Arrat braziliane
Ato janë të pasura në selenium, një antioksidant i fuqishëm që duket se i përmirëson aknet, ndoshta duke mbrojtur qelizat nga dëme inflamatore dhe duke ruajtur elasticitetin e lëkurës. Seleniumi ka një efekt vecanërisht pozitiv kur shoqërohet nga vitamina E dhe A, kështu që haji arrat e tua braziliane me ca bajame dhe ndoshta speca të kuq. Një arrë braziliane siguron një mbrojtje për një ditë të plotë. Ushqime të tjera të pasura në selenium janë mishi, peshku, shpendët, qepët, hudhrat dhe të gjitha drithërat.
Midhjet, fasulet, shpenët, peshku (dhe ushqime të tjera, të pasura në zink)
Askush nuk e di me saktësi pse, por nëse merr mjaftueshëm zink, kjo të ndihmon të frenosh krizat e akneve. Zinku ndihmon të kontrollosh clirimin e hormoneve mashkullore që bëhen shkaktare të akneve. Zinku gjithashtu ndihmon trupin që të përthith vitaminën A , një tjetër ushqyes i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme.
Sasia e rekomanduar e zinkut për burrat është 11 milligramë; për gratë, 8 miligramë. 90 gramë (3 grushta) midhje kanë 30 miligramë zink, teksa e njëjta sasi mishi gjeldeti ka 4 miligramë. Informacion ndihmës: Vegjetarianët që shmangin produktet e mishit, duhet të konsultohen me një nutricionist për të marrë suplemente zinku.
Salmoni, farat e lirit (dhe ushqime të tjera, të pasura me omega-3)
Disa dermatologë mendojnë se yndyrnat e ngopura omega-3, që ndihmojnë të mbash nën kontroll inflamacionin, kontribuojnë në këtë mënyrë në përmirësimin e akneve. Peshku i yndryshëm si salmoni, sardelet dhe skumbria shquhen për yndyrën e ngopur omega-3, sikurse dhe farat e lirit apo arrat.
Konsumo të paktën dy herë peshk me yndyrë në javë. Gjithashtu mund të spërkasësh sallatrat me vaj farash liri, të përdorësh fara liri në pjekje dhe lëngjet e frutave apo perimeve si dhe shto arra të pjekura te gatimet e furrës apo drithëra.
Patate të ëmbla, karrota, pjepër, spec i kuq rrumbullak (dhe ushqime të tjera, të pasura në beta-karroten)
Beta-karoten (që gjendet në shumë fruta-perime portokalli, të verdha dhe te kuqe) në organizëm shndërrohen në vitamin A, një tjetër lëndë ushqyese që i vjen në ndihmë seleniumit për t`i sjellë benefite lëkurës. Konsumo të paktën gjysëm filxhan (125 ml) fruta-perime me ngjyrë të kuqe ose të verdhë në ditë.
Frutat dhe perimet
Kur shkencëtarët panë dietat e adoleshentëve në Ishujt Kitavan në Ginean e Re dhe në rajonin Ache të Paraguait – ku nuk është zbuluar kurrë asnjë rast me akne – ata kuptuan se: dietat e këtyre të rinjëve ishin të pasura në fruta dhe perime, si jamsi e jeshillëqet dhe të varfëra në ushqime të rafinuara si sheqeri dhe mielli i bardhë, që mund t`i bëjnë hormonet të thumbojnë. Kur njerëz me gjene të ngjashme filluan të hanë ushqime të rafinuara, ata filluan të kishin akne. Të paktën pesë herë në ditë konsumo fruta dhe perime, si në formë të gjallë ashtu dhe të pjekur ose të zjerë.
Bajame, vezë, perime të gjelbra me gjethe (dhe ushqime të tjera të pasura në vitamin E)
Vitamin E që është antioksidante ndihmon lëkurën të shërohet nga dëmtimi dhe dhëmbëzimi i shkaktuar nga aknet. Nuk është e lehtë të marrësh shumë vitaminë E nga një dietë me pak yndyra, por vajrat bimore, arrat dhe drithërat e parafinuara por minimalisht të përpunuara, janë burime të mira.
Konsumimi i përditshëm i rekomanduar i vitaminës E është 15 miligramë. Një lugë gjelle (15 ml) vaj kanole ka 2 mg vitamin E dhe 30 g (1 grusht) bajamesh ka 7 mg. Disa fizikantë rekomandojnë 200 mg ose më shumë për ditë, ndaj duhet të marrësh dhe ndonjë suplement. Informacion ndihmës: Vitamina E është yndyrë e tretshme, kështu që mund ta marrësh me ushqime disi të yndyrshme. Kur ha lakër jeshile apo spinaq, për shembull, spërkat sipër pak vaj ulliri.
Hiqi nga menuja
Kripa e jodizuar dhe të tjera burime të forta të jodit, duhen eleminuar. Për arsye që nuk dihen, kripa e jodizuar mund të shkaktojë shpërthime aknesh. Mbaj nën kontroll sasinë e sodiumit që merr nga ushqime të industrializuara dhe sasinë e kripës që hedh nga kriporja. Merr ne konsideratë mundësinë për të përdorur kripë deti, e cila ka përqindje më të ulta jodi. Gjithashtu kufizo karkalecat dhe butakët, të cilat janë të pasura në jod./alb-observer.com/