Asteroidi Vesta ka fushë magnetike
Meteoriti Allan Hills A81001 u zbulua në Antarktidë në vitin 1981. Ai ka një masë prej 50 gramë. Meteoriti dikur ka qenë pjesë e Vesta-s, njërit prej asteroidëve më të mëdhenj të Sistemit Diellor.
"Gjurmët" magnetike të ruajtura në meteorin në fjalë tregojnë se Vesta kishte një fushë të dobët magnetike, si ajo e Tokës, në fillimet e formimit të Sistemit Diellor.
Të dhënat mbi fushën magnetike të asteroidit mund të ndihmojë për të kuptuar strukturën e tij dhe historinë. Para pak kohësh aparati kozmik Dawn ndihmoi në nxjerrjen e konkluzionit se brenda Vesta-s ka një bërthamë metalike me një diametër prej rreth 220 kilometrash.