Pa dyshim është “idhulli” i reklamimit të sajteve dhe shprehjeve patriotike në sajtet sociale!
Është personazhi të cilin besojmë se nuk ka asnjë përdorues shqiptar në facebook që mos ta ketë parë të paktën një herë në fotografi, por…
në realitet cili është ai?
Ku ndodhet ai? Si jeton ai sot? etj, janë disa nga pyetjet të cilat mund t’i bënte gjithkush, por fatkeqësisht mbeten thjesht vetëm pyetje dhe asgjë më tepër…!
Xhaferr Kadiri nga Rahoveci, është personazhi i cili preku çdo shqiptarë me lotët e tij.
Ai nuk mundi t’i përmbaj lotët për humbjen e dy komandante të tij, Xhelal Hajdatoni dhe Seladin Mulla Abazi Mici, në luftën nacional çlirimtare të Kosovës.
Por sot, fatkeqësisht, qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj e kanë harruar atë duke e lënë në mëshirë të fatit, ai nuk përfiton asnjë ndihmë sociale madje nuk merë dhe as pension lufte të cilin e meriton plotësisht.
Edhe pse nuk ka ambicie për të qenë një milioner, sigurisht që ka të paktën dëshirën dhe të drejtën të jetojë si çdo njeri normal, ai ka katër fëmijë të cilët duhet të jetojnë…
A nuk duhej vallë që ai zë gëzonte qoftë dhe kujdesien më të vogël të qeverisës ë Kosovës që në fund të fundit i detyrohet atij si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së.