Askush nuk e priste që në atë ndeshje të shkaktohej panik!
Dhe e gjithë situata devijoi deri në dhunë fizike kur një tifoz hyri në fushë... duke mbajtur në duar dy pankarta, gjë e cila shkaktoi reagimin e menjëhershëm por të dhunshëm të policisë!
Ngjarja ndodhi në Brazil në një ndeshje për kampionatin amator.
Mesa duket tifozi i pafat, mendoi të hiqej si Jimmy Jump dhe iu vërsul fushës!
Por, ja që tre policët e sigurisë nuk kishin të njëjtin mendim, madje shumë me të keq se ai, pasi e izoluan dhe e shtirnë në fushë filluan ta godisnin dhunshëm me grushte dhe shkopinj gome, kjo shkaktoi irritimin e lojtarëve të cilët ju vërsulën me shkelma policisë, e….
Kjo mjaftoi që dhe tifozët të zbrisnin në fushë dhe të “këshillonin” me mënyrën tyre policët se mirë është kur ushtron dhunë ndaj të tjerëve, pa provojeni dhe ju se sa i “ëmbël” është dajaku!!!
Për më shumë detaje në videon që vijon: