Forumi Kuq E Zi
Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi per Nenen, nga shkrimtare te ndryshem Shqiptare. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Xheladin Hamza - NËNËS SIME

Në ëndrrën e natës që iku pa kthim
Ti nëna ime, mendimet mi përkëdhele
I bëre të mëndafshtë
Si flladi i verës në mbrëmje...

Kujtimet për Ty
Zbritën qerpikëve të mi
Të larë me lot...

Mbi varrin tënd u përkula
E hapa portën e zemrës së djegur
Ajo u gjunjëzua totalishtElhamin zëshëm ta këndova
Shpirti më dridhej si në ankth
E fjala më mbeti në fytin e tharë...

Mbi mollëzat e faqeve
M’u rrokullisën lot dhembjeje
Ranë mbi varrin tënd
Me lule mbuluar
Ku ti rehatshëm fle, nëna ime!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ibrahim Kodra - O Nënë


Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla
ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet,
o nënë.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde,
sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje,
që asnjëherë nuk lodheshin
së ndjekuri ecjen time të pasigurt.
Ishe gjithçka për mua.
Fytyra jote: më e bukura
mes muzave.
Dhe flokët e tu
të gjatë e të zinjmbulonin faqet e gëzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë
nëpër venat fëminore.
Tani ku je fshehur?
E freskët në kujtesën time,
rikthehu, o nënë,
të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
AGIM DOÇI - NËNËS

Puthi foshnjen dhe e riti
Puthi qiellin dhe e ndriti
Puthi plagen e sheroi
Vetem Nena

E puth ballin celin lule
E puth gushen me pekule
Puth ajo inati ulet
Vec nga Nena

Themi NENE kur na ther zemra
Dhe kur s'eshte buzeqesh nder endra
Se eshte Nene e dashuriveMal nga dhembja

Nina nana na perkundi
Dore e saj e bardhe si pllumbi
Vec nga Zoti dhe nga nena
Celet jeta

Hap i saj i lehte si flutur
Kur ne dhembje vjen i pari
Zeri saj aq shume i bukur
Zgjon te vdekurin nga varri

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DRITËRO AGOLLI - VDEKJA E NËNËS

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Saimir Murati - MË FAL NËNA IME ?!...

Nëna ime nënë e dashur,
pa ty zemra më është plasur!
Para kohe unë u plaka,
këtij kurbeti i rëntë flaka!

Nga ti ika u largova,
dhe e di që të lëndova!
Por ja që Zoti më dënoi,
pa ty nënë unë të jetoj!

Në ëndërr jam me ty ç'do natë,
edhe përse ti ndodhesh larg.
Të gjitha dhimbjet m'i shëron,
kur dora jote më ledhaton.Më duket vetja si jetim,
këtu larg teje në mërgim!
Ndjenjat m’i ndryshku vetmia,
e shpirtin m'a braktisi lumturia!

Pa ty o nënë e shrenjtë,
e rëndë qenka kjo jetë!
Mallkuar qoftë ky fat i zi,
që padrejtësishtë me ndau nga ti!

Prej ditës kur dola në kurbet,
një faj i rëndë në zemër më vret!
Pesha e tij po më hap plagë,
që përjetë do të rrjedhin gjak!Të lutem më fal nëna ime,
që të lashë në hidhërime?!
Më fal që po derdh lot për mua,
dhe mos harro se unë shumë të dua.

Te dua me shumë se jetën time,
dhe për këtë nuk kam dyshime!
Pritëm nënë edhe për pak kohë,
se do te kthehem njëherë e përgjithmonë.

Besomë nënë se së shpejti do të vij,
e lotët në sy do të t'i fshij.
Do të të marr në përqafim,
gjersa t'a shuaj këtë mallin tim...

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Danel Cana - VAJTIMI I NËNËS

Mbi një shkëmb të zbardhëllyer
kishte dalë plak’ e shkretë.
Me duart të kryqëzuara,
tret shikimin thell në detë..!

