Forumi Kuq E Zi
Poezi nga Visar ZHITI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga Visar ZHITI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi nga Visar ZHITI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga Visar ZHITI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Poezi nga Visar ZHITI Empty Poezi nga Visar ZHITI 17/9/2011, 20:46

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Nga porta e pare
E kaluan ne te dyten
Neper nje udhe mbuluar me tela gjembash
………………..si kujtesa e krimit.
Ne porten e trete kishte vetem kthetra. Dhe e shfletuan
Se mos qe fshehur Brenda ndonje cope shprese a ngushellim,
…………………………………………qe ta mbytnin.
Kontrolluan ne kishte fjale te vizuara, per t’u gjetur qellimin
Dhe t’ia hiqnin. Se vizimet jane nerva, damare te gjakut.
Ne porten e katert e kontrolluan serish Fjalorin
E madh te Gjuhes Shqipe
……………sa nje arkivol foshnje. Dhe
nuk e di ne cilen porte u vendos qe t’ia jepnin te burgosurit
vepren. Ia kishin blere prinderit duke sjelle ushqime
………………………………………….me pak. Buka
te zevendesohet me fjale? Ca mish me foljet,
………………………mbiemrat me embelsirat?
Pasthirrma do apo cigare, apo kuptimet e dyta, prejardhjen,
Perdorimet, humbja, gjyqi, pse dhe keshtu,
C’deshe te thoshe, agjitacion
……………….dhe propagande kunder shtetit, neni 55, para-
grafi I, denohet, fjala, dhe erdhi Fjalori i Gjuhes Shqipe
ne burg,
……i bardhe, balleperballe me Kodin Penal,
………………….Abeli kunder Kainit.
U tronditem. Na kishte marre malli.
Iu mblodhem rretherrotull si Gurit Filozofal.
(Ne kishim mesuar te lexonim ne Ah-betare
…………………………………psheretimash!)
Gjuha eshte burre, kurse neve se pari na flet nena, se kush tha.
Feshferinin fletet e librit si fustanelle. Kerkonim fjalet e dashurise.
Ato, ato… A e di ti
………..qe shtojzovalle vjen nga urimi: shtona Zot valet ? Dhe
kushtrimi ka kuptimin: kush asht’ trim ! Ne guxojme
te themi: kemi frike ne ferr,
……………………….vdesim ne duart e nje tjetri
qe jemi po vete. Na rrahin te vdekur, thyhen
brinjet e verbit te fatit, nxihen si vendet e plageve,
fjale te zeza te gjuhes shqipe, te huazuara
…diktature… spiun… parti…
shtohen britmat, i bertasin te burgosurit qe
s’ben dot normen nen dhe, tek te vdekurit,
atij qe perkedhel kalin
……………si perendimin ateror te diellit,
……………qe lexon ne rresht horoskopin e syve.
Dhe e cojme dore me dore, c’kerkojme
Te gjejme aty, ngrohtesine e rrenjeve, limfen fjaleformuese,
Kuptimet e shumta si gjethnaje habie?
Fjalorin dikush e mbeshtjell me arnojce batanijeje
……………………………..si me kohen
ose mjegullat e pushtimeve barbare,
……………………………..dalin fjalet,
bashke me barin cajne dyshemene e ftohte,
i perkedhelim me duart plot plage, dhembja
Ngjyen fjalet, rimbushen fletet…
Ti e ke kete liber, pyet ofiCeri i sherbimit, pa ta shohim
Ç’ke fshehur?
C-ja si u be Ç? Cili ne cfare? Me c’prange? Njollat e gishtave
Bejne pis semantiken si te ishte sharje. Shperthejne ato si
Plumbat
………..mbi te burgosurin
…………………………….qe donte te arratisej,
perpelitet kumti i pergjakur dhe e perpin toka.
Dhembe te thyer, parashtesa, prapashtesa te flakura. Na i
Dogjen prape fjalet ne Çameri bashke me vatrat,
Mbush grushtet me hi amanetesh
………………………dhe i shperndaj neper varre.
I masakruan fjalet, na i keputen me dysh, gjysma tjeter
Eshte matane telave me gjemba, ne Kosove dhe une flas
Jerm, me lidheza te vdekura, s’kuptohem, nyje te helmuara.
Krim i madh mbi fjalet…
……………..si nje tren lufte
………………….qe can nje kope te bardhe delesh
dhe iken trembja e tyre, iken…
Nen ullinjte arbereshe
Pushojne tufat me kangjele te trishta.
………………….E mbajme Fjalorin me duart e zemres
si shpresen,
aq sa duam ta hame per ta bere palce te eshtrave tona
………………………………………te lodhura
per te mos mbetur te paqene.
Ti, Gjuha Jone,
Qe shpjegon dhe emra Perendish, lutju atyre te zbutet
Ndeshkimi,
Te bashkohen fjalet
………………….si buzet kur puthen. Fjalet jane njerez
………………dhe gjuha me shume se popull: gjithcka e gjalle
dhe qytetet e vdekura, netet e keshtjellave, zjarret,
udhet neper trupin e jetes nen yllesite e deshirave, portat,
kerkellima e tyre, varret, heshtja e eshtert,
klithmat – edhe te pemeve,
berthama e frutit, urite, porosite, shenjtet, urtite, zogjte dhe
shiu, ndergjegjja ne gur, deshmite e tokes, carjet
dhe dramat, te pthenat, rrenjet, magjite, torturat, liria
deri dhe veturat e dashurise, trenat, renkimet, djepat e rinj,
agullimat qe s’kane lindur ende,
……………………I presim te vijne bashke me femijet –
se belbezon foshnjerisht dhe agu fjalet e dites se pare
te krijimit te botes. Dhe ashtu behet…

