Forumi Kuq E Zi
Historia e Flamurit Kombëtar. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Historia e Flamurit Kombëtar. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Historia e Flamurit Kombëtar. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Historia e Flamurit Kombëtar. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Përjetësia e Përbuzur, Historia e Shqiponjës DyKrenore.

28 Nentor 2007 - Populli shqiptar, që shumë studiues të huaj dhe vendës emrin e tyre e lidhin me emrin e shqiponjës, vazhdon ta respektojë këtë simbol si njërin nga pasuritë e tij më të shenjta. Dhe një lidhje e tillë duket se është bërë e përjetshme që kur Skënderbeu e ngriti në Krujë më 28 nëntor 1443, ndërsa në Lidhjen e Lezhës më 1444 e shpalli si flamur të saj, dhe vetë si kryetar i saj dhe kryekomandant i forcave të princërve shqiptarë të kohës.

Por, ndërsa shqiptarët në Shqipëri tashmë e kanë identikë flamurin kombëtar me atë shtetëror, sipas Flamurit të Skënderbeut, shqiptarët në Kosovë po privohen jo nga pasja e tij si flamur kombëtar, por shtetëror. Për më keq, ishin vetë institucionet e Kosovës, përkatësisht Ekipi Negociator dhe me miratimin e Kuvendit, që përjashtuan çfarëdo përngjasimi të flamurit të Kosovës me atë kombëtar, me përjashtimin në ngjyrat kuqezi dhe në përdorimin e shqiponjës dykrenore. Po ashtu ata përjashtuan me konkurs edhe flamurin e Dardanisë. Veçanërisht për përjashtimin e të parit këmbëngulte Veton Surroi, duke trumbetuar se një mundësi të tillë e përjashtonte pakoja Ahtisari, edhe pse një gjë e tillë ishte plotësisht e paargumentuar edhe për vetë faktin se ajo pako nuk është në fuqi, dhe që ende nuk i dihet fati. Ndërsa, kundër flamurit të Dardanisë, që ishte dizajnim i Presidencës së udhëhequr nga Presidentit Ibrahim Rugova, ishte kryesisht PDK-ja, ndërsa LDK-ja thuaja pa asnjë rezistencë i hyri valles. E tërë ana e keqe e kësaj është se ai konkurs edhe pas sa muajve nuk është përfunduar, ndërsa kanë konkurruar qindra veta me më shumë se një mijë propozime.

Dhe për herë të parë shqiptarët që me aq këmbëngulje në të gjitha situatat historike, dhe në jetën e përditshme, që ta ruajnë kultin e tyre, shqiponjën dykrenore, privohen nga vetë përfaqësuesit e vet.
Sipas ekspertëve të heraldikës, një flamur ndryshon nga tjetri, ‘qoftë edhe me vetëm një element, ngjyrë a shenjë, më shumë a më pak’. Kjo është përgjigja për ata që thonë se nuk mund të kemi një flamur me Shqipërinë. Pra, thjeshtë ishte një abuzim dhe një nëpërkëmbje e institucionit të flamurit që po i bëhej nga vetë përfaqësuesit shqiptarë, dhe jo vetëm simbolit, por edhe atyre mijëra e mijëra shqiptarëve që u vranë, masakruan e u shpërngulën vetëm pse nuk e mohonin flamurin.

Studimin më të plotë shkencor, më argumentues dhe më voluminoz e ka bërë studiuesi i heraldikave Jaho Brahaj, me botimin e librit të sapo promovuar, “Flamuri i kombit shqiptar”, origjina, lashtësia. Po sipas këtij autori dhe të tjerëve, janë me qindra e mijëra argumente që janë ruajtur që nga lashtësia e veçanërisht gjatë mesjetës së vonë.

Shqiponja një dhe dykrenore trashëgim nga ilirët
Shqiponja dykrenore është e dokumentuar qartësisht tek paraardhësit tanë, që nga shek.VI para e re. Por, sipas studiuesit Braho, gjurma më e vjetër që ka mbetur e shqiponjës dykrenore, është në trojet e perandorisë Hetite, shek 12 para e re. Shqiponja dykrenore hetite mban në dy kthetra një lepur, lepurin hënor, ..’edhe në Shqipëri, sipas dëshmive të albanologut De Grand, ruhej një basoreliev, që në fundin e shek. XIX ishte në kishën e Trushit (Shkodër), ku ishte gdhendur një shqiponjë krahëhapur me kthetra mbi një lepur’.

