“Do ju q… robt! Mirë ua bënte Hitleri, do ju vras po dolët prapë” - Incidenti me aktivistë LGBT në Tiranë, përfundon në polici shtetasi Renato M., pasi u mbajt nën vëzhgim prej tyre derisa erdhi policia
Shënohet një tjetër përplasje për shkak të mospranimit të daljes në terrene publike të aktivistëve gay në Tiranë. Rreth 20 vetë, grup aktivistёsh nga tre organizatat LGBT nё Shqipёri, Aleanca kundёr Diskriminimit LGBT, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe Tё bashkuar pro Kauzёs LGBT manifestuan paqёsisht pёrballё Ambasadёs sё Republikёs sё Maqedonisё nё Tiranё. Ata shkuan aty pёr tё dёnuar aktet e dhunёs ndaj aktivistëve në vendin fqinj dhe frymën e urrejtjes që po nxitet nga disa ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Gruevski.
Pasi mbajtën pankarta në duar që dënonin dhunën e ushtruar së fundmi në Maqedoni ndaj aktivistëve LGBT, përfaqësuesit e tre organizatave hynë në ambasadën e Maqedonisë dhe dorëzuan një deklaratë zyrtare të Rrjetit Rajonal Kundër Homofobisë i përbërë nga 12 shtete nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme, përfshirë Shqipërinë.
Pas kësaj, grupi i aktivistёve po shkonte tё ulej nё njё kafe në rrugën “Skëndërbej” ku ndodhet blloku i ambasadave. Sikurse denoncon Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, një person, rreth 25 vjeç, i identifikuar si Redon M., u afrua pranё grupit duke shprehur fjalё denigruese, duke pёshtyrё dhe duke i kanosur aktivistët me jetë. Sipas aktivistëve, fjalët që ai përdori ishin: “do ju vras të gjithëve po dolët prapë”, “ju duheni djegur”, “do ju q…. robtë”, “mirë ua bënte Hitleri”, “mirë ua bënë në Serbi, ashtu do jua bëjmë edhe ne po dolët prapë”.
Në atë moment grupi i aktivistëve kontaktoi me qendrën operacionale të policisë dhe e pengoi këtë person të largohej, sikurse mund të shihni dhe videon më poshtë.
Pasi policia erdhi në vendngjarje, personi në fjalë u shoqërua në Komisariatin nr. 3, ku aktivistja Xheni Karaj bëri kallëzim për kanosje.
Aktivistët thonë se i riu, student në Fakultetin e Ekonomisë Bujqësore, ka qenë dhe herë të tjera i përfshirë në tentativa për të mos lejuar tubimet e komunitetit LGBT në Tiranë, siç ndodhi në rastin e aktivitetit më 17 maj. Sipas tyre, ai disa herë kërkoi që aktiviteti të mos zhvillohej, ndërkohë që po aq aktiv ka qenë në rrjete të ndryshme sociale ku ka bërë vazhdimisht thirrje për dhunë dhe ka nxitur urrejtje ndaj këtij komuniteti. Ai vetë deklaronte vazhdimisht edhe në brendësi të komisariatit se është besimtar mysliman dhe se “feja i dënon këto që bëni ju, sepse ju jeni të sëmurë”.