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2Poezi nga Visar ZHITI Empty Re: Poezi nga Visar ZHITI 24/1/2013, 17:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Poezi nga Visar ZHITI Visar_Zhiti
Jeta

Visar Zhiti ishte bir i aktorit dhe poetit Hekuran Zhiti (1911-1989). Visar Zhiti u rrit në Lushnjë, ku ai përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), ai filloi karrierën e tij të mësimdhënies në qytetin malor verior të Kukësit, duke demonstruar një interes në fillim në vjersha, disa nga të cilat u botuan në revistat letrare.
Në 1973, ai përgatiti për botim një përmbledhje, "Rapsodia e jetës së trëdafilave". Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës (Partia Komuniste)në të cilin diktatori komunist Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që pëlqenin kulturën perëndimore. Babai i Zhitit kishte patur më parë një konflikt me autoritetet, dhe poeti i ri papritmas u bë një nga viktimat politike të diktaturës për të frikësur intelektualët shqiptarë. Dorëshkrimi i përmbledhjes së tij të përmendur më sipër, që kishte qenë dorëzuar për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist. Ai u arrestua më datë 8 nëntor, 1979 në Kukës. Mbasi u dënua në një gjyq qesharak në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg, ai u dërgua në burgun e Tiranës dhe më vonë transferohet në burgun famëkeq të Spaçit. Shumë nga të burgosurit që ishin me të në burg vdiqën nga keqtrajtimet, torturat dhe kequshqyerja ose pësuan çrregullime mendore.
Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe u "lejua" nga pushteti komunist për të punuar në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punuoi në Milano deri në 1992. Përmes një burse studimi nga Fondacioni Heinrich Boll, Zhiti shkoi në Gjermani në vitin 1993 dhe vitin e ardhshëm shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kthimit të tij në Shqipëri, ai punoi si gazetar dhe u emërua kreu i ndërmarrjes botuese e cila kishte planifikuar të botonte librin e tij të parë. Ai ka qenë i punësuar më vonë nga shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar dhe në 1996 u zgjodh vetë në parlament. Mbas Realiteteve të zymta të politikës shqiptare, ai u tërhoq nga politika. Në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, ku ai qëndroi deri në vitin 1999.
[redakto]Veprimtaria Krijuese

