Burgim të përjetshëm dhe me një detyrim pune prej 17 vitesh është dënimi i marrë nga një nënë në Britaninë e Madhe, e cila çoi djalin e saj drejt vdekjes, pasi ky i fundit nuk mundi të mësonte përmendësh pjesë të librit të shenjtë, Kurani.
Sara Ege, 33 vjeç, është dënuar për vrasje, pasi u zbulua se ajo kishte djegur trupin e djalit të saj 7- vjeçar, ndërsa më parë vetë ajo kishte pretenduar se trupi i tij ishte djegur nga një zjarr që kishte përfshirë shtëpinë.
Por nga hetimet rezultoi se ajo e kishte keqtrajtuar djalin saj, Yaseen, pasi ai nuk kishte mundur të mësonte përmendësh pjesë nga Kurani në një kohë të shkurtër.
Vendim u dha nga një Gjykatë në Cardiff, e cila një muaj më parë kishte gjetur fajtore 33- vjeçaren.