Forumi Kuq E Zi
Lugina e Valbonës, “dashuria” e re e amerikanëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lugina e Valbonës, “dashuria” e re e amerikanëve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Lugina e Valbonës, “dashuria” e re e amerikanëve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Lugina e Valbonës, “dashuria” e re e amerikanëve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Udhëtimi nga qyteti i Bajram Currit deri në Rragam, fshati i fundit i luginës së Valbonës, një distancë prej rreth 20 km, zgjat një orë me makinë dhe ndoshta edhe më shumë. Është e pamundur që duke udhëtuar të mos ndalesh e të mrekullohesh nga kthjelltësia e lumit Valbonë, gjelbërimi i dendur dhe dëbora e përjetshme në majë të Jezercës, që duket si një rojë besnik i qiejve që ushqen me ujë dhe freski luginën. Deri në qendrën e komunës rruga është e asfaltuar jo keq, por kjo është një distancë shumë e shkurtër.

Nga Margegaj e deri sa i lodhen këmbët vizitori ecën nëpër luginën magjike deri në Theth të Malësisë së Madhe apo deri në Vuthaj, Plavë e Guci të Malit të Zi, nëpër bjeshkët e Rozhajës e kështu me radhë në Bjeshkët e Nemuna. Një ditë ndoshta është e pamjaftueshme për të shkelur me këmbë qoftë edhe një nga fshatrat e zonës. Turistët kanë treguar se fakti që asnjëherë nuk arrijnë ta eksplorojnë plotësisht, i bën ata që të rikthehen aty dhe përsëri nuk arrijnë ta eksplorojnë e përsëri rikthehen. Kjo ndodh sepse njerëzit bien brenda sapo ta shohin me sy Valbonën e kaltër, dashurohen me të në mënyrë të rrufeshme dhe të thellë.

Teksa ngjitemi luginës drejt Rragamit, stacionit fundor ku mund të gjenden bujtina dhe hotele moderne, vetëm disa mjete të rënda dhe një minator që shpon me nge shkëmbin, na kujton se rruga me të vërtetë është skandaloze. Një udhëtar që vizitonte luginën për herë të tretë thotë i nervozuar se në këto anë duhen bërë disa mure mbajtëse të skrapatës, mure betoni, pasi muret e tjerë të ngritur si bordura, e shëmtojnë tej mase këtë zonë. Të tjerë thonë se edhe tabani i rrugës duhej të shtrohej me rrasa guri dhe jo me asfalt, nëse mund të ndodhë një gjë e tillë. Sa keq që njeriu e ka shëmtuar dhe po e shëmton ço ditë luginën me hedhje inerte dhe gjithçka tjetër.
Bujtinat

Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta me furde (çati prej druri) e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Kuzhina për ta është e hapur, që do të thotë se nëse dëshirojnë të marrin pjesën në gatimin e gjellës, përgatitjen e brumit për bukë.

Mund të dalin vetëm apo të shoqëruar në lum, mund të mjelin lopën dhe delet apo dhitë. Si shtrojë shërbejnë dyshekët e tipit të ri, por ka dhoma të veçanta me hastra (dyshekë me një lloj bari si fier etj., dhe deri dyshek me pupla), postiqe (lëkurë dele) etj. Çdo bujtinë ka të paktën katër apo më shumë dhoma, ku një nga dhomat është detyrimisht me shtroje të tipit primitiv me kashtë, me hastër dhe cergë.
Shëtitja e turistëve

Pronari i bujtinës në Qukun e Valbonës, Alfred Selimaj, tregon se shëtitja e turistëve përbën një nga gjërat e rralla që mund të shijohen në luginë, një nga punët më të preferuara edhe për një numër personash vendas, të cilët, siç tregon Alfredi, kohët e fundit po trajnohen nga agjenci dhe shoqata të specializuara. Turistët mund të bëjnë shëtitje me kuaj dhe mund të dalin edhe në majë të maleve ku dëbora zë dëborën. Bujtinat nuk mund të shpjegohen pa lumin dhe madje është lumi që përbën magjinë e krejt luginës.

“Marrim bukë me vete, tesha, batanije dhe nisemi për udhë, me kuaj apo në këmbë, varet nga destinacioni. Por ka vende që nuk arrihen me këmbë, sepse janë shumë larg”, thotë ai për disa stacione të njohura në bjeshkë. Duke filluar me Jezercën në lartësinë rreth 3000 m mbi det, ai përmend disa prej vendeve ku shkojnë turistët, zakonisht si “Kollatë”, “Ros”, “Pecmarrë”, “Qafa e Valbonës”, aty ku buron uji dhe ku një turist nuk largohet pa u kthyer dot edhe një herë për ta parë, Thethin më tej në zonën e Malësisë Madhe, “Boga” në drejtimin e Vuthajve të Malit të Zi etj.

Alfredi thotë se këto vende janë aq joshëse sa turistët nuk pranojnë të zbresin në bujtinë, që gjithsesi është shumë bukur: “Duan të flenë atje e ne detyrohemi të njoftojmë një shoqërues me kalë për të sjellë ushqime, janë deri në 7 orë larg me këmbë”, thotë ai.

Përgjegjësia e pronarëve të bujtinave në Valbonë shtrihet për gjatë gjithë kohës se turistët qëndrojnë në Valbonë, por ka pasur raste kur i kanë shoqëruar turistët deri në Krujë ku kanë parë Muzeun e Skënderbeut. Vizitorët vendas janë të pritur edhe për vende të tjera më në afërsi të komunës si në Grykën e Motinës, e cila futet si një çarje në Majën e Hekurave, pllajën e Çeremit në Kika në lartësinë 1800 m mbi det, ku ndodhet shpella e njohur e Dragobisë, të cilën mjaft njerëz duan të shohin, sepse e njohin si shpellën e Bajram Currit, të cilën më shumë e bëri të njohur Noli i madh se sa vdekja e Bajramit.

Çuditërisht në majën e Jezercës dhe maja të tjera bie borë edhe në muajt e parë të verës, ndërsa në luginë nuk bie asnjë pikë shi. Lartësia prej rreth 3000 m mbi nivelin e detit bën që atje dëbora jo vetëm të mos shtrojë kurrë, por herë pas here të ketë reshje. Ja pse lumi i Valbonës është një nga lumenjtë e rrallë që nuk shterojnë dhe pakësojnë, por kanë gjithmonë ujë të kristaltë.

Uji buron në mes të shkëmbit në një lartësi prej 50 metrash dhe bie pingul mrekullisht e habitshme 5 km larg fshatit Rragam, ndërsa ushqehet me prurje të pashtershme deri në mbarim të luginës drejt liqenit të Fierzës.
“Emigranti”

Rifat Selimi, punëtori i bujtinës së Fushës së Gjerë tregon se para një viti një shoqëri gjermane e kërkimeve etnografike kishte ardhur në zonën e Malësisë së Madhe për të xhiruar një dokumentar për gjakmarrjen. Një udhërrëfyes vendas, për ta marrë me të mirë të huajin, i tregon se mund të bëjnë një shëtitje në luginën e Valbonës, sepse siç kalohet nga Valbona në Theth, ndodh e njëjta gjë edhe nga Thethi.

Kërkuesi gjerman, i mahnitur me bukuritë e natyrës, “harron” temën e gjakmarrjes dhe bën një dokumentar mbi bukuritë e Valbonës, ku në subjekt vendos një emigrant që kthehet pranë vendlindjes si udhërrëfyes për turistët... “E kemi parë dokumentarin në një kanal gjerman, është një gjë shumë e bukur, por këto televizionet tona nuk po bëjnë asgjë për Valbonën”, thotë me keqardhje Rifati./Gazeta Shqip/

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
si ka mundsi tndodh kjo gjo?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons