Drejtësia amerikane konfirmoi ditën e mërkurë akuzat ndaj 31-vjeçarit Anton Kaluri, i cili me një mesazh elektronik ka kërcënuar me vdekje presidentin Obama, njoftoi për shtyp gjykata e Siatëll në Uashingon.
31-vjeçari akuzohet se ka kërcënuar Presidentin e SHBA-së dhe se sulmoi një nga agjentët e sigurimit që shkuan në banesën e tij për ta arrestuar.
“Do të vras Presidentin!!! Ejani të më kapni…”, shkroi Kaluri në mesazhin elektronik drejtuar FBI, duke vazhduar: “Keni shtatë ditë… më dërgoni Alkatrazh tani”, duke iu referuar burgut në Gjirin e San Franciskos, që është mbyllur.
Në momentin e arrestimit, 31-vjeçari ishte i armatosur.
“Ngjarjet e ditëve të fundit na detyrojnë që t’i marrim seriozisht kërcënimet me vdekje apo ushtrimin e dhunës”, deklaroi për mediat zëdhënësja e Ministrisë së Rendit të Uashingtonit, Xheni Derkam.
Kaluri, i cili ka shërbyer në Marinën Ushtarake, mund të dënohet deri në 25 vjet heqje lirie. /alb-observer/