Ja si do të jetë bota në vitin 2100
Me një popullsi mbi 7 miliardë njerëz dhe me një rritje për sekondë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar që në vitin 2100 popullsia do të jetë rrethe 10 miliardë.
Por çfarë parashikohet të ndodhë tjetër? A do të jetë shkatërruar bota deri në 2100 apo ajo do të vazhdojë të ekzistojë? Deri sa kemi vetëm një planet të banueshëm deri tani le të shpresojmë për të ardhmen.
80% e botës do të jetojë në qytet
Bota do të ketë shumë qytete të rinj dhe mega-qytete me popullsi mbi 20 milionë banorë. Kandidatët për mega-qytete janë Pekinit, Delhi, Xhakarta, Meksiko Siti, Mumbai, Sao Paulo dhe Shangai.
Bota do të ketë më pak gjuhë
Aktualisht janë 7 mijë gjuhë që fliten por numri i gjuhëve të përdorura do të ulet ndërsa anglishtja do të përdoret edhe më gjerësisht në botë.
22.3% e njerëzve do jenë të paktën 65 vjeç
Kjo do të jetë një rritje e madhe krahasuar me 7.6% që ishte në vitin 2010. Ndërsa pritshmëria e jetëgjatësisë do të jetë 81 vjeç ndërsa aktualisht ajo është 68.
Përdorimi i hidrokarbureve
Burimet e naftës, gazit natyral dhe qymyrit do të ulet thuajse në zero, pasi pritet që ato dhe të shterojnë. Energjia ujore dhe ajo e rinovueshme pritet të zëvendësojnë këtë.