Shikoni videon e një gruaje të dehur në Portugali, e cila mesa duket ndjeu zili famën e tauromakive të famshëm të vendit.
Kujdes! Pamjet janë të ashpra.
Një grua e dehur në Portugali, vendosi të dyluftojë me një dem duke u futur në arenë. Pamjet filmike po bëjnë xhiron e botës.
Gruaja në gjendje të dehur dhe jashtë kontrollit, citon alb-observer.com, vendosi pa asnjë mbrojtje të qëndrojë para demit, i cili e sulmo dhe e hodhi atë disa metra larg.
Edhe pse demi e përplasi përtokë ajo vazhdoi përsëri, duke e provokuar demin këtë herë me një çarçaf, ndërsa indiferentizmi i shikuesve ishte vërtet “vrasës” pasi askush nuk e ndaloi atol tek ajo ndeshej me “vdekjen”.
Rezultati i tentativës së dytë, ishte që demi ta sulmonte egër gruan e dehur dhe atëherë turma e të pranishmëve u detyrua të ndërhyjë për ta shpëtuar.