Efektet kuruese te qumeshtit te bletes
Qumeshti
i bletes është një prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja
ne moshe për te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket
popullore shpjegojnë mënyrën dhe masen se si duhet te përdoret poleni
për te pasur efekte kuruese.
Çfare është poleni?
Polen është ajo
pjesa e lules, nëpërmjet se cilës bëhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin
e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qenë punetore
bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore atë pjesen
me te cilën pllenohen lulet dhe e shperndan. Një pjesë i ngelet te
kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjesë e lules, qe duhet te quhet polen,
mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk është polen blete, se nuk e
prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetëm merita e transportit.
Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre
me një ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet një pluhur ne
ngjyrë ari dhe me parfum. Ky është poleni. Ai quhet mrekullia e jetës
dhe përmban mijëra pjesë te vogla te mbledhura nga lule të ndryshme.
Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nëse është i
verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj.
Bletet mbledhin polen nga lule të ndryshme. Për këtë arsye ai është
shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet
me kembet e tyre, ne te cilat ato kanë disa gropeza te vogla, si xhepa.
Ky polen është pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe
përzihet me mjaltin e bleteve për t’u transportuar me pas tek foleja.
Aty, ata qe rrisin blete, kanë vënë re një si site dhe kur bletet futen
brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanë grumbulluar ngelen tek këto
sita.
Si njihet poleni i mirë për terapiPoleni i mirë ne radhe të parë dallohet nga pamja e jashtme,
sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetë ne ngjyrë të hapur
dhe mos te këtë nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrë
te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jetë i tharte, sepse nëse është i
tillë, poleni ka marrë lageshtire, është shumë toksik dhe nuk duhet
konsumuar. Perveç kësaj, poleni qe përdoret për kurim nuk duhet te këtë
shije si gjë e djegur, sepse kjo do të thotë qe ai nuk është thare si
duhet dhe është pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te këtë poleni
për kurim është e ëmbël dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te
ruhet ne kavanoz qelqi, në vend pa drite, sepse drita çon ne humbjen e
vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jetë 0-4
grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Për përdorimin e polenit
si ilaç kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Ndërkohë qe
marrja e polenit nuk është e njëjta sasi për të gjitha grupmoshat dhe
sëmundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka
tjetër. Femijet nën 3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me
probleme te melçise dhe fëmijët 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5
grame (1 luge te vogël) ne ditë. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne
10 grame (2 luge te vogla ne ditë). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin
12-15 grame (një luge gjelle) ne ditë. Të rriturit dhe adoleshentet mund
te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) neditë, me kujdesin qe duhet bërë një pauze prej 3 javësh pas
një kure prej një muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te përdoret para
buke, kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mirë ne goje,
ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse është i mbuluar nga një
membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pëlqehet
pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda
2. Me këtë metodë poleni merret ne te njëjtat doza si me sipër, por me
pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa
te formohet një pluhur, i cili konsumohet pasi përzihet me mjalte. Për
çdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe përzihen mirë derisa te
formohet një perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pëlqehet me shumë
nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilët
nuk i pëlqejnë shijen.
Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat
te cilët kanë ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas
marrjes se qumeshtit te bletes. Këta persona, polenin duhet ta bluajne
ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge ujë për 1 luge
polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas një mëngjesi te
lehtë.
Për çfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te
përdoret për vonesat ne zhvillimin e fëmijëve. Për këtë nevojiten 5-10
grame polen ne ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave,
zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni
ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive.
Konsumohet ne kura prej një muaji, me 10-30 grame ne ditë. Gjatë një viti mund te bëhen 2-3 kura.
Problemet e
riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e
spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Keshillohet te përdoret
sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga
mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension
emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni
përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme
qe shfaqen gjatë kësaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12
ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gjë keshillohet
edhe për meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve).
Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga një muaj secila, me 10-20
grame ne ditë. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo ditë
polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit
tretes dhe përmirësimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave.
Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e
imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura
ne vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes,
rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te përdoret
edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura për këtë
është e shkurter, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.
Reumatizma.
Perveç trajtimit te gjatë te shoqëruar me ushqim te pasur ne fruta dhe
perime për këtë semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë
secila.Rezultate shumë te mira kuruese poleni ka dhënë si ne formën
kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe
potencen. Për këtë rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë),
me 10 grame ne ditë, te kombinuara me qumësht blete (100 mg ne ditë).
Depresioni
dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon ne përmirësimin e
tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj
alkoolit. Për këtë ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne
ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund te filloni një
kure tjetër. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive.
Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat për shendoshje,
sepse përmirëson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur,
probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne këto semundje poleni ka
aftësi kuruese nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjalte,
sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, për këtë
semundje poleni ka dhënë rezultate shumë te mira nëse konsumohet për një
kohe te gjatë dhe i shoqëruar me qumësht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhezes si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te përdoret 10-20 grame ne ditë.Kujdes ne përdorimin e polenit
Ne këto 10 vitet e fundit
është rritur numri i personave qe kanë alergji nga poleni. Për këtë
arsye konsumimi i tij duhet bërë me kujdes, ne sasi te vogla (për here
të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret për disa ditë për të
parë nëse ekziston alergji. Nëse nuk keni alergji, atëherë mund te
vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nëse shfaqen simptoma
minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundës, ose kruajtje te
lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te
vogla dhe te përzier me mjalte ose ujë. Nëse alergjia është me e rëndë,
nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne
rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te konsultoheni me mjekun
specialist.
Jonida Tashi G.ALBANIA