Tashmë te Manchester City të gjithë e njohin Mario Balotellin.Njohin shumë mirë karakterin e tij disi të vrazhdë dhe të vështirë, siç njohin edhe sensin e tij të lartë të humorit dhe nuk irritohen më siç bënin më parë.
Shakaja më e fundit që sulmuesi italian ka bërë ishte ajo në vigjilje të ndeshjes së parë të Premier League përballë Southampton ku në tunelin e stadiumit Etihad i mori aparatinnjë prej fotografëve të stafit të “Citiziens”.
Gjest i shpejtë që i bëri të gjithë të qeshnin dhe të thyenin disi atë “ftohtësinë” britanike.