Mes maleve të egra dhe të mrekullushme gjenden shtepitë karakeristike, të shpërndara ngado në luginën e Thethit, në të gjitha pjesët e fshatit. Nga Thethi ju mund të shikoni të gjitha qafat e maleve dhe majat kurorë më të bukura në alpet e Europës, të mbuluara me bimë Alpine, prej nga ku mund të shihni të gjithë luginën. Nëse shkoni në Radohimë mund të shikoni edhe malin e Jezercës i cili është 2659 metër mbi nivelin e detit.
Mjedisi fizik dhe Pozita gjeografike.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike më e rëndësishmja e zonës veriore, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ai bën pjesë në komunën e Shalës, të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore të dy blloqeve më të sipërme, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërseritshme të tilla si: maja e Radohimës, (2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m), Alisë (2471 m),etj. Në lartësitë 750- 800 metër, poshtë në luginë shtrihet fshati piktoresk i Thethit .
Veçoritë gjeologjike: Thethi gjendet 172 kilometra larg Tiranës, nga të cilat, 148 kilometra janë të asfaltuara, ndërsa 24 kilometrat e fundit janë të paasfaltuara. Lugina e lartë e Thethit është një nga zonat më të veçanta të turizmit malor shqiptar, nga më të përmendurit edhe nga të huajt. Në zemër të alpeve veriore, mes shkëmbinjeve historik, gjelbërimit verbues dhe burimeve të kristalta kjo luginë e rrallë figuron rreth 900 metra mbi nivelin e detit.
Veçoritë e relievit. Parku shtrihet në luginën e lumit të Thethit. Shpatet malore kanë pjerrësi të madhe dhe të thyera me kënde16º-35º, por ka raste edhe të pakalueshme 45º-60º e deri në 90º. Lugina ka formën e një grope, e modeluar nga veprimtaria akullnajore. Lumi i Shalës ka formuar tarraca në dy anët e tij dhe një zallishtore.
Veçoritë klimatike. Parku ka klimë të ashpër në dimër me rreshje dëbore që shkojnë nga 1.5 m në pjesët e ulta e deri në 3 m në pjesët e larta. Parku ka mesatarisht 2900-3000 mm rreshje shiu në vit. Temperaturat luhaten nga 20ºC deri 26ºC në qeshor, ndersa ne dimer variojn -14ºC deri -20ºC.
Veçoritë hidrografike. Lumi i Thethit buron në lagjen Okol dhe pershkon te gjithe thethin, ku i bashkangjiten edhe disa perrenj dhe burime qe thethi i ka me shumice. Ne Nderlyse bashkohet me përroin e Kapërres dhe formojnë lumin e Shalës, i cili derdhet në Drin. Lumi i Thethit është i kthjellët e i shkumëzuar, me prurje 1000-1300 l/sek e temperaturë mesatare të ujit 7ºC, dhe është i pasur me troftën e malit. Parku ka përrenj të shumë si ai i Dhenve , i Gurrës, i Shkafit,i Bores,i Ashtit,i Ukashit etj. Gjithashtu ka edhe burime të shumta si në Okol, Nikgjonaj, etj. Egziston një mrekulli në Theth që e quajnë Ujëvara e Grunasit e cila ka një lartësi mbi 30 m të rrënjës së ujit. Një tjetër ujëvarë në Theth është dhe Ujëvara e Gjeçajve e cila ka nje lartesi mbi 24 m të rrënjës së ujit nga një grykë shkëmbore shume e bukur.
Veçoritë e tokave. Parku shtrihet në toka të murrme pyjore, mbi të cilat janë të vendosura pyjet e parkut, dhe pjesërisht në tokat livadhore malore, mbi të cilat janë të vendosura kullotat alpine. Në pjesën jugore të parkut është i formuar kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë, 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra deri në 30-40 m i gjerë. Në Theth ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinje të vegjël dhe një hidrocentral funksional. Në periudhën Maj - Nentor Thethi vizitohet nga 5000 – 10.000 turistë të huaj dhe shqiptare.