Forumi Kuq E Zi
Bletet           Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Bletet           Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Bletet           Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Bletet           Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Bletet           Empty Bletet 1/6/2011, 20:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Bletet           Bleta10
Kohet e fundit ne te gjithe boten po ndodh nje katastrofe e heshtur,ZHDUKJA E BLETEVE askush nuk e di pse po vdesin bletet dhe fundi i tyre eshte shume afer, ne Angli rreth 1/3 e bleteve ka vdekur, e njejta gje edhe ne pjesen tjeter te botes, qe nga Argjentina (prodhuesja me e madhe ne bote), Amerika, Italia e Greqia.

Duhet te kuptojme rendesine qe kane bletet per jeten tone dhe jo vetem tonen, por per ekzistencen e planetit.

Siç e dime bletet bejne pllenimin e luleve duke bere te mundur krijimin e frutave.

Ky eshte nje proçes qe mund te behet vetem nga insektet dhe ne 80% te rasteve nga bletet, sepse do te ishte e pamendushme qe te behej nga dora e njeriut.

Pra siç mund ta kuptoni pa blete nuk ka mjalte, nuk ka fruta, dhe si rrjedhoje nuk mund te mbijetojne bimet sepse pa fruta nuk mund te shumezohen, pra nuk mund te jetojne as kafshet dhe as njerezit.

Ky eshte nje kercenim qe i behet te gjithe njerezimit, por qe injorohet dhe nuk i jepet rendesia e duhur sepse njerzve nuk ju intereson shume si vijne e nga vijne frutat qe kane mbi tavoline.

Albert Einstein ka thene:
"Nese blete zhduken nga faqja e dheut, njeriut do ti mbeten vetem 4 vjete jete. Pa blete s'ka pllenim, s'ka fruta, s'ka kafshe, s'ka me njerez "

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Bletet           Empty Re: Bletet 1/6/2011, 20:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Bletët dinë të numërojnë – deri në katër!

Se bletët kanë shumë aftësi të cilat i kanë edhe njerëzit, e kanë zbuluar shkencëtarët australianë, e një prej zbulimeve më të reja thotë se bletët dinë të numërojnë.

"Sa më shumë që po i studiojmë këto qenie të cilat e kanë trurin me madhësi të farës së susamit aq më shumë po çuditemi. Ato me ne, të ashtuquajturit qeniet superiore, ndajnë shumë aftësi", ka thënë për mediat australiane një prej hulumtuesve nga universiteti Queensland, Mandyam Srinivisan.

Ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë shënuar pesë vende në tunel dhe në një prej tyre kanë vendosur nektar, shkruajnë mediat australiane. Bletët kanë fluturuar pikërisht atje ku është gjendur ushqimi, mirëpo është interesante se ato kanë vazhduar të fluturojnë po atje edhe pse ushqimi është larguar.

Pas katër ndryshimeve të pozitës së ushqimit në tunel, bletët nuk kanë mundur të gjinden në të pestën prandaj shkencëtarët kanë konkluduar se bletët dinë të numërojnë, por vetëm deri tek numri katër.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Bletet           Empty Re: Bletet 1/6/2011, 20:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Celularët, fatalë për bletët

Shkencëtarët pohojnë se sinjali i celularëve është përgjegjës për zvogëlimin e madh të popullatës së bletëve në botë. Një studim i bërë në Zvicër tregon qartë se sinjalet e telefonave mobilë hutojnë bletët, të cilat më pas fillojnë që të fluturojnë andej-këndej, derisa të vdesin.

Shkencëtarët i kanë bërë 83 eksperimente dhe i kanë përcjellë se si reagojnë bletët ndaj sinjalit të celularit. Me këtë rast është parë se bletët prodhonin një zhurmë dhjetë herë më të madhe kur celulari ishte duke bërë telefonatë, sesa kur ishte i fikur, apo në ‘standby’.

“Zukatja e bletëve rritej ndjeshëm sapo celulari fillonte të cingëronte, prandaj është evidente se rrezet e celularëve dhe zhurma e tyre shqetësojnë shumë bletët.

Ato reagojnë ndaj kësaj duke u larguar nga kosheret, e ndonjëherë janë aq të hutuara, saqë fluturojnë kuturu, derisa të vdesin”, ka deklaruar Daniel Favr nga Lozana e Zvicrës, studimi i të cilit është botuar në revistën për bletari “Apidologie”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Bletet           Empty Re: Bletet 4/8/2011, 11:40

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
dashkan shfarosur celularet? po me ca do hyje AK ne net pastaj
Bletet           2286445522 Bletet           2286445522

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

5Bletet           Empty Re: Bletet 4/8/2011, 13:20

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
hahaha me mir te shfarosen bletet se sa celularet

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Bletet           Empty Re: Bletet 4/8/2011, 22:05

