Eshtë njëra prej këngëtareve që megjithëse është shumë e hapur me mediat, për shumë kohë po mban të fshehtë lidhjen e saj të dashurisë. Megjithëkëtë, Shota Baraliu edhe pse është skeptike që këtë fshehtësi ta vazhdojë edhe më tej, duke mos pasur më pas spekulime në opinion, ajo na bën të ditur se i dashuri i saj është nga Kosova dhe nuk është fytyrë publike. “Arsyeja përse po vazhdoj ta mbaj të fshehtë lidhjen time të dashurisë për një kohë të gjatë, janë thashethemet e mundshme që qarkullojnë në opinion dhe duke dashur që t’i evitoj këto spekulime, vazhdoj që ta mbaj ende të fshehtë identitetin e të dashurit tim.
Por ajo që mund t’ju them është se, i dashuri im është nga Kosova, jeton këtu dhe nuk është fytyrë publike. Është djalë i shtëpisë”, – ka thënë ajo për “Zërin”. Shota përveç se po shijon ditët e bukura të dashurisë, është e angazhuar edhe me disa projekte muzikore, që shumë shpejt do t’i lançojë për adhuruesit e saj, pra flitet për një këngë bashkë me videoklip.
“Kam nisur përgatitjet për disa projekte të reja muzikore, të cilat do t’i lançojë brenda një periudhe të shkurtër. Fillimisht do të jetë një këngë bashkë me videoklip e më pas do të pasojnë edhe projektet e tjera muzikore”, – shton ajo. Por, përveç angazhimeve në këngë, duket se Shota ka folur edhe për një projekt të ri, televiziv. “Jemi duke punuar për një program që ka të bëjë me komunikacionin rrugor.
Së bashku me një koleg Shota Baraliu: I dashuri im është djalë shtëpie timin do të realizojmë një program televiziv, ku në emision do të debatohet për rregullat në komunikacion, do të ketë mysafirë të ndryshëm në studio, si shoferë nga e tërë Kosova, pastaj përfaqë- sues të auto-shkollave etj., pra do të jetë një emision i veçantë”, – thekson ajo. Shota do të jetë drejtuesja e këtij emisioni dhe uron që puna e saj të jetë sa më e suksesshme./Koha Jone