Shokët e fyejnë në Facebook, vajza vetëndëshkohet frikshëm
Interneti po dominon gjithnjë e më shumë jetën e të rinjve, duke sjellë dhe efekte negative. Tragjedia e radhës ka ndodhur në Indi, ku një vajzë ka vrarë veten pasi miqtë e saj e kanë fyer në Faceook.
Vajza me emrin Raksha Sharma, studente inxhinierie në qytetin Jalandhar, siç raporton noa.al, është gjetur të martën e varur në abazhurin e dhomës së saj.
Në tavolinën e punës së saj u gjet një letër, në të cilën vajza akuzon shokët e shkollës dhe shoqet e saj për ofendimet që i kanë bërë. Policia në Indi ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka arrestuar dy prej shokëve të saj. Pas marrjes në pyetje të tyre ka nisur verifikimi i mesazheve në rrjetin social.
Dy shokët e saj kanë bërë komente denigruese në rrjetin social dhe kjo mendohet se ka qenë dhe shkaku kryesor.
Megjithatë, në profilin që i kanë bërë miqtë, thonë se ajo ishte e mbyllur dhe kishte shumë probleme. Në vitin 1997, vajza kishte humbur familjen e saj gjatë një konflikti ushtarak mes Indisë dhe Pakistani.