Forumi Kuq E Zi
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it 561422_487615707916522_800265549_n
Qumështi i nënës vret virusin e HIV-it

Duket që komponenti i panjohur i qumështit të nënës vret grimcat e HIV-it, qelizat e infektuara dhe bllokon transmetimin e HIV-it te minjtë me sistemin njerëzor të

imunitetit.

Edhe pse fëmijët e nënave me HIV pozitiv shmangin infeksionin gjatë lindjes, rreth 15 për qind e tyre infektohet me HIV në fëmijërinë e hershme. Meqenëse virusi mund të arrijë në qumësht, është supozuar që kjo mund të jetë për shkak të ushqyerjes me gji.

Me hulumtime të mëtejshme Angela Wahl në Universitetin e Karolinës Veriore në Chapel Hill dhe kolegët e saj kanë krijuar minjtë me palcën eshtore, mëlçinë dhe

indin e timusit njerëzor. Ato organe janë infektuar pasi që minjtë kanë fituar dozën orale të viruseve.

Megjithatë, nëse minjtë janë ushqyer me qumështin e nënës, i cili përmban HIV, virusi nuk transmetohet. Hulumtimet e mëhershme kanë lënë të kuptohet që qumështi i

nënës mund të ketë veçori antivirusale, por nuk ka qenë e qartë nëse do të parandalonte transmetimin e HIV-it.

“Kemi treguar që qumështi ka aftësinë e brendshme të lindur për të vrarë HIV”, tha Victor J. Garcia, i cili ka mbikëqyrur punën.

Shkencëtarët tani kërkojnë përbërësin sekret në qumështin e nënës i cili bllokon virusin.

Nëse mund të njihet, mund të përdoret për të parandaluar edhe format e tjera të transmetimit të HIV, siç është transmetimi përmes marrëdhënieve seksuale.

Pse disa foshnja që ushqehen me gji të nënave me HIV pozitiv fitojnë virusin, nëse qumështi i nënës nuk transmeton HIV?

E mundshme është që thithja e gjinjve të plasaritur e ekspozojnë foshnjën ndaj

virusit në gjakun e nënës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mënyra më e mirë, më e sigurt, më e shëndetshme dhe më e lirë e të
ushqyerit të foshnjës suaj është me qumësht gjiri. Vënia e rregullt e
fëmijës në gji është metoda më e mirë për të nxitur fluksin e qumështit
të gjirit.

Qumështi i gjirit e mbron fëmijën nga sëmundjet e
ndryshme dhe e bën më të qëndrueshëm ndaj infeksioneve dhe alergjive,
mirëpo, në anën tjetër, të ushqyerit me qumësht gjiri e mbron edhe
shëndetin e nënës.

Posaçërisht, në vitin e parë të jetës, varet
mirëqenia dhe shëndeti i foshnjës tuaj nga ushqimi i drejtë. Shtrohet
pyetja se çfarë ushqimi duhet të hajë nëna gjatë kohës së gjidhënies për
një ushqim me gji të suksesshëm? Një ushqim i balancuar gjatë
shtatzënisë dhe pas shtatzënisë favorizon dhënien me gji. Prandaj,
ushqimi i nënës duhet të jetë i shumëllojshëm, të përfshijë ushqime
bimore, shumë fruta dhe perime të freskëta, produkte të qumështit, vezë,
mish dhe peshk. Në gatim është e preferueshme që të përdorini kripë të
jodizuar dhe me fluor. Për formimin e kockave foshnja ka nevojë shumë
për kalcium dhe fosfat, prandaj nëna duhet të pijë 200-500 ml qumësht
ose të hajë produkte të qumështit si p.sh.: kos, jogurt, gjizë apo
djathë. Foshnjat kanë nevojë për vitamina të shumta e posaçërisht për vitaminën C, prandaj nënat
duhet që minimumi një herë në ditë të hanë fruta dhe perime. Foshnjat
kanë nevojë për hekur për formimin e gjakut, i cili gjendet në mëlçi,
mish dhe në të verdhën e vezës, prandaj nënat duhet t’i hanë këto lloje
të ushqimit. Nëna e cila e ka fëmijën në gji pi për nevojat e saj
normale minimumi 1 litër lëngje shtesë në ditë. Këtu hyjnë: lëngjet e
frutave dhe të perimeve, qumështi si dhe llojet e ndryshme të çajeve.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons