Pranvera ne Valbone
Lugina e Valbones eshte shpallur Park Kombetar ne janar te 1996. Ky park ka nje siperfaqe prej 8000 hektaresh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km ne veri - perendim te qytetit Bajram Currit, qendra e rrethit te Tropojes.
Kufizohet me Parkun Kombetar te Thethit dhe zonen natyrore strikt te mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij pershkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.
Ka maje te larta e te thepisura dhe per çdo stine nderron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur nje dinamike te jashtzakonshme imazhesh ne kushtet e nje lugine plot te papritura e me shume labirinte.Ka vlera te larta shkencore,turistike,shoqerore rekreative,te cilat pasurohen me nje biodiversitet me rendesi kombetare e nderkombetare.
Vera ne Valbone
Ketu bukurite e natyres marrin formen e majave shkembore te lartae imponuese me faqe te veshura me pyje mes te cilave shtrihen e ndihet rrjedha e perrenjeve edhe e lumit te Valbones.
E pare nga lart te ofron imazhin e nje krateri gjigand te zbukuruar mrekullisht me te gjitha ngjyrat e natyres se gjalle.Ne hyrje te kufirit lindore,ne afersi te Shoshanit te impresionon nje peisazh i rralle per nga bukuria.
Ketu lumi i Valbones ngushtohet dhe duket sikur pret shkembin si me thike.Valbona buron nga shpatet e malit te Jezerces,me e larta e Alpeve Shqiptare(2693.5m).Valbona eshte lumi me i madh i Alpeve qe derdhet ne Drin.Zbritjet e lumit nga Bjeshket Ragamit e Çeremit plot zhurme e shkumezim.Ai gjen qetesi ne fshatin Valbone per te hecur plot gjalleri drejt Dragobise. deri ne 1m uji eshte i paster,i kthjellet dhe mjaft i tejdukshem.
Vjeshta ne Valbone
Ne natyren e larmishme ,te ketij terreni ju mund te praktikoni te gjitha llojet e sporteve ,te beni turizem e te argetoheni .Ketu do te gjeni deboren e perjetshme edhe gjate veres ,do admironi ujvarat magjepse .Parku eshte i pasur me guva e shpella ,ku ne njeren prej tyre ne shpellen e Dragobise eshte strehuar Bajram Curri udheheqes i shquar popullor i kesaj treve .
Eshte zona me e ftohte e vendit me dimer te gjate e te ashper.Periudha me e ftohte eshte dhjetor – shkurt .Ne disa raste temperaturat zbresin ne – 10° C deri ne – 20°C . Ka 70 – 100 dite te akullta .
Bora arrin trashesine nga 1,5m – 5m dhe zgjat 60 – 160 dite .Vera eshte mjaft e fresket ,muajt me te nxehte jane korriku dhe gushti me temperature 18 – 22°C.Sasia e reshjeve vjetore shkon 2000 – 2500 mm dhe ne zonat e vecanta mbi 3000 mm.