Ura “Fort Steuben” ka qënë e vjetër 83 vjet, ndërsa për qarkullim për shkaqe sigurie është mbyllur para tre vjetëve. Autoritetet kanë vendosur për zhdukjen e tërësishme të kësaj ure. Vetëm disa shpërthime të vogla kanë mjaftuar që kjo urë e vjetër mbi lumin Ohio, tërësisht të zhduket.Policia, për shkaqe sigurie, ka bllokuar tërë rajonin përreth, ndërsa ura është shembur ditën e djeshme, në orët e mëngjesit. Në fotografitë dhe video incizimin ndëgjohet dhe shihet se sa mirë është përpunuar demolimi. Në veçanti është interesante xhirimi i ngadalsuar, në të cilin shihet qartë zhvillimi i shpërthimit. Ura që ka lidhë Steubenville dhe Wirton, ka qënë e gjatë 381 m, ndërsa për demolimin e sajë, sipas shkrimeve të mediave amerikane, janë shpenzuar mbi 2 milion dollarë. Para disa kohësh, në qytetin amerikan Houstonu, është shembur një ndërtesë prej 20 katësh, e cila brënda 20 sekondave është shëndërruar në një grumbull pluhuri...
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy