Portali amerikan io9.com ka botuar artikullin e autores Annalee Newitz, në të cilin ajo përmendi shtatë dëshmitë se pse Toka është në prag të vdekjes.
Këtë ajo e definon me zhdukjen e 75 për qind të të gjitha specieve në Tokë në më pak se dy milionë vjet. Neve kjo na duket si kohë shumë e gjatë, por sipas kohës gjeologjike kjo mund të krahasohet me një mbyllje-hapje syri.
Toka për 540 milionë vjet ka shënuar pesë raste të zhdukjes masive, të cilat ndonjëherë janë shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, e nganjëherë përmes ndryshimeve të fshehura – të tilla si shumimi i papritur i disa specieve pushtuese. Shumë shkencëtarë besojnë se ne jemi në prag të zhdukjes masive, përmes së cilës mund të fshihen nga faqja e dheut shumë jetë që ne i njohim sot në Tokë.
1. Yellowstone mund të shpërthejë
Parku Yellowstone, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtrihet në mega-vullkanin në të cilin janë shënuar ndryshimet që tregojnë se i njëjti vullkan mund të shpërthejë në çdo çast. Herën e fundit erupsioni i këtij mega-vullkani ka ndodhur para 250 milionë vjetëve, ndërsa ky shpërthim nuk është ndalë për njëmijë vjet rresht. Në ajër është hedhur aq shumë karbon dhe sulfur, sa që ka ndodhur ndryshimi katastrofal klimatik, gjatë të cilit është zhdukur 65 e jetës së përgjithshme në Tokë. Në rast të shpërthimit, fati i tillë e pret njerëzimin.
2. Speciet invazive janë kudo
Njerëzit janë zgjeruar në mënyrë agresive, në të gjitha kontinentet – përveç Antarktidës. Janë shumëzuar në shtatë miliardë individë, që hanë gjithçka që ju del në rrugë. Krahas minjve dhe kacabunjve, njerëzit janë specie e vërtetë invazive (pushtuese) që zhvendosë llojet tjera nga vendbanimet natyrore, gjë e cila mund të ndikojë në zhdukjen e llojeve tjera dhe dëmtimin e ekuilibrit natyror.
3 Ndryshimi i klimës
Akulli polar po shkrihet, temperaturat po rriten. Shkencëtarët e disiplinave të ndryshme, në mbarë botën, ndajnë mendimin se po ngrohet klima në Tokë. Lajm i mirë është se njerëzit nuk mund të jenë fajtorët kryesorë për ngrohjen globale. Planeti në historinë e tij ka mbijetuar ndryshime dramatike të temperaturës. Lajmi i keq është se këto ndryshime janë pothuajse gjithmonë të shoqëruara nga vdekjet masive.
4. Rritja e aciditetit të oqeaneve
Janë në rritje aciditetet e oqeaneve, e kjo shkakton shkatërrimin e shkëmbinjve nënujorë, që janë vendbanime e shumë butakëve. Aciditeti i lartë i oqeanit ishte një nga arsyet për zhdukjen masive gjatë periudhës së trijasit, 200 milionë vjet më parë, kur janë zhdukur rreth 80 për qind të specieve. Nëse nuk ka butakë, atëherë zhduken edhe speciet që ushqehen me to. Sa më shumë trupe të ngordhura të shtazëve ka në ujë, aciditeti shtohet.
5. Rritet shkalla e zhdukjes së specieve
Zhdukjet janë normale, ndërsa ata që merren me statistikë kanë vërtetuar edhe “shkallën e zhdukjes”, që për ta është normale. Sipas tyre, kjo shkallë, edhe nëse nuk është në nivelin e zhdukjes masive, është rritur në 500 vitet e fundit dhe kjo dukuri vazhdon. Ky është fakt tipik për fillimin e zhdukjes masive.
6. Të gjitha mega-faunat janë zhdukur
Një faktor tjetër që studiuesit e marrin në konsideratë, kur flasin për zhdukjen në masë, është vëzhgimi i fosileve. Sipas fosileve të “reja” që janë shkaktuar në 50 mijë vitet e fundit, mund të shihet rënia e diversitetit të specieve. Toka në kohët e fundit (në terma gjeologjikë) ishte vatër e të ashtuquajturës mega-faunë që tash tërësisht është zhdukur. Kur analizoni se si në një kohë të shkurtë është zhdukur një kategori e tërë e shtazëve, nuk bëhet fjalë këtu vetëm për një zhdukje të rëndomtë.
7. Zhdukja e amfibeve
Sot jemi dëshmitarë të zhdukjes së një grupi tjetër, dhe atë aq shpejtë, saqë mund të vërehet në ciklin e jetës njerëzore. Amfibet, veçanërisht bretkosat, janë zhdukur aq shpejtë sa që disa shkencëtarë shekullin XXI e kanë cilësuar si shekullin e krizës së biodiversitetit. Shumë prej tyre vriten nga kërpudhave invazive, që u përhapën me shpejtësi në habitatin e tyre. Bretkosat, në anën tjetër, mund t’i përhapin ato po ashtu duke i braktisur vendqëndrimet e tyre. Sa më shumë e humbim biodiversitetin e kafshëve, aq më afër jemi pranë botës në të cilën dominojnë speciet pushtuese.
Siç thekson autorja – e cila përndryshe kryesisht merret me ndikimin në kulturë të shkencës dhe të teknologjisë – shpresë megjithatë ka. Edhe pse ka pasur shumë shenja të zhdukjes masive, ne kemi ende kohë që të ndërmarrim masa për këtë. Sipas saj, mund të zvogëlojmë përdorimin e karburanteve fosile dhe kështu mund parandalojmë përkeqësimin e ndryshimit klimatik e po ashtu mund ta ruajmë biodiversiteti duke ruajtur zonat natyrore për kafshët ku njerëzit nuk do t’i rrezikojnë.
E mega-vullkanet dhe meteorët?
Me to puna do të jetë më e vështirë, por jo e pamundur. Sipas autores, ne nuk mund të ngjallim speciet e shumta të zhdukura, por mund të parandalojmë zhdukjen e shumë specieve të kafshëve, përfshirë këtu edhe njerëzit.