Ndërsa, gjurmë të simbolit të shqiponjës një krenore, pothuajse të njëkohshme apo pak më vonë se ajo hetite është tek popujt e Mesopotamisë së Lashtë, ndërsa në rajone të Iranit të sotëm është dy krenore. ‘Shqiponjën kult e kanë edhe popuj të tjerë, si p.sh. edhe astekët e Amerikës, por me dy kokë vetëm Hititët, popullsia e vjetër e Iranit dhe Ilirët e njihnin dhe e praktikonin’. Por, vazhdimësia e saj nuk është ruajtur as nga hititët e as nga iranianët.

Dokumenti më i vjetër ilir është i shek VI para erës së re, nga një gdhendje në një urnë guri, e dy luftëtarëve ilir, që paraqet një ritual, ku në mburojën e njërit shihet skalitja e shqiponjës dykrenore, e gjetur në Ribic të Kroacisë, territor ku jetonte fisi ilir i Japodëve. Paraqitja kultike në tri pllaka të ndryshme e shqiponjës dykrenore dhe ‘lisin e jetës’ bashkë me diellin, e shek.VI para e re, e zbuluar në Gostil në Mal të Zi.

Përveç këtyre dokumenteve, thuaja të po asaj kohe janë edhe një tokëz ilire me motivin e shpendit me dy kokë e shek V para e re, e zbuluar në Tumat e Matit. Në hajmeli ilire të shekujve VI-V para erës së re, ku dallohen dy kokat e shqiponjës me drejtime të kundërta. Ndërsa, shqiponja një krenare është gjetur në një pllakë guri gëlqere e shekujve të parë të erës së re në kishën e Mesopotamit në Sarandë.

“Sipas autorëve grek, pellazgët apo parailirët njoftojnë se besonin se kishin lindur nga dheu, në një maje mali, aty ku ata kishin vend kultin e diellit, prandaj ishin gjysmëhyjnor, sepse kishin krijuar rrezet e diellit dhe tokën.... e rëndësishme është se ky mit është ruajtur edhe brenda strukturës së ndërgjegjes e pasurisë kulturore të popullit tonë.”

Kulti për shqiponjën
“Në lashtësi dhe në vazhdim shqiponja dykrenore përfaqëson fuqinë diellore në këtë e atë botë, botën tokësore dhe botën e përtejme, ditën dhe natën, si një trup i vetëm, që ekziston i shfaqur vetëm me njësinë brenda unitetit të dyzuar”, është shpjegimi që jep Braho në librin e përmendur. Po sipas këtij autori, ‘Shqiponja udhëtonte sipas besimeve të lashta, deri tek dielli, kjo është dëshmuar në mitet e besimit të Dodonës Pellazgjike, me shqiponjën me simbolin e rrufesë ndër kthetra që ia sillte Zeusit’.

Ky është autori më bindës dhe që hedh poshtë dyshimet se nëse shqiptarët e kishin përvetësuar këtë simbol nga bizantinët. Sipas tij arianitët që dokumentohen që në shek e XI e kishin shqiponjën dykrenore, ndërsa nuk dihet kush e patën më parë, paleologët bizantinë, të cilët e fiksuan në stemë në shek e XIII, ndërsa tek shqiptarët gjendet në po atë kohë tek Dera e Gropajve, ndërsa Dera e Kastriotëve e paraardhësve të Skënderbeut e kishte para shek XV.

Po ashtu sipas Brahos, ‘Shqiponjën në Ballkan e kishin të parët iliro-arbrit, dhe si rrjedhojë ata ua dhanë të tjerëve. Po ashtu edhe shqiponja një krenare në Ballkan dhe Evropë, në stemat dhe heraldikat familjare gjendet tek Arbërit, gjurmët më të hershme të evidentohen në Principatën e Arbrit, e cila e përdori në flamurin e saj shtetëror.

