Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Rick Santorum është inatosur tej mase nga një mbështetëse e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë fushatës elektorale në Luiziana, ku sot do të votohet për zgjedhjet primare mes republikanëve.
Santorum është ndalur në një poligon qitjeje dhe është stërvitur me pistoletë duke qëlluar ndaj disa tabelave prej kartoni.
Por, përveç se ka marrë duartrokitje, kandidati ka marrë edhe një sugjerim nga një mbështetëse e tij, që i ka thënë: “qëllo duke menduar si shënjestër presidentin Obama”.
Fillimisht, për shkak të kufjeve që mbante, Santorum nuk e dëgjoi thirrjen, por pak më vonë, kur është informuar nga stafi i tij, ai është irrituar tej mase.
“Kjo është absurde. Janë thirrje të turpshme dhe të tmerrshme, jam i lumtur që nuk dëgjova gjë”, ka thënë republikani.
Sipas disa sondazheve, në Luiziana Santorum ka një avantazh prej 2 shifrash ndaj ndjekësit të tij, Mitt Romney, që aktualisht renditet i pari me pikët e përgjithshme.
TCH