Vizitor

Anonymous
Vizitor
kshu them dhe un, me mir te shfarosen bletet, se po na u shfarosen tel do na shfaroset dhe ky hahahaha

7Bletet           Empty Re: Bletet 5/8/2011, 08:10

Vizitor

Anonymous
Vizitor
se marr vesh clidhje kan bletet me shfarosjen e celulareve

8Bletet           Empty Re: Bletet 5/8/2011, 11:41

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
po na shterohen bletet dhe skemi mjalt pasaj Bletet           2286445522 Bletet           2286445522

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

9Bletet           Empty Re: Bletet 13/1/2012, 18:19

Vizitor

Anonymous
Vizitor

Disa fakte interesante rreth mjaltit dhe bleteve.

1. Mjalti eshte ushqim ne nuk prishet apo nuk skadon asnjehere. Ne qofte se ruhet ne nje ene te mbyllur rron pafundesisht. Mjalti eshte nje prej ushqimeve me te vjeter ne bote, psh eshte gjetur ne Egjipt, tek varri i Mbretit Tut i paprishur.


2. Mjalti eshte 25% me i embel se sheqeri per shkak te nivelit te larte te Fruktozes ne te.


3. Mjalti krijohet nga nektari i luleve i cili perzjehet me enzimat e bleteve the bletet avullojne nje pjese te ujit te nektarit duke perplasur krahet. Ngjyra aroma dhe shija e mjaltit ndryshon ne vartesi te luleve qe vizitojne bletet.


4. Nje blete gjate jetes se saj prodhon vetem 1/12 e nje luge ēaji mjalte.


5. Ne mitologjine Greke, Kupidi i zhyste shigjetat ne mjalte qe te embelsonte zemrat me dashuri.


6. Vizatimi me i vjeter i bleteve dhe mbledhjes se mjaltit eshte gjetur ne nje shpelle ne Spanje dhe mendohet te jete bere 15.000 vjet me pare.


7. Democritus (460-370 BC), filozofi grek, perdorte nje diete te pasur me mjalte dhe jetoi 109 vjet.


8. Mjalti ishte ilaci me i perdorur ne Egjiptin e lashte. Nga 900 receta qe jane zbuluar rreth asaj kohe 500 kane qene te bazuara tek mjalti. Ne Romen e lashte mjalti perdoret per te ndihmuar pacientet te flinin gjume.


9. Napoloni zgjodhi bleten si simbol te tijen pas kurorezimit ne 1807.

10. Ne 1984, gjate nje eksperimeti ne hapesire, bletet munden te ndertonin nje koshere ne kushte te jashtezakonshme duke mos patur forca rendese.


11. Bletet kane 4 krahe dhe 5 sy.


12. Bletet perplasin krahet 11.400 here ne minute dhe mund te fluturojne me nje shpejtesi prej 20 km/ore.


13. Mreteresha pjell 1000-1500 veze ne dite.

15. Duhen rreth 10kg mjalte per te ushqyer nje koshere bletesh gjate dimerit

16. Mjalti permban shume vitamina dhe antioksidante pa patur indyre apo kolesterol.

17. Mjalti permban po aq antioksidante sa edhe spinaqi dhe nje lloj antioksidanti, “pinocembrin” gjendet vetem tek mjalti.

18. Per shume vite kengetaret e operas kane perdorur mjaltin per te zbutur fytin dhe per te shtuar energjine.

19. Mjalti eshte i vetmi ushqim qe permban gjithcka qe i duhet njeriut per te jetuar, duke perfshire dhe ujin.

20. Mjalti ka vetine te thithe uje, gje qe e ben shume evektiv per zbutjen e lekures se djegur.

21. Mjalti shpejton mbylljen e plageve dhe lufton infeksionet. Mjekesia moderne e cileson mjaltin si nje prej antibiotikeve te natyres, i cili ka veti te ndaloje zhvillimin e bakterieve dhe te shume llojeve te mykut. Eshte verejtur se mjalti ngordh disa bakterie qe jane rezistente ndaj antibiotikeve tradicionale.

Heres tjeter qe hani mjalte kini parasysh keto gjerat mesiper.

10Bletet           Empty Re: Bletet 28/10/2012, 15:35

sherif braksi

sherif braksi
me zhdukjen e bleteve,jo vetem nuk do kete fruta por edhe drithera.jeta ne toke do zhduket.

11Bletet           Empty Re: Bletet 24/2/2013, 19:23

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Efektet kuruese të qumeshtit të bletëve!