Shqiponja dykrenore që është e të njëjtës kohë me atë bizantine, është shumë më e hershme se e të gjitha vendeve në gjithë Evropën, përpara serbëve, rusëve, habsburgëve të Austrisë, Perandorisë Shenjtë Romake. Rusët e kishin marrë tek nga martesa e Sofia Paleologut me të birin e Carit të Rusisë, pas vitit 1472. Shumë vjet pasi tashmë Skënderbeu e kishte shpallur flamurin e Kastriotëve Flamur Kombëtar më 1444 në Lezhë.
Jaho Braho, në librin e tij monumental rendit edhe shumë fakte të tjera të mesjetës së vonë e këndej, si Shqiponja në kishën e Rodonit e shek XV, ku Skënderbeu e kishte ndërtuar edhe kështjellën dhe atje kalonte pushimet. Ndërsa, vula e Skënderbeut daton më së voni nga shekulli XV nga një pikturë e vitit 1459, shqiponja e gdhendur në gur në portën e kishës së kështjellës së Himarës, fundi i shek.XV.

Shqiponja e emblemës së familjes fisnike Kastriota-Tribalda e gdhendur në kishën Santa Maria della Misericodia, Mesagne, Itali, mesi i shek. XVI, në monumentin mbi varror të Konstandin Kastriotit, të porositur nga Donika Kastrioti gruaja e Skënderbeut. Vula e Pleqësisë së Arbrit, fundi i shek. XVI. Dëshmia e Frang Bardhit për shenjat dhe stemën e Skënderbeut, përshkrimi i anglezit V.Spencer, 1835, pastaj i M. Puzhad më 1867, që thotë se mirditorët shërbejnë në ushtrinë osmane të komanduar nga krerët e tyre natyral dhe nën flamurin e tyre sikur të Skënderbeut. Vula e Shoqërisë “Bashkimi”, Durrës, shek XX 1906, Flamuri i ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, Vula e administratës së qeverisë së Vlorës, 1913.

Pra, shqiptarët dhe paraardhësit tanë e përdorën simbolin e shqiponjës në luftëra, ceremoni e kremte krahinore e familjare, në artë dhe në punime nga më të ndryshmet. Ajo është simbol i preferuar në ikonostase të Kishës ortodokse, në kisha katolike, në sixhade, në furkë, në lugë druri, në djep, në karrige druri, në arka, në piktura, kuti kafe sheqeri që bashkë formojnë shqiponjën dykrenore, në vulë (blatë) druri, në qëndisma të ndryshme, në mbulesë tavoline, në flamuj të punuar në avlëmend, në gurë, në perlë guacke, gdhendje në dru, në paranik (pështjellak), në brez, në çanta, në veshje qytetare në Berat etj, në tokëz, në xhubletë, në jelek ari, në veshjet e arbëreshëve të Italisë, në afreskat e kishave, në monumente mbivarrore, si ajo e nipit të Skënderbeut, Në vallet si ajo e shqipeve, vallja e vdekjes së shqipes dhe ringjalljes.

Sipas Brahos, Hasan Cekës e autorëve të tjerë të shumtë, simboli i shqiponjës nuk është i trashëguar nga Mesjeta, por ai në dy format e tij, si një krenore dhe dykrenore është trashëguar dhe kultivuar pashkëputshëm që nga para historia, në forma të ndryshme dhe se është dominuar si referencë kulti, qoftë edhe si bashkëdyzim në modelin e kultivuar kishtar, si përngjasim i kryqit, por që edhe ky simbol është parakristian tek ilirët.
Shqiponja është e pranishme në kulturën e varreza mesjetare të Krujës të shek IX, në Koman në po atë kohë, në Kosovën Lindore, në Përmet, gjendet e gdhendur në gur tek arbrit para se të vinin sllavët në Ballkan, në themelet e një kishe në Maqedoninë e sotme në shek VI-VII, në kishën e Shën Kollit në Ohër në shek XI. “Bizanti nuk e krijoi as në art, as në religjion, as në simbolikë shqiponjën”, thotë studiuesi Braho.


