Pas videos ku ishte filmuar nudo fshehtas, nuk mungon reagimi i Bleona Qeretit. Këngëtarja shprehet tepër e indinjuar për imazhet e saj që kanë pushtuar ueb faqet. Sipas Bleonës, dikush e ka shfrytëzuar momentin kur ajo po ndërrohej pas kuintave dhe ka çarë çadrën e ka filmuar me celular momentin e zhveshjes.
“Miqtë e mi, sikundër e keni parë, këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin ‘Bleona Nudo’. Siç besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili, pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim, e ka shpërndarë në Youtube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën, ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit, dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”, shkruan këngëtarja në Facebook.