Te gjitha semundjet qe sheron qumeshti i bletes

Qumeshti
i bletes eshte tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai
eshte mjaft pozitiv per shendetin dhe shume i preferuar nga meshkujt.
Gjithashtu, perdoret edhe per maska bukurie. Qumeshti i bletes qe
prodhohet nga gjendrat e bleteve punetore, sherben per te ushqyer larvat
gjate tre diteve te para dhe per te ushqyer mbretereshen. Ky ushqim e
mban mbretereshen ne jete per 8 vjet, shume interesant ky fakt duke
ditur qe nje blete e zakonshme, e cila ka lindur nga e njejta veze me
mbretereshen jeton vetem 21 dite. Qumeshti i bletes ka ngjyre te bardhe
ne te verdhe, eshte si krem, ka shije te tharte dhe me pak arome.
Permbajtja

Qumeshti i bletes
permban te gjithe aminoacidet esenciale per njeriun. Enzima dhe
derivatet e tyre. Sheqer: fruktoze dhe glukoze. Yndyrna 80-90 per qind,
por ato jane neutrale dhe nuk i bejne dem organizmit. Minerale: K, Ca,
Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitamine H.
Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

Efektet kuruese

Ka efekt qetesues dhe elodhes, ul nivelin e hormoneve tiroidian
Ndihmon
zhvillimin, rritjen. Stimulon gjendrat seksuale, ndihmon prodhimin e
vezoreve, ndihmon ne mbajtjen e shtatzenise duke rritur nivelin e
progesteronit ne gjak. Rrit nivelin e testosteronit ne gjak duke
ndihmuar ne problemet e potences mashkullore. Stimulon gjendrat
mbiveshkore. Ndihmon ne semundje si artriti ose lodhja kronike. Ul
zmadhimin e prostates, ka te njejtin efekt si hormonet femerore.
Normalizon punen e testikujve. Ndihmon ne funksionimin e meleise dhe
semundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturen e meleise. Ka efekt
antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina.
Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetegjatesine e njerezve duke
ruajtur erininee e eneve te gjakut. Zgjeron enet e gjakut. Ndihmon ne
uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon ne
formimin e rruazave te kuqe te gjakut, keshillohet ne anemi. Ndihmon ne
mikrohemoragji. Ne lekure, rregullon prodhimin e yndyres. Perdoret ne
kozmetike,
sepse ndihmon ne pastrimin dhe rinimin e lekures. Perdoret si
agjent antibakterial dhe antivirusal lokal per probleme te ndryshme te
lekures. Tek femijet e sapolindur ndihmon ne rritjen ne peshe.

Kur nuk duhet te perdoret

Ne
kriza astme, sepse qumeshti i bletes mund te ngushtoje bronket gje qe
do ta rendonte semundjen. Ne alergji ndaj perberesve te qumeshtit te
bletes. Nuk duhet ta perdorin ata qe vuajne nga
semundja Addison si dhe ata qe kane kancer ne faze akute.

Efektet anesore

Dhimbje
stomaku, te vjella, diarre dhe pagjumesi (kjo e fundit ndodh me shpesh
tek femrat). Ne te tilla raste ne fillim ulni dozen dhe nese efektet
anesore nuk permiresohen nderprisni konsumimin. Kujdes: nese nuk
respektoni dozat mund te jete helmues. Duhet pasur kujdes ne perdorim
kur organizmi eshte teper i dobesuar, eshte e pamundur tretja e
qumeshtit. Kur vuani nga semundje me spazma te tubit tretes, kancer
shume te perhapur ne lekure.

Kura

Kura duhet te zgjase 1
muaj, maksimumi 3 muaj, per dozat lexoni me kujdes letrat qe e
shoqerojne dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kures
mund te shfaqen menjehere ose pak me vonese, sepse ndryshe nga poleni
qumeshti i bletes vepron me ngadale.


Semundjet ne te cilat duhet te perdoret

Hipertiroidisem
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride te larta)
Semundje te zemres dhe eneve te gjakut
Semundje kronike te mushkerive
Semundje te gojes, probleme me mishrat e dhembeve, probleme te fytit
Semundje te veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon ne periudhat e premenopauzes
Kancer
Ne pediatri ndihmon, sidomos per femijet e lindur para kohe ose distrofik

"Mjekesia"

12Bletet           Empty Re: Bletet 24/2/2013, 19:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