Përdorimi i Flamurit shtetëror të Skënderbeut
Sipas studiuesit Braho, Flamuri në gjendjen e trashëguar sot, që është flamuri më i vjetër në Evropë, i pandryshuar, dokumentohet se ishte përdorur edhe në krahinën e Matit më 1702 e ’03, por ‘gjithsesi besohet që edhe më parë në Kuvendin e Dukagjinit të Matit 1601-’02’. Ndërsa, më pas po ai flamur, që ndonjëherë riprodhohej jo me saktësi, ishin flamujt e ngritur pas revolucionit Xhon Turq më 1908, më pas më 1910, 1911, 1912, Kuvendi i Junikut, i Vlorës. Flamujt nga 1899 nga Konica e më pas deri më 1907. Në kuvendin e Dibrës etj.

Flamuri i Dardanisë
"Dardania ka qenë emër i madh edhe për gjërat e tjera, pra edhe si mbretëri që ka qenë një prej mbretërive ilire. Edhe ilirët kanë pasur disa mbretëri. Edhe sot shqiptarët duhet të kenë më shumë shtete. Ja pra edhe ilirët atëherë kanë pasur disa mbretëri,edhe pse hapësirën e kemi pasur shumë më të gjerë. Po edhe në këtë hapësirë pse jo", thoshte Presidenti Ibrahim Rugova në intervistën që kam bërë për “Bota sot” për flamurin e Dardanisë, pati shpjeguar autorësinë dhe simbolikën e flamurit të propozuar nga ai.

Cilat janë shenjat dalluese të kompozicionit të flamurit presidencial, përkatësisht atij shtetëror dhe cili është imazhi i tyre?
Kryetari dr.Rugova: Pra, de fakto është vula që quhet vula e presidentit të Republikës së Kosovës. Kjo është vula e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me disa kombinime, që kemi bërë me banerin a shallin e në të cilin shkruan Dardania, me mburojën kuqezi dhe po ashtu janë edhe stelat që janë shumë të vjetra, dardane etj., që simbolizojnë qëndrueshmërinë, plleshmërinë, edhe jetën e Kosovës. Pra janë shumë karakteristike për Dardaninë antike, për Kosovën. Pastaj është ylli gjashtërrembësh që është ylli i Skënderbeut. Pra kemi bërë një kombinim apo një dizajn që i përgjigjet historisë së popullit dhe Shtetit të Kosovës, që ka simbolikën e vet edhe natyrisht me një prapavijë, e cila është blu teget a e fortë. Mund të themi se kjo vulë presidenciale ka një moshë gati dhjetëvjeçare, nga '92 e deri tash. Pra, ky ishte edhe hapi i parë edhe në planin e krijimit të simboleve shtetërore a si i thonë ekspertët e Heraldikës, por gjithsesi simboleve shtetërore. Po ashtu mund të them se flamuri presidencial është dizajnuar sipas modelit të flamurit presidencial të SHBA-ve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si e ka përjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme të shpalljes së Pavarësisë kombëtare.

Eqerem bej Vlora: E vërteta e flamurit “Ismail Qemalit i kërkova flamurin që më fali Aleandro Kastrioti”

Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, për historinë e flamurit që u ngrit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912.

Ai thotë shprehimisht: “E zgjata ca historinë e ngritjes së flamurit, sepse vitet e fundit kanë qarkulluar variante krejt të pavërteta dhe unë dëshiroj që ngjarja e saktë të përshkruhet e të mbetet njëherë e përgjithmonë”. Ja se çfarë shkruan Eqerem Bej Vlora në librin e tij.

Kthimi në Vlorë

Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një vend, lëviznin lirshëm dhe pateklif sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Në katin e sipërm ishte një sallon i madh i paijsur me mobilje të bukura të stilit bidermajer, dera e të cilit ishte krejt e hapur. Përpara saj njerëzit ngjesheshin e shtyheshin për të dëgjuar seç thuhej brenda. Unë ndalova për disa çaste për të përshëndetur një mori të njohurish dhe pastaj hyra në sallon. Ismail beu po rrinte në një divan me një pamje të ligështuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parë dhe tani m’u duk më i plakur dhe i drobitur. Ai vuante në këtë mjedis të ri dhe të huaj për të. Për vite me radhë Ismail beu kishte qenë nënpunës i lartë i administratës turke dhe vali, poste këto, kur largësia me të lartit dhe të ultit mbahej vetiu.

