Forumi Kuq E Zi
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Lëkura e njeriut, duke qenë vazhdimisht në kontakt me agjentë të ndryshëm klimatikë apo edhe me elemente joklimatike, natyrale apo artificiale, është e predispozuar të preket nga një numër shumë i madh sëmundjesh dhe infeksionesh. Por ka edhe sëmundje që nuk janë rezultat i kontaktit të lëkurës, por janë të trashëgueshme edhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme në gjak. Një nga këto sëmundje është edhe dermatiti atopik. Lëkura e një pacienti me këtë sëmundje reagon jo normalisht ndaj irrituesve, ndaj luleve që shkaktojnë alergji. Ndërkohë që në raste të tilla lëkura bëhet e kuqe dhe kruhet shumë. Po ashtu, në këtë rast e kanë shumë të ulët rezistencën ndaj infeksioneve bakteriale. Lëkura në pjesët e gjurit dhe të bërrylit është më e prekura nga kjo sëmundje, ndërkohë që përjashtim nuk bën as lëkura e fytyrës dhe ajo e pjesës së pëllëmbës së dorës apo shputës së këmbës. Te njerëzit kjo sëmundje shoqërohet edhe me sëmundje të tjera si temperaturë apo astmë. Ajo bëhet kronike, pasi simptomat e saj zhvillohen ose mund të zhduken me kalimin e kohës. Këto simptoma mund të kontrollohen me trajtues të ndryshëm të lëkurës dhe kjo është e lehtë kur sëmundja kapet në kohë. Por dermatiti atopik, në rastet kur prek fëmijët dhe të moshuarit, ngatërrohet me një sëmundje tjetër dhe pikërisht me Psorisis. Kjo ndodh për faktin se kanë të dyja të njëjtat simptoma të ngjashme. Alergjitë e ndryshme ndikojnë shumë në zhvillimin e dermatitit atopik. Pjesa më e madhe e sapunëve e heqin yndyrën e lëkurës, duke bërë të mundur normalizimin e shëndetit të saj, por sapunët mund të zëvendësohen nga kremra të ndryshme, të cilat luajnë të njëjtin rol.
Sëmundja
Dermatiti atopik ose ekzema atopike është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës që takohet më shpesh te fëmijët, por mund të prekë çdo moshë. Mund të shoqërohet me astmë ose rinit alergjik, patologji këto që kanë karakter familjar. Dermatiti atopik është sëmundja më e shpeshtë kronike e lëkurës te fëmijët. Rreth 15 për qind e fëmijëve në moshën 7-vjeçare kanë ose kanë pasur dermatit atopik. Shumica paraqesin kuadër klinik të lehtë dhe të mesëm. Në 90 për qind të rasteve sëmundja fillon para moshës 7-vjeçare dhe më shpesh gjatë vitit të parë të jetës. Shumica e pacientëve përmirësohen më kalimin e moshës dhe sëmundja është më e rrallë tek të rriturit.
Shkaqet
Dermatiti atopik nuk është një sëmundje ngjitëse. Ai shkaktohet nga një bashkëveprim kompleks midis faktorëve gjenetikë dhe atyre ambientalë. Faktorët gjenetikë janë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundjeje, por mënyra e trashëgimit nuk është shumë e qartë. Nëse njëri nga prindërit ka kaluar dermatit atopik, ekziston një risk 30 për qind që fëmija të zhvillojë këtë sëmundje dhe nëse të dy prindërit e kanë kaluar dermatitin atopik, atëherë ky risk është afërsisht 70 për qind. Studimet tek binjakët kanë treguar një konkordancë deri në 86 për qind në binjakët monozigotë, krahasuar me 21 deri në 23 për qind tek binjakët bizigotë. Ekzema paraqitet në forma të ndryshme. Shkaktarët e ekzemës, janë të shumëfishtë dhe të ndryshëm. Aq më tepër që ndikimet e dëmshme, të cilat janë edhe nga jashtë apo të brendshme, që nëpërmjet gjakut veprojnë në lëkurë. Më së shumti sëmundjen e shkaktojnë faktorët e jashtëm, sidomos te lëkura e ndjeshme. Nga këta faktorë duhet të përmendim mënyrën e jetesës të panatyrshme, sëmundjet e gjakut, çrregullimet në traktin tretës, sëmundjet nga substancat e modifikuara (sëmundja e sheqerit, trashja, shkro-fuloza etj.), të sëmundjeve infektive kronike (sëmundjet e mëlçisë, të veshkave etj.). Ekzemës i japin shkas edhe bimët, siç janë marrubi i rëndomtë, shqemja, urthi, bishtuku i detit etj.
Paraqitja klinike
Kuadri klinik varion në varësi të moshës dhe mund të përshkruhet në tri faza, karakteristika kryesore e të cilave është kruajtja. Faza foshnjore 0-2 vjeç. Në më shumë se gjysmën e pacientëve rashi (skuqja) shfaqet gjatë vitit të parë të jetës dhe fillon zakonisht në faqe. Mund të përhapet në mënyrë difuze në të gjithë trupin, kryesisht në sipërfaqet ekstensore ose të jashtme. Lëkura shpesh është e tharë, me luspa dhe e skuqur. Mund të dallohen gërvishtje të skuqura nga thonjtë e mprehtë të foshnjave. Faza e fëmijës nga 2 deri në 12 vjeç. Faza e tretë, ose ajo që u përket moshave adulte (të rritura). Tek të rriturit ekzema lokalizohet në duar, në fytyrë, sidomos në qepalla, rreth gojës dhe në ballë.

