dhe pse duket sikur është lënë disi në hije nga mediat, ndryshe nga sa ndodh kur prezantohen produktet e Apple, kompania Samsung ka arritur të jetë një konkurrent shumë i fortë në fushën e smartphone-ve.
Madje vitin tjetër ata do të sjellin një produkt që pritet të tronditë tregun e celularëve.
Kompania thotë se është në fazën finale të zhvillimit të celularëve me ekrane elastikë, që mund të përkulen e madje edhe mund të palosen e të futen në kuletë.
Ekranet fleksibël janë të pathyeshëm dhe janë të përgatitur duke përdorur dioda organike drite OLED. Por nuk është vetëm Samsung që ka investuar fuqishëm në teknologjinë OLED. Edhe Sony e LG kanë nxjerrë prototipe të këtyre ekraneve.
Megjithatë Samsung është kompania e parë që ka një datë për hedhjen në treg të produkteve me këtë teknologji. Bëhet e ditur se telefonat e tillë do jenë në treg në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.