Libri i tij i parë me poezi, "Kujtesa e ajrit" u botua në Tiranë në vitin 1993, i cili përfshnte disa poezi nga burgu. "Hedh njė kafkë te këmbët tuaja" u botua vitin e ardhshëm. Ky vëllim përmbante të gjitha 100 poezitë të krijuara në burg në mes 1979 dhe 1987, të cilat kishin mbijetuar vetëm në kujtesën e tij. Vëllime të shumta pasuan, dhe ai është i njohur tani si një prej poetëve të mëdhenj shqiptare të shekullit të 20-të. Ai ka shkruar edhe shumë tregime të shkurtëra, të mbledhura në dy vëllime, dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra nga Garcia Lorka dhe poeti italian Mario Luzi. Kujtimet e tij nga burgu, "Rrugët e ferrit: burgologji" u botuan në Tiranë në vitin 2001. Në vitin 1991 atij iu dha çmimi italian për poezi "Leopardi d'oro" (Leopardi i artë), dhe në 1997 ai mori çmimin prestigjioz "Ada Negri".
Libra me poezi:Kujtesa e ajrit (Tiranë: Lidhja e shkrimtarëve, 1993)[1]
Koha e krisur (1993) [1]
Hedh njė kafkë te këmbët tuaja (Tiranë: Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1994)[1]
Mbjellja e vetëtimave (Shkup: Flaka e vëllazërimit, 1994)[1]
Koha e krisur (1993) [1]
Dyert e gjalla (Tiranë: Eurorilindja, 1995)
Kohë e vrarë në sy (Prishtinë: Rilindja, 1997)
Si shkohet në Kosovë (Tiranë: Toena, 2000)
Rruget e ferrit: burgologji(2001)
Ka shkruajtur edhe Pazari I Kepucarit. Përkthyer në Gjuhën Agleze:
Condemned Apple (Molla e dënuar): Poezi të zgjedhura, përkthyer nga Robert Elsie (Los Angeles: Green Integer, 2005).

3Poezi nga Visar ZHITI Empty Re: Poezi nga Visar ZHITI 24/1/2013, 17:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Njeriu është me i ri se vdekja e vet
Visar Zhiti

Njeriu është me i ri
se vdekja e vet, ju them unë
qe kam vdekur shumë herë.

Funerali i reve
iken pa arkemortin e shpirtit
të atij qe vrane. Pa varr është si drita
dhe eshtrat s'i gjenden,
ia hengren rrenjet, s'dihet s'e ku. Edhe lumi

s'i harron
kaq shpejt brigjet e veta, miqte e mi. Qe
te kujtoheni, bëni si ai
qe i ndërron krahun orës,
nderrojeni edhe ju kohën me një tjetër
me te mencur. Ne një kohe mekataresh,
ashtu je dhe kur s'do. Unë ju dua
po aq paqesore
sa pemët. Qe fluturojne me shpendet. Prandaj
gjethet dhe pendet ngjajne nga forma. Janë
si heshtja.

Cmojeni dhe heshtjen time si qirinjte.
Prapë po ju them: drita
nuk bën zhurme.

Të bëjmë zhurme sa një këngë! Qe
të mos harrojmë, ashtu si fëmijët qe lidhin
një fije peri ne gisht,
te lidhim amanetet. Njeriu
është me i ri se vdekja e vet gjithmonë.

Por ah, sa pak di te perkedhele
populli im!

4Poezi nga Visar ZHITI Empty Re: Poezi nga Visar ZHITI 24/1/2013, 17:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne fillim ishte puthja e dores ne ëndërr-
hënë ndjellese qe afrohet.

E pranuam fatin te vuajme
magjishem si hyjnoret.
Ti kërkon te me futesh brenda vetes
mua, tufanin e dëshiruar, qe shkallmon
shkalle dhe ankthe,
pritje dhe dritare,
anet e trupit tënd
për t'i ribere sërish prej drite te drites.

Qysh te mberrij nga fundi i barkut
te gjinjte e tu, te diejt
qe i shtrengoj si femija dy zogj te arte,
të mos i ikin me te përralla dritheronjese.

Zambake te medhenj afshesh na mbeshtollen.
Pastaj mes mjegullave dehese
te renkimeve dhe psheretimave
shoh si bie fytyra jote
nëpër humnera parajse,
bie dhe unë, s'te ndahem,
i mberthyer
pas teje me buzë,
me të gjitha buzët e mia
nëpër lekuren e shpirtit tënd,
qe u mbush me muzgje te vogla, blu.
Ah,
te paskam kafshuar si mollen biblike.
(Dhembja është tejet e ëmbël.)
Ti je molla prej kohe
qe s'mbaron.

Po klithmat e tua me versulen
si thika te paqena vezullimesh
me ornamente dhembjeje te argjendte.
Ne shpellen e mistereve
futa një si këmbë
(...)
dhe endem nëpër relievin e gjallë-
mish i shenjtë jetë.
Here-herë galopoj me ty
si një kalores nëpër re,
ndërsa kapercenim ylberin
u ca gjoksi i peles
dhe dolen trumba pellumbash
si pasione te papermbajtura.

