Rita Ora thotë se ajo në skenë gjithmonë mundohet të jetë vetja dhe të mos imitojë askënd. Këngëtarja shqiptare e cila po bën karrierë ndërkombëtare në muzikë, është në përgatitje për fillimin e turneut të saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë muaj, së bashku me Iggy Azalea dhe Havana Brown, dhe ka folur për veprimet e saj në skenë.
‘Kur ngjitem në skenë, unë nuk tentoj të imitoj askënd. Unë nuk fus efekte nga artistët e tjerë, siç është për shembull liria e ‘Coldplay’ në skenë. Është më shumë punë në grup sesa vetëm e imja.
Kënaqem me bendin time dhe po ashtu argëtohemi edhe në prapaskenë. S’ka rregulla. Nuk ka ndonjë rutinë vallëzimi. Jam vetëm unë dhe bendi im që kënaqemi bashkë’, ka thënë Rita.