Një fenomen mistik është faktuar së fundmi mbi qiellin e Teksasit. Dëshmitarë të shumtë kanë parë dy objekte misterioze në një distance mbi 1.6 kilometra nga njëra-tjetra. Objektet janë fotografuar veç e veç nga Google Street Vieë dhe nga kamera e një televizioni lokal në Lindje të Teksasit. Megjithatë në pamje nuk duket qartë, format e tyre ngjasojnë në mënyrë të mjegullt me format e diskuve fluturues, të ngjashëm të filmave hollivudianë fantastiko-shkencorë.
Megjithatë, data dhe ora e xhirimeve nuk bëhet e ditur gjë që ka rritur zërat e skeptikëve që shprehen se bëhet fjalë për një shaka të reve dhe jo për objekte jashtëtokësore, ndërsa të tjerë e quajtën një efekt të kameras.
Megjithatë filmimet rritën misterin e “vizitës” së UFO-ve në planetin tonë ndërs fotot bënë xhiron e botës.