Rashe, u bëra varke,
ne detin tënd sërish e fut lopaten,
për te tjera drejtime e rreziqe te lumtura
nëpër dallget e tua te kurmit qe përhapet,
dhe e mbart me qilima te befte fluturues,
e shtrij reve, pastaj
s'po duroje ti, fergelloje nën
rr
ë
k
e
t
ë
e yjeve të bardha,
te nxehta e te ftohta
qe i derdha brenda teje
dhe u bëra ujevare e eger perjetesie.

Je gati te permbytesh e tera
për te ridale,
ishull i begate pasurish frikë.
Avitesh për t'u bashkuar me burrerine time,
te madhe sa toka.
Unë jam gati te vdes
ne kryqin prej mishi
qe e dua për t'u ringjallur tek ti, qe
edhe herë te tjera te bashkohemi te perflakur
si shigjeta qe can
zemren e një embleme
dashurie
ne një mur te gjallë.

5Poezi nga Visar ZHITI Empty Re: Poezi nga Visar ZHITI 24/1/2013, 17:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Harku i Triumfit
Visar Zhiti
marre nga libri: Dyert e gjalla

Hark i Triumfit,
qe e mbushe trupin tim prej kohe
................... .........me relievet e tua te gurta!
Gdhende emra martiresh. Digjen ata pertej vdekjes
si zjarri yt qe s'shuhet kurre.
Pa t'u dashur asnje lavdi tjeter,
................... ........u ngrite vete i lavdishem.


Hyn ti ne trupin e njerezimit
kur skeletet lodhen.Paris, 6.4.1993

6Poezi nga Visar ZHITI Empty Re: Poezi nga Visar ZHITI 24/1/2013, 17:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kamzhiku me te cilin rrahen Krishtin
Visar Zhiti
marre nga libri : Dyert e gjalla

Pashe
kamxhikun me te cilin rrahen
................... ................... Krishtin,
ne nje kupe te madhe, magjepese,
prej kristali e floriri.

Shtanga!
Flinte kamxhiku
si gjarper i lumtur
................... ........nga qe e ruanin
ne nje nga muzeumet me te famshme te botes.
Me plot gdhendje ngjarjesh,
stilizime te memorjes
ish ajo kupe.

Pre floriri apo prej kohe?

Kamxhik i llahtarshem qe
vlen vetem pse kafshove
................... ..kurmin e coptuar
te Martirit te Madh,
re mbi krahet e dobet
................... .te dashurise,
mbi fytyren e shenjte, e cave!
Cave shpinen qe pranoi te mbarte
................... ..............dhe mekatat e tua
e te solli
deri ketu,
kamxhik i gjalle.

Te vij rrotull, me kapi deliri i masakres!
S'me mbajne me gjunjet.
................... .............. Bie.
Me perveloi verbi,
................... .u pergjak me ulerima.
Dua nje kryq
te mbeshtes keto dhembje
................... ...............te pavdekshme
dhe qellome, sa te mundesh!

Ti ne muze?!
Vershellen ajri serish si gjarper.
C'u be dora qe te mbante?
Apo kalove dore me doree shekull me shekull,
................... .............tragjedi pas tragjedie.

Frushullima jote
u transformua
ne tufan shkaterrimtar lufterash.

Duke te pare ty,
................... ...kamxhik i pabesueshem,
mendoja sarkofage te florinjte qe do te duheshin
................... ................... ....per pushket e marrezise,
xhama sallonesh te tankeve,
guvat moderne prej dallgesh
................... ...............per nendeteset dhe tradhetite,
nje qiell tjeter agimesh handikapate
ku te ekspozohet kerpudha gjigande,
mbytesee bombes atomike.

Kamxhik i vogel
i krimeve te medha
qe ben sikur fle,
ti qe kafshove mishin e gjalle
te historise
.................qe ne vitin e pare.


ti akoma je
e mungon Martiri.
Nderkohe ka kocka tiranesh neper muzera
................... ................... ...skelete tiranozaurish.
Por eshte shpirti i Krishtit kudo,
e shenjteron ajrin.A nuk te cbind
ky kamxhik
qe duhej te fshihej zgavrave te turpit?
Po e kemi mbeshtjelle me flori
e kristal
qe ti, njeri, te joshesh per ta pare.


Aachen, 24.4.1993
Gjermani

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons