Shqiponja është e pranishme në kulturën e varreza mesjetare të Krujës të shek IX, në Koman në po atë kohë, në Kosovën Lindore, në Përmet, gjendet e gdhendur në gur tek arbrit para se të vinin sllavët në Ballkan, në themelet e një kishe në Maqedoninë e sotme në shek VI-VII, në kishën e Shën Kollit në Ohër në shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as në art, as në religjion, as në simbolikë shqiponjën”, thotë studiuesi Braho.
Përdorimi i Flamurit shtetëror të Skënderbeut
Sipas studiuesit Braho, Flamuri në gjendjen e trashëguar sot, që është flamuri më i vjetër në Evropë, i pandryshuar, dokumentohet se ishte përdorur edhe në krahinën e Matit më 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet që edhe më parë në Kuvendin e Dukagjinit të Matit 1601-’02’. Ndërsa, më pas po ai flamur, që ndonjëherë riprodhohej jo me saktësi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq më 1908, më pas më 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorës. Flamujt nga 1899 nga Konica e më pas deri më 1907. Në kuvendin e Dibrës etj.
Flamuri i Dardanisë
"Dardania ka qenë emër i madh edhe për gjërat e tjera, pra edhe si mbretëri që ka qenë një prej mbretërive ilire. Edhe ilirët kanë pasur disa mbretëri. Edhe sot shqiptarët duhet të kenë më shumë shtete. Ja pra edhe ilirët atëherë kanë pasur disa mbretëri,edhe pse hapësirën e kemi pasur shumë më të gjerë. Po edhe në këtë hapësirë pse jo", thoshte Presidenti Ibrahim Rugova në intervistën që kam bërë për “Bota sot” për flamurin e Dardanisë, pati shpjeguar autorësinë dhe simbolikën e flamurit të propozuar nga ai.
Cilat janë shenjat dalluese të kompozicionit të flamurit presidencial, përkatësisht atij shtetëror dhe cili është imazhi i tyre?
Kryetari dr.Rugova: Pra, de fakto është vula që quhet vula e presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo është vula e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me disa kombinime, që kemi bërë me banerin a shallin e në të cilin shkruan Dardania, me mburojën kuqezi dhe po ashtu janë edhe stelat që janë shumë të vjetra, dardane etj., që simbolizojnë qëndrueshmërinë, plleshmërinë, edhe jetën e Kosovës. Pra janë shumë karakteristike për Dardaninë antike, për Kosovën. Pastaj është ylli gjashtërrembësh që është ylli i Skënderbeut. Pra kemi bërë një kombinim apo një dizajn që i përgjigjet historisë së popullit dhe Shtetit të Kosovës, që ka simbolikën e vet edhe natyrisht me një prapavijë, e cila është blu teget a e fortë. Mund të themi se kjo vulë presidenciale ka një moshë gati dhjetëvjeçare, nga '92 e deri tash. Pra, ky ishte edhe hapi i parë edhe në planin e krijimit të simboleve shtetërore a si i thonë ekspertët e Heraldikës, por gjithsesi simboleve shtetërore. Po ashtu mund të them se flamuri presidencial është dizajnuar sipas modelit të flamurit presidencial të SHBA-ve.