Shqetësues për popullin dhe territorin grekë, lajmi i kohëve të fundit që qarkullon në mediat elektronike të këtij vendi dhe në qarqet e “mbyllura” dhe “delikate”!
Sipas të dhënave të para dhe nga burimet informative të cilave u referohet ky artikull, grekët akuzojnë Rendin e Ri Botërorë se synon të copëtoj territorialisht truallin e këtij vendi!
Me pak fjalë, ky artikull bënë fjalë për copëtimin e vendit duke u “kthyer” truallin dhe pjesë territoriale shteteve fqinje të cilat, kanë pretendime territoriale ndaj këtij vendi. Një ndër këto vende është dhe Shqipëria, ku siç dhe e shikoni në fotografinë e krijuar nga vetë grekët, pra nga ata të cilët i “kanë” këto informacione dhe u referohen disa burimeve të sigurta, vijon si më poshtë:
- Veriu i Greqisë i kthehet Shqipërisë, ishulli i Korfuzit do të shpallë autonominë dhe do të jetë i pavarur, ashtu siç dhe ishulli i Kretës.
- Turqia do të marrë disa ishuj grekë në Egje.
- Bullgaria e Madhe do të marrë pjesën verilindore të Greqisë.
Por, gjithashtu kemi dhe krijimin e shtetit të Maqedonisë të quajtur: Maqedonia e Egjeut! Një shtet, kufijtë e të cilit rriten edhe më shumë duke i kaluar në pronësi një pjesë e konsiderueshme territoriale e Greqisë dhe me një zgjerim territorial nga ana lindore e këtij vendi!
Grekët akuzojnë për këtë situatë të vështirë të cilën e shikojnë në të ardhmen e afërt, ish-kryeministrin George Papandreu dhe Rendin e Ri Botërorë.