Qumeshti
i bletes është një prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja
ne moshe për te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket
popullore shpjegojnë mënyrën dhe masen se si duhet te përdoret poleni
për te pasur efekte kuruese.
Çfare është poleni?
Polen është ajo
pjesa e lules, nëpërmjet se cilës bëhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin
e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qenë punetore
bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore atë pjesen
me te cilën pllenohen lulet dhe e shperndan. Një pjesë i ngelet te
kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjesë e lules, qe duhet te quhet polen,
mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk është polen blete, se nuk e
prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetëm merita e transportit.
Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre
me një ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet një pluhur ne
ngjyrë ari dhe me parfum. Ky është poleni. Ai quhet mrekullia e jetës
dhe përmban mijëra pjesë te vogla te mbledhura nga lule të ndryshme.
Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nëse është i
verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj.
Bletet mbledhin polen nga lule të ndryshme. Për këtë arsye ai është
shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet
me kembet e tyre, ne te cilat ato kanë disa gropeza te vogla, si xhepa.
Ky polen është pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe
përzihet me mjaltin e bleteve për t’u transportuar me pas tek foleja.
Aty, ata qe rrisin blete, kanë vënë re një si site dhe kur bletet futen
brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanë grumbulluar ngelen tek këto
sita.
Si njihet poleni i mirë për terapi
Poleni i mirë ne radhe të parë dallohet nga pamja e jashtme,
sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetë ne ngjyrë të hapur
dhe mos te këtë nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrë
te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jetë i tharte, sepse nëse është i
tillë, poleni ka marrë lageshtire, është shumë toksik dhe nuk duhet
konsumuar. Perveç kësaj, poleni qe përdoret për kurim nuk duhet te këtë
shije si gjë e djegur, sepse kjo do të thotë qe ai nuk është thare si
duhet dhe është pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te këtë poleni
për kurim është e ëmbël dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te
ruhet ne kavanoz qelqi, në vend pa drite, sepse drita çon ne humbjen e
vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jetë 0-4
grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Për përdorimin e polenit
si ilaç kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Ndërkohë qe
marrja e polenit nuk është e njëjta sasi për të gjitha grupmoshat dhe
sëmundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka
tjetër. Femijet nën 3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me
probleme te melçise dhe fëmijët 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5
grame (1 luge te vogël) ne ditë. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne
10 grame (2 luge te vogla ne ditë). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin
12-15 grame (një luge gjelle) ne ditë. Të rriturit dhe adoleshentet mund
te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) ne
ditë, me kujdesin qe duhet bërë një pauze prej 3 javësh pas
një kure prej një muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te përdoret para
buke, kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mirë ne goje,
ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse është i mbuluar nga një
membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pëlqehet
pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda
2. Me këtë metodë poleni merret ne te njëjtat doza si me sipër, por me
pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa
te formohet një pluhur, i cili konsumohet pasi përzihet me mjalte. Për
çdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe përzihen mirë derisa te
formohet një perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pëlqehet me shumë
nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilët
nuk i pëlqejnë shijen.
Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat
te cilët kanë ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas
marrjes se qumeshtit te bletes. Këta persona, polenin duhet ta bluajne
ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge ujë për 1 luge
polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas një mëngjesi te
lehtë.
Për çfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te
përdoret për vonesat ne zhvillimin e fëmijëve. Për këtë nevojiten 5-10
grame polen ne ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave,
zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni
ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive.
Konsumohet ne kura prej një muaji, me 10-30 grame ne ditë.
Gjatë një viti mund te bëhen 2-3 kura.
Problemet e
riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e
spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Keshillohet te përdoret
sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga
mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension
emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni
përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme
qe shfaqen gjatë kësaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12
ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gjë keshillohet
edhe për meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve).
Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga një muaj secila, me 10-20
grame ne ditë. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo ditë
polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit
tretes dhe përmirësimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave.
Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e
imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura
ne vit, secila nga një muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes,
rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te përdoret
edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura për këtë
është e shkurter, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.
Reumatizma.
Perveç trajtimit te gjatë te shoqëruar me ushqim te pasur ne fruta dhe
perime për këtë semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë
secila.
Rezultate shumë te mira kuruese poleni ka dhënë si ne formën
kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe
potencen. Për këtë rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë),
me 10 grame ne ditë, te kombinuara me qumësht blete (100 mg ne ditë).
Depresioni
dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon ne përmirësimin e
tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj
alkoolit. Për këtë ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne
ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund te filloni një
kure tjetër. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive.
Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat për shendoshje,
sepse përmirëson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur,
probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne këto semundje poleni ka
aftësi kuruese nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjalte,
sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, për këtë
semundje poleni ka dhënë rezultate shumë te mira nëse konsumohet për një
kohe te gjatë dhe i shoqëruar me qumësht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhezes si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te përdoret 10-20 grame ne ditë.
Kujdes ne përdorimin e polenit
Ne këto 10 vitet e fundit
është rritur numri i personave qe kanë alergji nga poleni. Për këtë
arsye konsumimi i tij duhet bërë me kujdes, ne sasi te vogla (për here
të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret për disa ditë për të
parë nëse ekziston alergji. Nëse nuk keni alergji, atëherë mund te
vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nëse shfaqen simptoma
minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundës, ose kruajtje te
lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te
vogla dhe te përzier me mjalte ose ujë. Nëse alergjia është me e rëndë,
nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne
rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te konsultoheni me mjekun
specialist.

Jonida Tashi G.ALBANIA

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons