Vezet alla greke, nje antipaste shume e shijshme dhe e lehte per t’u gatuar, pregatiten kryesisht me djathin Feta dhe mund te ruhen ne frigorifere per disa dite. Te fresketa dhe shumengjyreshe, ato mund te serviren ne nje pjate e cila me pare eshte shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj grek. Ne kete menyre sjellim alegrine ne tavoline ne pak minuta.
Perberesit per 4 persona
4 veze
100gr djath Feta
4 fileto açuge
1 spec te kuq te pjekur
3 luge vaj ulliri
2 luge majdanoz te grire
kripe
piper te bardhe (fakultative)
Veme te ziejne 4 veze per rreth 7 minuta dhe me pas i kalojme ne uje te ftohte per te pershpejtuar ftohjen e tyre. I heqim levozhgen, i presim ne gjysme, nxjerrim te verdhen e vezes dhe e therrmojme imet me duar. Presim djathin Feta ne kubik te vegjel dhe bejme te njejten gje me specin e kuq, majdanozin dhe me filetot e açuges.I vendosim ne nje ene te gjithe perberesit duke i perziere me kujdes dhe i shtojme vajin e ullirit dhe piperin e bardhe, i rregullojme me kripe duke patur kujdes, sepse perberja eshte vete e kripur.
Mbushim zgavren e vezes se ziere me perberjen e perftuar dhe e vendosim ne frigorifer ne nje ene me kapak per te pakten nje ore. Ne momentin e servirjes i vendosim mbi nje pjate te cilen e kemi shtruar me sallata te ndryshme apo ullinj te zinj.
*Keshille: Nqs nuk keni gjetur speca te kuq te pjekur mund te perdorni edhe ato turshi duke e bere perberjen pak te tharte. Ne rast se perdorni specat nen vaj, kini kujdes t’i hidhni me pak vaj ulliri.