Vdekjen e saj filmoi, mesa duket, gazetarja japoneze Mika Yamamoto, e cila u vra në Halepi të Sirisë. Në videon e bërë publike, duket Mika, e cila po ndiqte bashkë me bashkëshortin e saj gazetar, rebelët sirianë.
“Po shkojmë në një zonë që u bombardua. Besojmë se ka shumë të vrarë”, thotë ajo në videon e publikuar nga agjencia Japan Press, për të cilën punonte.
Të bën përshtypje fakti që edhe pse zona është bombarduar, njerëzit vazhdojnë të banojnë aty. Mika shikon fëmijë të vegjël dhe u flet… Por më pas dëgjohen të shtëna dhe pastaj… heshtje absolute. Ndoshta është momenti që gazetarja japoneze qëllohet për vdekje… Ndiqni videon: