Ndërkohë që njoftimet e vdekjes së 51-vjeçarit ishin vendosur gjithandej në qytetin e Shkodrës dhe njerëzit po grumbulloheshin në shtëpinë e tij për të përcjellë në banesën e fundit njeriun e tyre, sipas njoftimit të lajmërimit të vdekjes, ndodhi “mrekullia”!
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku gabimi në identifikimin e një kufome i shpalli zi një familje të qytetit dhe ata hapën mort për të zotin e shtëpisë.
E teksa njerëzit po grumbulloheshin në shtëpinë e tij, citon alb-observer.com, ndodhi “mrekullia”, vjen lajmi nga kryeqyteti se i zoti i shtëpisë ishte shëndosh e mirë dhe se u kërkonte pjesëtove të familjes t’i dilnin përpara pasi ishte shumë i ngarkuar me mall.
Kuptohet se të gjithë ngrinë dhe askush nuk dinte se ç’të thoshte!
Për 10 minuta ashku nuk po dinte se ç’të thoshte, si te reagonin. Ndërkohë mësohet se incidenti u lidh me një aksident të ndodhur para tre ditësh në qytetin e Shkodrës, ku kishte humbur jetën një 50-vjeçar i pa identifikuar.
Fatkeqësisht, 50-vjeçari që humbi jetën aksidentalisht para tre ditësh mbetet ende i paidentifikuar.
Por një dihet veç, se familja e të 51-vjeçari do ta mbaj mend këtë “dhuratë” të “hidhur” të vdekjes së pakohshme!/alb-observer/