Ah moj zemër si duronë..!
Si duronë moj e shkretë..?
Më mirë plaçë për gjithmonë,
se sa heq ato që heq.

Ç’qe kështu kjo jeta jonë?
Kush e priste këtë ditë?
U hap përsëri kurbeti,
na mori bijat dhe bijtë.
Mbeti toka si e djegur!
I ka rën flak e pa parë!
Mbenë njerzit qyqyndrakë!
Është bërë pëllëmb e varr!

Nga ta zë e drithëruar!
Nuk do rrojë sa kam rruar.
Të mos shihja çfar kam parë.
Ca të vdekur, ca të gjallë!

Djal e nuse ç’mi ke bërë?
Det i thellë edhe i gjërë.
Ç'omi, mos m'i mbaj në gji!
Det i madh...det i zi.
Nga ti hedh sytë më parë?
Keq në detë.., e keq në malë!
Dhe në malet e Greqisë
mbenë bijt e Shqipërisë.

U përmbyçi more male.
More male të rënduar.
Sa kanë mbetur? Sa kanë ikur?
Vallë, i kini numuruar?

Dhe ata që kan arritur
Për atë bukë të shkretuar!
Si t'i gjejnë nënat e shkreta?
Kur dhe emrat kanë ndërruar!

Si ta lëm vëndin të shkretë?
Të humbasim mall e gjënë?
Të mohojmë gjuhën tonë?
Të mohojmë se kemi qënë?

Se në botë ka pak miqë.
Ka të mirë, e ka të liqë!
Ka disa që duartrokasin
kur ne njëri-tjetrin vrasim.

Ka dhe ca që na nderojnë.
Kërkojnë të na ndihmojnë.
Po.., sa do të mbaj i huaj?
Po s’punuat në vëndin tuaj?
Pra dhe mikun mbaje mik.
Dhe mos e bëj për të lik!
Por të ligut... tregoj vëndë,
mos i beso vëndin tëndë!

K’të që them, e them nga derti !
Syt e nënës mbenë nga deti !
Zëmër e nënës mir e di,
se do kthehi në shtëpi.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Llamadeo Dukagjini – O Nëna ime...


Ti mërzitur rrin për mua, e di aq mirë,
mëngjesve më kërkon diku këndej, ku kam gdhirë!
Në mbrëmje më pret atje tek rruga e madhe…
Gjer sa sytë ti lodhë e thella errësirë…!


Ti shkon gjithnjë nëpër qiellin pa fund
Dhe lutjet për mua jo nuk i ndalon!
Ah e dashur Nëna ime, po ti mos u merzit aq shumë,
Se dielli ështe aq i madh, dhe mua falas o nënë po më
ndriçon!

E di se ti dëgjon e sheh çdo gjë se çfarë ndodhë me mua…
Por të them diçka moj Nënë, diçka që këndej me ne aq luan…:
Dikush më don aq shumë…, por`ah` dikush aq më urren…!
Ndaj urrejtjes unë zë e qesh, e për atë që më don, aq shumë vuaj!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…Me ty do te isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me muaSa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fatmir Terziu - Nëna

Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s'mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dalan Luzaj - Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-dhe vdekja s'mund te mos e merrte.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vjersha për nënën







MËSUESJA NA THA
TË GJENIM NJË VJERSHË,
NJE VJERSHË PËR NËNËN,
TË VOGËL, TË THJESHTË.


SHUMË U MUNDOVA
PO VJERSHËN S’E GJETA,
AS NË INTERNET
DHE AS NË GAZETA.

VËLLAI MË THA
KURRË S’KE ME E GJETË,
VJERSHËN PËR NËNËN
DUHET TA BËSH VET.




VJERSH[b]ËN E NISA ME EMRIN NËNË,
PASTAJ DY FJALË DIELL EDHE HËNË,
NJË BUQETË ME LULE DHE FJALËN TI,
DY PËRQAFIME DHE SHUMË DASHURI.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons