Google ka ndryshuar faqen e tij të kërkimit me më shumë hapësirë dhe pa sidebar. Sipas Google-s, ideja është që t’u ofrojnë përdoruesve një përvojë të qëndrueshme të kërkimit përmes larmishmërisë së pajisjeve dhe madhësive të ekraneve që njerëzit përdorin sot.
Duke mënjanuar sidebar-in dhe duke lëvizur opsionin e kërkimit në maje të faqes së kërkimit, Google tashmë ka më shumë hapësirë për rezultatet e saj të "Knowledge Graph"., shkruan PCWorld Albanian.
Deri më tani, Google ka shfaqur opsionin e avancuar të kërkimit në sidebar në anën e majtë të ekranit, por këto opsione tashmë kanë kaluar në krye të rezultateve të kërkimit.