Gazetarja e njohur e televizionit libian, Hala Misrati, per të cilën u tha se ishte vrarë më 17 shkurt në një burg të Tripolit, shfaqet përmes një video-mesazhi.
“Është 19 shkurt dhe jam akoma gjalle”, tha ish-gazetarja e cila u bë e njohur gjatë raportimeve në kohën e konfliktit, kur ajo nxori pistoletën në mbështetje të regjimit të Gedafit.
Ajo shpjegon se nuk është keqtrajtuar asnjëherë, madje revolucionarët e kishin trajtuar “si motrën e tyre”.
Në një interviste të publikuar nga televizioni arab “Al Jazeera”, prokurori i Përgjithshëm i Libisë tha se nuk kishte dijeni se kush kishte përhapur zërat për vdekjen e Misratit.