Vanatu
Numri i ishujve: 4 ISHUJ KRYESORË DHE 80 ISHUJ MË TË VEGJËL
Sipërfaqja: 12.189 km2
Popullsia 219. 000
Vanuatu është një varg ishujsh malorë, vullkanikë. Të mbuluar me pyje tropikale të harlisura. Në Vanuatu ekzistojnë nëntë vullkanë active, ku përfshihet dhe Mali Jasur, në ishullin e Tanës. Klima subtropikale e Vanuatut është ideale për të rritur kakao, kafe, banana dhe arra kokosi.
__________________________________________________
Samoa
Numri i ishujve:
2 ishuj kryesorë dhe disa të pabanuar
Sipërfaqja: 2,831 km 2
Popullsia: 220. 000
Kufiri Ndërkombëtar i Datës, kufiri imagjinar që shënon se ku fillon një ditë dhe ku mbaron tjetra, ndodhet pak më në perëndim të Samoas, që do të thotë se aty është vendi më skajor i Tokës ku mund të shihet perëndimi I diellit. Ishujt pak më në lindje janë një ditë para Samoas.
__________________________________________________
Fixhi
Numri i ishujve:
Rreth 330
110 të banuar
Sip: 18,274 km2
Popullsia: 945.000
Fixhi është një vend i mrekullueshëm me pyje tropikale dhe plazhe me rërë të bardhë, i rrethuar nga shkëmbinj koralorë. 87% e popullsisë jeton në dy ishujt kryesorë të Fixhit, Viti levu dhe Vanua Levu
__________________________________________________
Ishulli i Pashkëve
Numri I ishujve: 1
Sip: 164 km2
Popullsia: 4780
Ky ishull i izoluar është i famshëm për 887 statujat e tij gjigande, moai, të cilat përfaqësojnë stërgjyshërit e lashtë. Për të transportuar këto statuja u prenë pothuajse të gjithë drurët e ishullit.
__________________________________________________
Tahiti
Numri I ishujve: 1
Sip: 1045 km2
Popullsia 180. 000
Tahiti është ishulli kryesor i Polinezisë Franceze, ndonëse gjatësia e tij më e madhe është vetëm 45 km. lagunat e tij të shumta gëlojnë nga lloje të ndryshme krijesash, si manta rais, barracuda, kastravecat e detit, peshkaqenët dhe delfinët.
__________________________________________________
Ishujt Solomon
Numri i ishujve: 992; 347 të banuar
Popullsia: 596.000
Ishujt Solomon janë të mrekullueshëm për zhytje dhe gjeti nënujore. Shkëmbinjtë koralorë dhe anijet e mbytura që nga koha e Luftës së Dytë Botërore përzihen me peshqit shumëngjyrësh tropikalë.
__________________________________________________
Tonga
Numri i ishujve: 169; 36 të pabanuar
Sip: 747 km2
Popullsia: 121. 000
Kur zbarkoi në Tonga, në vitin 1773, eksploratori britanik, Kapiteni Kuk, tha se ky vend duhej të quhej “Ishujt Miqësorë”, sepse banorët e tij ishin shumë mikpritës
__________________________________________________
Tuvalu
Numri i ishujve: 9
Sip. 26 km2
Popullsia 12. 370
Tuvalu është vendi i katërt më i vogël në botë. Ishulli i Funafutit është një rrip toke i gjatë e i ulët dhe e ardhmja e komunitetit të tij është e kërcënuar seriozisht nga ngritja e nivelit të detit.
__________________________________________________
Kaledonia e Re
Numri i ishujve: 1 ishull kryesor dhe disa të tjerë koralorë.
Sip: 18. 575 km
Popullsia 227. 400
Pothuajse gjysma e popullsisë së Kaledonisë së Re përbëhet nga një popull I njohur si Kanakë. Kanakët kanë kulturë dhe identitet të fortë, të bazuar në fise. Çdo fis ka “ kasollen e tij të madhe”, ku pjestarët mblidhen për takime të rëndësishme.
__________________________________________________
Ishujt Kuk
Numri i ishujve: 15
Sip: 236 km2
Popullsia 11.870
Këta ishuj janë të shpërndarë në një sipërfaqe të madhe, duke u shtrirë 1433 km nga veriu në jug. Pjesa më e madhe e ishullorëve kanë prejardhje maore dhe jetojnë në Rarotonga, ishulli më i madh.