Luleshtrydhja
Përveç se ka nje pamje te bukur dhe me shije luleshtrydhet janë shumë të dobishme për shëndetin. Ky frut ka kalori të pakta dhe eshte i pasur me fibra dhe vitamina të cilat janë jetike për trupin. Ajo përmban sasi të pasura të vitaminës C, fibra, folate omega acide yndyrore dhe është gjithashtu e pasur në vitamina B2, B5, B6, vitaminë K, dhe minerale si bakër, magnezium, dhe kalium. Luleshtrydhet nuk kanë minerale si sodium që janë përgjegjës për shkaktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura. Ky frut i paket me kalori ka veti të shumta per trupin.Këto janë:
1.Siguron vitamine C ,shume te nevojshme per trupin.
Luleshtrydhet janë burime të pasura me antioksidantë si vitaminë C që është shumë e dobishme për trupin. Ushqimi qe tretet në trup është i konvertuar në energji.Numrin I madh I radikaleve të lira qe formohen janë shumë të dëmshme dhe janë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të rënda.Akomulimi i tyre shkakton plakjen e organeve edhe con në shumë sëmundje. Antioksidantët të pranishëm në luleshtrydhe bllokojnë efektet negative të radikaleve të lira dhe gjithashtu ndihmojne për të zvogëluar dëmet e shkaktuara në trupin tonë nga toksinat e mjedisit si ndotja dhe tymi i duhanit.
2.Zvoglon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kaliumi është një mineral esencial që ndihmon në rregullimin e bilancit te elektroliteve në trupin tonë. Këto elektrolite janë përgjegjës për dërgimin e sasive të nevojshme të oksigjenit në tru; rregullojnë rrahjet e zemres dhe ruajne ekuilibrin e ujit në trup. Një dietë e pasur me kalium ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet fatale.
3.Parandalon semundje serioze si kanceri.
Luleshtrydhet përmbajnë Vitamina-C, kaempferol,anthocyanin, dhe quercetin. Këto kanë veti anti kancerogjene dhe antioksidante. Të gjithë sebashku luftojne sëmundje si kanceri dhe tumori. Perdorimi i rregullt i luleshtrydheve zvogëlon rritjen e qelizave të kancerit në trupin tonë dhe mund të përdoret si një ushqim parandalues për sëmundje të tilla.
4.Perfitimet për fëmijët e palindur.
Luleshtrydhet përmbajnë folate(acid folic) - një vitaminë e rëndësishme, e cila është jetike për rritjen dhe zhvillimin e embrionit. Kjo vitaminë nxit rritjen e qelizave të kuqe të gjakut që janë veçanërisht të rëndësishme për rritje të fetusit dhe fëmijët. Mungesa e acidit folik shkakton anemi te femijes së palindur dhe nënës. Konsumi i rregullt i luleshtrydheve furnizon me shume te rendesishmen folate dhe mbështet rritjen e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.
5.Kujdesi per syte tuaj.
Shkaku kryesor për të gjitha problemet e syve janë ose radikalet e lira ose mungesa e ushqyesve të caktuar. Me plakjen dhe me mungesen e ushqyesve mbrojtës radikalët e lira veprojnë si antioksidantë të dëmshem dhe shkaktojnë dëme të rënda në sy. Kjo rezulton me probleme ne nervat optike ne tharjen e syve dhe ne difekte ne pamje. Antioksidantet ne luleshtrydhe të ndihmojnë për të shmangur situata të tilla dhe kujdesen për sytë tanë.
Parandalimi është gjithmonë më mire se kura. Kështu që përfshini ne dieten tuaj luleshtrydhe të qëndroni të shëndetshem. Konsumi i frutave te fresketa (te pa perpunuara) permban të gjithë përbërësit e paprekur qe jane shumë te dobishem për ruajtjen e shëndetit të trupit.