Presidenti i korporatës kozmike “Energia” Vitaly Lopota deklaroi se toka rrezikohet nga dy asteroide të tjerë.
Ai tha se duhet të ndryshohet orbita e tyre që të shmanget përplasja e asteroideve me tokën.
Për këtë nevojitet një raketëmbajtës me kapacitete ngitës rreth 70 ton, i cili do të nxjerrë një aparat kozmik, që ka si funksion të ndryshojë trajektoren e tij.
Sipas Vitaly Lopota, ka mundësi që për këtë të përdoren anije kozmike me energji bërthamore ose diellore, të cilat mund t’i japin asteroidit ngarkesë termobërthamore.