Mënyrat e trajtimit
Trajtimi i dermatitit atopik mund të vazhdojë me muaj ose vite. Ky trajtim konsiston në reduktimin e ekspozimit ndaj faktorëve agravues, mjekimin lokal dhe atë sistematik. Qëllimi i trajtimit lokal të dermatitit atopik është lehtësimi i elementeve kutane të sëmundjes, domethënë lehtësimi nga tharja e lëkurës, ekzema dhe infeksionet sekondare. Lëkura e thatë duhet të trajtohet çdo ditë, mundësisht disa herë gjatë ditës, me produkte të kujdesit ndaj lëkurës, ndërsa ekzema me preparate antiinflamatore (kortizonike). Po ashtu, kruajtja lehtësohet nga preparatet kortizonike si dhe nga ftohja e lëkurës. Duhet shmangur veshja e trashë dhe ngrohja e tepërt e ambienteve. Zgjedhja e produkteve për kujdesin e lëkurës varet nga tipi i lëkurës, stina e vitit, ekspozimi i lëkurës dhe nga preferenca e pacientit.

Mjekimet popullore
Gjatë shpërthimit të krizës së ekzemës këshillohet ushqimi i lehtë, gati për shtatë ditë, duke përdorur qumësht, perime e fruta, pastaj shtohet komposto, mish i zier, gjalpë i freskët etj. Ndalohet kategorikisht mishi i derrit, të brendshmet e bagëtive, piperi, specat, salca, pijet alkoolike etj. Mahisja e lëkurës luftohet me kompresa, me ujë të zier e me kamomil.
Arra
Një kurë popullore që ka gjetur përdorim të gjerë në shërimin e ekzemës është ajo e përgatitur me gjethet e arrës. Për të përgatitur këtë kurë bimore nevojitet një sasi gjethesh arre, të cilat duhet të zihen shumë derisa të trashet lëngu. Më pas ky lëng kullohet, duke i shtrydhur edhe gjethet. Mjekët këshillojnë që me këtë lëng të lyhet lëkura për çdo ditë. Çaji i gjetheve të arrës ndihmon, në formë lavazhi, në mjekimin e acarimit të rrugëve gjenitale, të morthit, ekzemës etj.
Bar pezmi, njëmijëfletëshi
Merren 30-60 gramë bar pezmi, të cilat duhet të zihen në një litër ujë derisa të trashet lëngu, duke e shtypur vazhdimisht me një lugë druri. Me këtë pomadë lyhet çdo ditë ekzema. Një kurë tjetër është ajo përgatitur me shkumbajkën ose lulesapunin. Merren 10 lugë çaj në dy litra ujë, të cilat zihen për 20-30 minuta. Më pas kullohen, i shtohet pak sodë buke. Me këtë lahet ekzema para se të vendoset njëra nga pomadat e mësipërme. Gjithashtu, ky lëng mund të përdoret për larjen e të gjitha plagëve.
Rrodhja e madhe
Merren 20-30 lugë çaj nga rrënjët e rrodhes, hidhen në dy ose tri litra ujë. Përgatesa vlohet deri 30 minuta, pasi ftohet kullohet lëngu. Me këtë lahet ekzema para se të përdoret pomada për lyerje. Pomada më e mirë dhe më me rezultat kundër ekzemës është: 11 gramë squfur, 13,7 gr sulfami (pluhur), 20,5 gr talk, 27,7 gr vaj ulliri, 8,2 gr vazelinë dhe 16.4 gr lanolinë, të cilat përzihen së bashku shumë mirë, pastaj i shtohet edhe 2.8 gr tretësirë të acidit klorhidrik. Me këtë pomadë ekzema lyhet dy herë në ditë, ndërsa rezultatet duken pas katër javësh.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ilaçe popullore kunder anemise
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Diet
Te sëmurët anemike duhet te konsumojnë ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Këtyre te sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave te freskëta, qe përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje te tjera, qe përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.

HURMA

Per kurimin e kesaj semundjeje në mjekesinë popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

KARROTA

Karrota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karrotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.RREPA E KUQE

Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

GJETHE HITHRE

Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.LULESHTRYDHJA

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

FIKU

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kurat popullore që shërojnë ekzemën  Ndiqni këshillat e specialistëve për shkaktarët e saj, shenjat dhe mjekimin Healthydiets
Kura të dobishme popullore

1. MJALTI prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu heq helmimet apo materialet e huaja dhe ul “edema” ose fryrje, pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.

2. “Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur.
Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakezi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual). Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.”

3. KURA PER ULCERA
A. Lule Balsani është një nga bimët me te rëndësishme qe rekomandohet për kurimin e ulcerës ne stomak. Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime ne një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 dite ne një ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre një ngjyre te kuqërremte, atëherë mund te përdoret.
Masa e krijuar ne forme kremi mund te përdoret cdo mengjes derisa ajo te japë rezultatin e dëshiruar

B. Perzierja e Majdanozit, Gremit dhe Mustaqeve te Misrit

Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kësaj përzihet një luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur. Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi

4. HURDHA
Nqs keni kolesterolin e larte, cdo mengjesi rekomandohet te pertypni gjysem boceje hurdh

5. Nqs vuani nga Mos Tretja e Ushqimit, zieni dy boce hurdha ne 200ml qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons