Për shkak të dimrit të acartë dhe mungesës së ushqimit, ujqërit jnë kthyer në një problem shqetësues në rusi. Kështu, mediat vendase raportojnë se pas ankesave të shumta të banorëve të krahinës Republikën e Sakhës (ose Jakutia), e cila ka një sipërfaqe sa ajo e Indisë dhe banorë sa Tirana, autoritetet do të shpërblejnë gjahtarët për çdo ujk të vrarë në tre muajt e ardhshëm.
Për shkak të gjuetisë njerëzore dhe për arsye të tjera biologjike e klimaterike ku temperaturat shkojnë deri 50-60 gradë nën zero, popullsia e drerëve ka pësuar një rënie drastike në vitet e fundit, ndërsa ujqërit janë riprodhuar me shpejtësi dhe duke mos gjetur kafshë të egra ata kanë sulmuar gjithmonë e më shumë gjënë e gjallë në zonat urbane.
Deri më tani raportohen mbi 310 kuaj dhe shumë kafshë të tjera shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.