Kështu, ai kishte rënë në një kaos kontrastesh shoqërore, të cilit nuk po ja gjente dot anën. Unë iu afrova i putha dorën me nderim dhe u ula pranë tij. Të paktën divanin, njerëzit që mbushnin hapsirën kishin pasur mirësinë t’ja linin. Ai më bëri pyetje të zakonshme: si ia çoja, ku ishte im atë a kishte hequr keq në Kuç me këtë mot të keq e kështu me radhë. Pastaj unë u ngrita për të ikur. Por, ai më mbajti dhe më pyeti me zë të ulët: “ dua të të bëj një vizitë. Është edhe te ty si këtu?” Unë iu përgjigja se po të donte të vinte tek unë, do të vija ta merrja vetë. “Jo, -tha ai. Xhemioli më ka thënë se dera ndërmjetëse është ende. Unë vij vetë.” Sidoqoftë edhe tek unë nuk ishte më mirë. Por falë manisë sime për protokoll, falë karakterit të paafruar dhe të mbyllur, largësia sidoqoftë ruhej. Po përse të shkaktohej kjo rrëmujë e kjo gjullurdi në një shtëpi private, mund të pyesë ndokush. Nga koha atërore dhe stërgjyshore Ismail beu kishte mësuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllëku i shtëpive të bejlerëve, quhej në shqip zapana.

Kështu edhe Ismail beut nuk i pëlqente të rrinte në bashki. Dhe njerëziut, që me punë a pa punë, duhej të takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma në banesën e tij private. Ditët që pasuan, unë takova zyrtarët e lartë të qeverisë së re , të emëruar më 4. 12. 1912, nga i përnderuari kryeministri Ismail beu dhe nënkryeministri fort i nderuari dom Nikollë Kaçorri. Anëtarët e qeverisë së re ishin miq dhe të njohur të mirë, e më duhej të shtoj, se në rrethanat e atëhershme vështirë të bëhej ndonjë zgjedhje më e mirë. Dhe nëse kjo nuk u përgjigjej aspak kërkesave të kohës, nuk ishte faji i saj. Pozita e çdo qeverie përparimtare pas shkatërrimit të sundimit osman nuk mund të ishte e lehtë; vetëm një orë e fortë diktatoriale do të kishte mundur mbase t’ia dilte mbanë qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia për të qenë i tillë?

Në qeverinë e Ismail Qemal beut dhe të babaxhanit Don Nikollë Kaçorri nuk kishte vend për tiranë mesjetarë, ajo përbëhej krejtësisht nga njerëz të arsyeshëm. Këshilli i Ministrave mblidhej në shtëpinë e Ismail beut, por se ku i kishin selitë ministrat e tij, unë nuk e mora vesh kurrë edhe pse, them se e njihja shumë mirë atë çerdhe mjerane , që quhej asokohe Vlorë. Më mirë nga të tjerët e kishte- këtë e kam parë vetë - ministri i Postëtelegrafës: ai ishte zot i një ministrie të tërë, i Zyrës Posttelegrafike të Vlorës. Asambleja kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, më 28. 11. 1912, u shpërnda më 7. 12. 1912, pasi zgjodhi më parë, në këmbë të saj, një Këshill Pleqsh, (senat) me 18 anëtarë.

Gjatë kohës që qëndroja në Kuç isha zgjedhur (në mungesë) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorës. Dy nga ministrat ishin miqtë e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerëz më të ndryshëm, madje më të përkundërt nga karakteri. Ndërkohë që Myfit beu i merrte me të përqeshur të gjitha këto: mangësitë e qeverisë së përkohshme, papjekurinë e popullit shqiptar, madje tërë këto fyerje që na kishin pllakosur, Abdi beu, përkundër, pikëllohej dhe dëshpërohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me një apo dy javë vonesë marrjen e rrogave në shtetin e ri shqiptar. Po ku e mësuan shqiptarët, pyesnim më shpesh me tallje, konceptin e rrogës mujore? Problemi i financave, që unë do ta quaja me emrin e tij të vërtetë: vështirësitë për të siguruar paratë e nevojshme për të mbajtur aparatin shtetëror dhe këto mori të shpërngulurish më dukeshin të pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina të pasura. Por të ardhurat nga doganat nuk vileshin më për shkak të bllokadës detare greke dhe me afërsisht 6000 -7000 napolonat që qeveria e përkohshme mund të siguronte në muaj, Abdi beu duhej të bënte çudira, duke përmendur këtu se asnjë nga bejlerët nuk mori kurrë asnjë grosh si rrogë apo si dëmshpërblim. Myfit beu, ministri i Brendshëm, banoi disa javë tek unë, pastaj mori me qera një shtëpizë të këndshme prapa avllisë sonë, ku jetoi gjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë. Stili në të cilin ai e drejtoi Ministrinë e Brendshme, të kujtonte paksa kohën e Dagobertit, Mbretit të mirë të Frankove: pakëz atëror, pakëz kalorsiak, por edhe pakëz despotik.Pas një jave

