FOTOT e bunkerit ku kryen vetëvrasje Hitleri dhe Eva Braun
Imazhet bardh e zi, të realizuara nga fotografi i parë perëndimor që hyri në bunkerin ku u vetëvra Hitleri dhe Eva Braun, janë publikuar për herë të parë nga revista TIME.
Shumë prej fotove nuk janë publikuar në edicionin e parë të kësaj reviste menjëherë pas luftës në vitin 1945, por humbën diku nëpër arkiva.
Tani fotot e realizuara nga William Vandivert mund të shihen nga të gjithë.
Perandoria e Hitlerit ishte reduktuar në pak dhoma në një bunker çimentoje ku ai dhe gruaja e tij vranë veten më 30 prill 1945.
Fotot janë bërë në errësirë, me një qiri, megjithatë nuk e kanë humbur forcën e tyre befasuese.
Në një nga fotot shihen korrespondentët e luftës duke ekzaminuar një divan, ku çifti i dha fund jetës.