Tlos, 3 gusht - Gërmimet në qytetin antik Tlos, që ndodhet brenda kufijve administrativë të nënprefekturës Fet'hije në Muëlla (Muğla), nxorën në dritë një tempull të shekullit III p.e.s, raporton TRT.
Një tempull është zbuluar në gërmimet arkeologjike në qytetin antik Tlos të Turqisë.
Gërmimet në qytetin antik Tlos, që ndodhet brenda kufijve administrativë të nënprefekturës Fet'hije në Muëlla (Muğla), nxorën në dritë një tempull të shekullit III p.e.s.
Punimet arkeologjike në Tlos kryhen nën përkujdesjen e Universitetit Mesdheu (Akdeniz).
Krahas tempullit, në vendin e shenjtë të qytetit antik gjenden gjithashtu një sinagogë dhe një bazilikë.
Kjo tregon se në këtë qytet antik kanë bashkëjetuar 3 fe të ndryshme.
Ekspertët kanë hartuar edhe një projekt restaurimi për tempullin e porsazbuluar.
Në zonë gjithashtu kanë filluar gërmimet arkeologjike në 2 shpella, shumë pranë banjës termale Girmeler.
Pas përfundimit të gërmimeve shpellat do të hapen për turizëm.