Bota e sheshte...?
A e dini qe ekziston nje organizatë qe emertohet “Shoqëria Toka e Sheshtë”.Anëtarët e saj janë të bindur se përderisa njerëzit konceptojnë se sipërfaqja e Tokës është e sheshtë, pse të mos jetë në realitet?
Kjo organizatë beson se Toka nuk është e rrumbullakët, pra në formë sferike, ashtu siç e paraqesin të dhënat shkencore, por bëhet fjalë për një sajesë konspirative të NASA-s Rusëve, të ESA-as dhe shumë shteteve të tjera të botës, e sidomos ato amerikane.
“Mesa duket, këta tipa po mohojnë me dashje sa idetë e matematikanëve të lashtë grekë, Ariostarhou dhe Samiou, si dhe veprën e ndritur të Kopernikut, të cilët ishin të parët të cilët folën për sistemin heliocentrik dhe tokë sferike, njëri që nga antikiteti ndërsa tjetri në kohët e mëvonshme, shumë para se të shfaqeshin agjencitë hapësinore në hartë”, kështu e përshkruajnë ata situatën e jashtme.
Por, ajo që duhet theksuar është fakti se organizata në fjalë, dita ditës fiton edhe më shumë anëtar të rinj. Që nga viti 2009 mesatarisht në të hynë më shumë se 200 anëtar të rinj.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të rinj të cilët hyjnë në këtë organizatë, janë nga Amerika dhe Britania.