Një javë pas kthimit tim në Vlorë, çova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo zonja Marigo Posjo (një atdhetare e madhe demokrate, por që i pëlqente reklama) ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 nëntor kryeobjekti i ditës, flamuri si simbol i pavarësisë, me atë pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Për më tepër shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar.
Atëherë ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqrem beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe pyeti se a mund të merrej pa qenë aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri që dikur don Aleandro Kastrioti më kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte në dritare.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopësht, duke brohoritur “rroftë, rroftë “ edhe pse shumë prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë: “Shumë mirë e bëtë ju të diturit që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka më se ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parë shqiponjën e zezë m’u përgjigjën krenarisht : “Tek ushtarët e babë Kralit, në Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail beu kishte zgjedhur një korb si simbol të Shqipërisë së lirë. (Ah ta kishte bërë Shqipërinë Syria beu, ankohej ai,- tani do të kishim në flamur syret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që ka e kaluar të gjithë jetën në vendin e frëngjve?)! Kur ia rrëfeva historinë Ismail beut, ai qeshi me të madhe, por edhe më kërcënoi me gisht se do t’i tregonte hoxhës që flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unë!Qeveria

Kryetar Shteti, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zëvendëskryeministër: dom Nikollë Kaçorri
Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministër i Drejtësisë: Dr. Petro Poga
Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale
Ministër i Financave: Abdi bej Toptani
Ministër i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministër i Luftës: Gjeneral Mehmet pashë Dralla
Ministër i Punëve Botërore: Mitat Dume Frashëri
Ministër i Postëtelegrafës: Lef Nosi
Vazhdon polemika rreth flamurit kombëtar që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë

Flamuri i Skënderbeut në shtëpinë e Vlorajve

Në këtë shtëpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarësisë


Bardhosh Gaçe

Dita e 28 Nëntorit është një festë mbarë kombëtare e shqiptarëve, brenda kësaj dite historike përmblidhen kujtimet e shkruara e të pashkruara të shqiptarëve.

Tek ajo ditë historike ringjallet jeta, luftërat dhe përpjekjet e brezave të tërë shqiptarësh për lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre. Rrënjët e kësaj dite historike duhen kërkuar thellë në kohërat e gjëmimeve të Skënderbeut dhe trimave të tij, të cilët u bënë mbrojtës dhe emërmëdhenj në Evropë kundër invazionit osman. Kur kujtojmë 28 Nëntorin apo lexojmë studime e shkrime për këtë kohë të bekuar, ne shqiptarët ende duhet të reflektojmë në përmasat dhe vendin që duhet të zërë ajo në historiografi, pasi mjaft shkrime dhe studime janë të zbehta dhe nuk japin një tablo të plotë të këtij akti historik. Vitet e fundit janë bërë mjaft përpjekje që akti i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare të lidhet ngushtë me tërë ato lëvizje kombëtare që zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit që ishte një nga vatrat që e ngriti në kushte të reja këtë lëvizje për çlirimin nga zgjedha otomane dhe përcaktimin e programit polizoik të saj. Është shumë domethënëse që Vlora u bë një nga vatrat e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Në këtë qytet, Mustafa Pashë Vlora, që Ismail Qemali e quante "mësuesi im i kombëtarizmës", ishte nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashëri. Roli i tij në mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartë se ishte jo vetëm një personalitet i Rilindjes Kombëtare, por edhe promotorr i gjithë asaj lëvizje në jug të Shqipërisë, në Vlorë, Janinë, Prevezë e Gjirokastër. Vetë Abdyl Frashëri pati ardhur në Vlorë në vitin 1879 dhe organizoi një kuvend të madh për atdhetarët për realizimin e kërkesave themelore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmë të thella në ndërgjegjen kombëtare të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë së Jugut. Në Vlorë dhe në krahinat e saj veprimtarët më të shquar ishin figura të njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli, Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.


Pavarësia dhe Ismail Qemali

Sigurisht, në këtë ngjarje madhore, shpalljen e Pavarësisë shqiptare dhe ngritjen e flamurit në Vlorë, figura kryesore ishte Ismail Qemali si politikan, atdhetar dhe njohës i thellë i Fuqisë së Madhe, i gjendjes së brendshme e të jashtme të Perandorisë osmane dhe Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarësisë kombëtare nuk mund të kuptohet pa atë plejadë intelektualësh, luftëtarësh e diplomatësh shqiptarë, të cilët luftuan e qëndruan në krah të njëri-tjetrit si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Mehmet Pashë Dërralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat Frashëri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Dhimitër Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Përkohshme e Vlorës i kushtoi një rëndësi të veçantë, krahas organizimit të shtetit shqiptar, edhe njohjes së Pavarësisë Kombëtare në Evropë e në vende të tjera. Siç shkruan edhe profesori i të Drejtës Kombëtare baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaçi, në mjaft shkrime e studime të tyre e japin të qartë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe marrëdhëniet e qeverisë së Vlorës me faktorin ndërkombëtar. Mbi të gjitha në mjaft dokumente dhe vendime të qeverisë së Vlorës, vihet re përpjekja e saj për të organizuar administartën dhe jetën politike, shoqërore e ushtrake, sipas modeleve të shteteve evropiane. Edhe Kanuni i përtashëm ishte një akt juridik i mbështetur në këto parime evropiane.


Flamuri i Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës

Do të dëshiroja të ndalesha edhe në dy momente të kësaj ngjarjeje në organizimin e Kuvendit të Vlorës, kësaj ngjarjeje madhore. Ismail Qemali me atdhetarët shqiptarë, pas takimit me diplomatët anglezë, italianë dhe ata të Vjenës, shkuan në Trieste ku i prisnin bashkatdhetarët e tjerë. Atë kohë në Shqipëri u krijua një situatë dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipërinë Veriore dhe nga Shkodra po marshonte për në Durrës. Në këtë moment Ismail Qemali i dërgon telegram parisë së Vlorës, ku u ngrit një komision përgatitor për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në këtë telegram thuhej: "Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës apo Vlorë është shumë e rëndësishme. I thirrni të gjithë. Gjersa të arrij unë, mbani qetësinë e ruani bashkimin. Çështja jonë politike u sigurua…". Ky komision përgatitor luajti një rol të madh në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ata ishin nga atdhetarët më të shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri, Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej tyre nuk përmenden në tubimet që bëhen, por mendoj që veprimtaria e tyre kombëtare duhet të ndriçohet. Pa momentin e ngritjes së Flamurit Kombëtar, pas fjalimit të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe shpalosjes së flamurit të Skënderbeut në ballkonin e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, në atë shtëpi që kishte lindur dhe Ismail Qemali, e cila ka qenë në vendin ku sot është Monumenti i Pavarësisë, e quaj një akt të madh shpirtëror edhe faktin që, klerikët më të mëdhenj të kohës si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa, dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalët e zotit flamurin kombëtar. Kohët e fundit në disa artikuj vazhdon polemika që është zhvilluar edhe më parë rreth flamurit kombëtar.

Në mjegullat e kohës të pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra e flamurit shqiptar. Rilindasit tanë, siç mësojmë prej Spiro Dines, e dinin që flamuri i Skënderbeut ishte me një shqiponjë të bardhë. Anëtarët e shoqërisë së Stambollit vunë në stamën e tyre një shqiponjë me kokë të ulur mbi një shkëmb. Ndërmjet viteve 1880-1895, Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, në botimin e gazetës së tyre, mbanin si emblemë flamurin e Skënderbeut. Mbas vitit 1900, këtë emblemë e mbante edhe Faik Konica, në revistën "Albania" që botohej në Bruksel. Po në Bruksel, më 1899 u prodhua flamuri i parë shqiptar, i cili ishte zhdukur që në kohën e Skënderbeut. Më 1907, me flamurin e Skënderbeut parakaloi një grup shqiptarësh në rrugët e Bostonit. Një flamur të tillë qëndisi edhe Said Najdeni në burgun e Edmesë. Dervish Hima, më 1908 solli një flamur në vendin tonë me fushë të kuqe. Dritë të plotë mbi flamurin tonë kombëtar hodhi Faik Konica, në artikullin "Flamuri i Shqipërisë" në vitin 1909, në revistën "Albania", i cili thotë se: "Flamuri ynë, i cili është një nga më të lavdëruerit në botë, është padyshim edhe një nga më të vjetrit".

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë



Shkrimi i fundit i Prof. Ramadan Sokolit është i lidhur me temën e simbolit të kombit shqiptar, reçensa për librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit Jaho Brahaj, shkruar nga Profesori në janar 2007. Monografia ne fjale eshte botuar ne Nentor, 2007. Prof. Ramadan Sokoli
Ky libër i studiuesit Jaho Brahaj është i mirpritur dhe i domosdoshëm, për një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore e materiale, që ka trashëguar në shekuj kombi ynë, por edhe një simbol identifikues i shpirtit dhe qenësisë së shqiptarit, për të cilin ka derdhur shumë gjak, për ta mbrojtur e për ta lartësuar në liri.

Unë si autor i studimit për Hymin e Flamurit Kombëtar, leximi i studimit në fjalë, jo vetëm që ishte një kënaqësi, por dhe një habi, që më mbushi me emocione për larminë e argumenteve bindëse, me mbështetje në literaturë dhe në fakte materiale e shpirtërore të krijuara dhe të ruajtura nga populli ynë për lashtësinë e këtij simboli mijravjeçar e bashkudhëtar në fazat e zhvillimit e të qëndresës kombëtare deri në ditët tona.

Qëmtimi i objekteve të kulturës materiale (zbulimeve arkeologjike), që nga lashtësia deri në antikitet, është bërë më vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autorëve tanë dhe të huaj, brenda truallit të rrudhur te Repblikës e në trervat autoktone iliro-arbërore ballkanike.Kjo punë e lodhshme me një bibliografi të pasur e rendit monografinë ndër veprat me peshë të një studimi serioz dhe dinjitoz e një ndihmesë në ndriçimet albanologjike me vlera për temën e lashtësisë së flamurit tonë kombëtar dhe të vazhdimsisë së popullit tonë në mijravjeçar në trojet Ballkanike,
Vepra në fjalë ka peshë në studimet albanologjike, por njëherit në përiudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndergjegjës kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të pasurisë identifikuese të kombit tonë.

Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokësore, miteve e legjendave i ndërthurur me ilustrime të objekteve të kulturës materiale etnografike e të kultit, duke i analizuar në një rrafsh mbarëkombëtar në funksion të traditës së lashtë e deri në ditët tona, për ruajtjen dhe shprehjen e kultit të shqiponjës bashkëudhëtare ndër epoka tek populli ynë, është një arritje dhe kontribut për t’u lavdëruar dhe detyrë, që ky hulumtim disiplinor shkencor të njihet nga msat e gjera të lexuesve, të cilat për tema të tilla botimet tona ju janë shumë borxhli.

Kapitujt e fundit të përiudhës së pas vitit 1912, janë një analizë historike e luftës dhe betejave të përgjakshme të bëra nga mbarë kombi ynë për mbrojtjen dhe lartësimit e Flamurit Kombëtar. Këto janë shtjelluar me një gjuhë lakonike, më një tekst jovoluminoz, por me gjuhën e fakteve dhe me një ritëm për t’u admiruar dhe me kritere rigoroze të disiplinës historike e me referime të një literature pothuajse shterruese.
Monografija ”Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit të njohur Jaho Brahaj është i mirpritur dhe një shkoklim me mjete dhe gjuhën e argumenteve shkencore për këtë pasuri të kombit tonë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons